Ekspertët u bëjnë thirrje autoriteteve që të shpallin alarmin e kuq dhe të ndërmarrin të gjitha masat e mundshme në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore në Ballkan. Në Kosovë këtë fundjavë do të rikthehet vapa afrikane ku temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë celsius
Pas disa ditëve të freskëta, në të cilat temperaturat ranë nën 20 shkallë, rajonin e Ballkanit po e pret vala më e fortë e nxehtësisë në këtë verë. Sipas parashikimeve për fundjavë dhe javën e ardhshme, temperaturat do të ngrihen mbi 40 shkallë të Celsiusit, ndërsa më kritike pritet të jetë në Bosnje dhe Hercegovinë, ku pritet deri në 44 shkallë.
Në Kosovë të shtunën dhe dielën do të mbajë mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Ditën e hënë do të mbajë mot i nxehtë me diell dhe vransira, ku në orët e pasdites nuk përjashtohet mundësia që vransirat, rreth viseve malore të shoqërohen me riga lokale shiu dhe bubullimë./gazetametro.net/ma.me