• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pesë masa urgjente, që t’i shpëtojmë mbylljes totale

by Mero Baze
02/07/2020 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Rritja e përditshme e kurbës së infektimit nga COVID dhe rastet e shtuara të vdekjeve prej tij, duhet të na përballin me një strategji të re të përballjes me të, duke përjashtuar mbylljen.

Ekspertët e shëndetit publik janë ata që duhet të thonë fjalën e tyre, ndërkohë që për të bashkëjetuar hapja me COVID, duhet të funksionojnë disa rregulla të sjelljes publike.

Së pari, distancimi social duhet të kthehet me dhunë ligjore. Baret e Tiranës në Bllok, çdo natë janë të mbushura në mënyrë të tillë, që një i infektuar mund të bëjë kërdinë. Në kushtet kur baret e Tiranës dhe restorantet nuk po përfillin distancat sociale, institucionet tatimore duhet të përcaktojnë, mundësisht me shenja të ngjitura në tokë, vendet ku duhet të jenë tavolinat, të distancuara nga njëra- tjetra 2 metra dhe çdo shkelje duhet të ndëshkohet aq rëndë, sa të mos ketë mundësi të hapet më.

Të kaluarit nga ekstremi i mbylljes totale, në hapje totale me papërgjegjësi, është krim ndaj sakrificës tre mujore që kemi bërë dhe një rrezik i shumëfishuar për të ardhmen.

E njëjta gjë duhet të vlejë dhe për zyrat e shtetit apo etikën e sjelljes në publik, të zyrtarëve të shtetit.

Së dyti, duhet qartazi qeveria të ndalojë dasmat, ceremonitë e vdekjeve dhe tubimet politike që grumbullojnë njerëz. Këtu nuk duhet të ketë ekuivoke. Në kushtet kur virusi po shpërndahet me shpejtësi, grumbullimet për ceremoni private apo politike, duhet të jenë tërësisht të ndaluara.

Së treti, hotelet që po hapen në zonat bregdetare duhet të supervizohen sa i përket kushteve sanitare dhe dezinfektimit pas çdo klienti që ndërron dhomë. Po ashtu restorantet ku shërbehen mëngjeset, duhet të komandohen nga kamarierët e mirëkontrolluar dhe jo vetëshërbim qytetarësh, që fusin duart në servise dhe ndotin gjithçka.

Së katërti, Qeveria duhet të mendojë urgjent për një aplikacion që gjurmon qytetarët e infektuar dhe ndjek kontaktet e tyre. Çdo personi që rezulton pozitiv, duhet të instalohet në telefon një aplikacion përgjues për lëvizjet e tij, derisa të konfirmohet negativ. Kjo nuk ka lidhje me dëshirat e tij, por me lirinë e të tjerëve për të mos u infektuar prej tij. Dhe besoj se është diçka e realizueshme.

Dhe së fundmi, Qeveria duhet të vazhdojë të mbajë monopolin e statistikave përmes tamponëve, por është absurde që ajo të ndalojë spitalet private të bëjnë analizën e gjendjes së antitrupave të gjak, nga ata qytetarë që duan ta bëjnë këtë dhe kanë mundësi ta bëjnë. Kjo nuk e prek punën e Qeverisë, dhe as problemin e tamponëve.

Por meqë spitalet private apo laboratorë të njohur dhe çertifikuar ndërkombëtarisht, kanë mundësi ta bëjnë këtë gjë, duhet të lejohen ta bëjnë. Kjo nuk ka pse ndikon në strategjinë e Qeverisë për ndjekjen e pacientëve që u bën tamponin, por ajo çliron shumë energji të reja për të pajisur qytetarët që duan të udhëtojnë me një analizë mjekësore apo që duan të sigurohen nëse e kanë kaluar apo jo, COVID-19.

Tani e kemi kaluar periudhën e panikut dhe spekullimit të mundshëm me këto analiza dhe kjo vetëm sa mund ta përmirësojë situatën.

Mbyllja natyrisht mbetet opsioni më i padëshiruar, por nëse distancimi social nuk realizohet me dhunë dhe nëse Qeveria nuk tregon dhëmbët ndaj shkelësëve të ligjit, vjeshta do të jetë një tmerr i ri, që do të na bëjë të pendohemi thellë për këtë çakërdisje kombëtare, pas mbylljes së pranverës.

Next Post
Bylisi mposht Tiranën në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

Bylisi mposht Tiranën në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In