• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pesë frontet e konfliktit Iran-Izrael dhe rreziku i përplasjes totale nëse kombinohen

by A R
20/04/2024 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dueli Iran-Izrael ka pesë rrathë, fronte të ndryshme që sapo të bashkohen shndërrohen në konflikt total. Varet nga vendimi i drejtuesve, nga momenti dhe nga ngjarje që nuk janë gjithmonë të parashikueshme.

Lufta e hijeve 

Është ajo e kryer në të kaluarën me efektivitet të madh dhe rezultate domethënëse. Izraeli ka eliminuar shkencëtarët, ka sabotuar objektet, ka penguar rrjedhën e armëve/teknologjisë në favor të Republikës Islamike dhe milicive shiite. Këtu ka prita, bastisje bazash, autokolona kamionësh. Teherani u përgjigj me sulme dhe bombardime, duke përdorur celula – për shembull Hezbollahun libanez – të akuzuar për sulme hakmarrëse.

Lufta në det

Anijet tregtare, cisternat e naftës dhe në të paktën një rast të njohur, një anije mëmë e përdorur nga inteligjenca e Gardës Revolucionare në Detin e Kuq janë në shënjestër. Saviz, ky është emri i anijes që u dëmtua në vitin 2021 nga forcat speciale izraelite dhe u zëvendësua nga Beshad, që sapo ishte kthyer në shtëpi për të shmangur përfshirjen në reprezalje. Bombat shpërthyese të vendosura nga komando dhe dronët kamikazë ishin armët e përdorura. Marina konvencionale, të cilat kanë mbetur në prapavijë, kanë forcën për të ngritur sfidën, kjo pasi iranianët po punojnë për ta përmirësuar atë. Ata nuk i fshehin ambiciet përtej Gjirit, ndërsa Tel Avivi ka njësi moderne dhe nëndetëse raketore.

Lufta në qiell

Përdorimi i gjerë i aviacionit, dronëve kamikazë dhe sulmues, e po ashtu të raketave të të gjitha llojeve. Raketa balistike, lundruese, apo të thjeshta, të cilat sigurisht nuk janë të sofistikuara, por që në duart e milicive aleate me Teheranin marrin një vlerë politike. Sepse ato i lejojnë Iranit të synojë kundërshtarin pa u shqetësuar shumë për efektet dhe saktësinë. Nga ana tjetër, shteti hebre ka në dispozicion luftarakë, teknologji superiore, një mburojë kundërajrore si Iron Dome që ka rezultuar efektive dhe transportues me rreze të gjatë. Janë sisteme me të cilat kryhen operacione klasike por edhe atentate të synuara. Ditët e fundit dueistët kanë bërë një kthesë, sa të duash simbolike – për disa thjesht një shfaqje – e cila megjithatë çoi në shkeljen e vijës së kuqe. Ata sulmuan njëri-tjetrin në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe “publike”, ndonëse me dallime në formën e sulmit. Vëzhguesit me të drejtë përsërisin se një tabu është thyer.

Lufta e fjalëve

Kërcënime, premtime për surpriza, aludime për pajisje speciale dhe zgjidhje të ideuara “me imagjinatë”. Fushata propagandistike ka qenë gjithmonë intensive, duke theksuar tonin për qëllime të brendshme, me mesazhe të dedikuara për opinionin publik përkatës dhe partnerët ndërkombëtarë. Mossad heshti, duke e shtyrë qeverinë të përshtatej, ndërsa vërehet se ka një prani më të madhe mediatike. Vlen këtu të përmendet rasti i famshëm në të cilin Bibi Netanyahu zbuloi para kamerave në prill 2018 vjedhjen e arkivit bërthamor iranian të kryer – sipas versionit zyrtar – nga shërbimet sekrete.

Lufta me prokurë

Ajo bën pjesë në secilën nga kategoritë e mëparshme, me pak më shumë të dhëna. Izraeli (regjimet sunite të Gjirit dhe në të kaluarën edhe SHBA) në disa raste mbështeten në ndihmën e grupeve opozitare të brendshme iraniane: baluçit, kurdët, arabët nga Ahwazi, nacionalistët, muxhahidët. Ato janë formacione autonome të cilat, megjithatë, mund të japin një dorë për të shkaktuar probleme. Një zgjedhje e Mossad-it që daton më shumë se një dekadë më parë, i lejon asaj të aktivizojë bërthamat tashmë të pranishme të cilat janë të pajisura me mjetet e nevojshme (dronë, eksplozivë, këshilla) dhe të shmangë rreziqet për agjentët e saj. Irani, përveç milicive të trajnuara mirë me arsenal të mjaftueshëm – përmendim këtu Huthit në Jemen dhe vetë Hamasin palestinez – ka prezantuar një variant, që është përdorimi i të huajve, shpesh figura të lidhura me botën e krimit, të gatshëm për të kryer misionet anti-izraelite.

/a.r

Next Post
Tavani shembet dhe e zë poshtë, vdes punëtori shqiptar në Maltë, plagoset një tjetër

Tavani shembet dhe e zë poshtë, vdes punëtori shqiptar në Maltë, plagoset një tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Kriza e emigracionit, Gjermania: Jemi dakord për qendrat e deportimit jashtë BE

September 4, 2026
Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

September 4, 2026
VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

September 4, 2026
Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

September 4, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Tiranë, nuk ka të lënduar

Dy banesa të djegura në Himarë, rrezikohen edhe 40 të tjera

September 4, 2026
Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

September 4, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

Meloni: Ne ekstremistë? Evropa po na kopjon modelin e kampeve me Shqipërinë

September 4, 2026
Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

September 4, 2026
Kali i Kaligulës

Kali i Kaligulës

September 4, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Berisha gjysh dhe Berisha politikan

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com