• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përurohet shkolla në Durrës, Veliaj: Arsimi profesional e vetmja rrugë për punë

by
27/04/2015 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krijimi i mjediseve moderne të pajisura me bazën më të mirë mësimore dhe laboratorë, ka qenë një nga sfidat kryesore të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si pjesë e reformimit të arsimimit profesional në vend. Në këtë kuadër është bërë dhe rikonstruksioni i plotë i shkollës së mesme profesionale “Hysen Çela” në qytetin e Durrësit, e cila tashmë ofron jo vetëm ambiente të reja, por edhe pajisje mësimore bashkëkohore. Godina e rikonstruktuar është përuruar dje nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, i cili e konsideroi këtë shkollë dhe arsimin profesional në përgjithësi, si një alternativë serioze për të gjithë ata të rinj dhe të reja që kërkojnë kenë një zanat në jetë.  “Më vjen mirë që prindërit tuaj ju kanë çuar në një shkollë profesionale sepse është e vetmja që garanton punësim në kushtet e një tregu që kërkon zanate sesa diploma”, – tha ministri Veliaj.

Ai vuri në dukje se falë përkushtimit dhe vizionit të qeverisë është bërë e mundur që të kthehet besimi i të rinjve që kërkojnë një zanat si një mundësi më e mirë për jetën dhe të ardhmen e tyre. Veliaj theksoi faktin se si pasojë e reformës së ndërmarrë në këtë fushë, por edhe ambienteve bashkëkohore, u bë e mundur që të rritet me afro 40 për qind numri i nxënësve që regjistrohen për herë të parë në shkollat profesionale në të gjithë vendin. “Më vjen mirë që në vitin e fundit ne kemi hapur disa shkolla tërësisht të rinovuara, që ata që zgjedhin që duan të shkojnë në arsim profesional, do shkojnë dhe në ambiente dinjitoze. Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm sepse për herë të parë u rrit me 40 për qind numri i atyre që futeshin në shkollat profesionale. Dhe besoj se ky vit do hyjë në histori si viti ku jo vetëm krijuam shkollat më moderne, por edhe si viti ku mentaliteti shqiptar ju kthye punës dhe zanatit“- u shpreh Veliaj. Ai veçoi si një risi faktin që tashmë edhe falë mbështetjes së partnerëve të huaj dhe sipërmarrjes, në vendin tonë po zbatohet sistemi dual gjerman i mësimdhënies, pra alternimi i teorisë me praktikën në ambientet e bizneseve konkrete. “Nxënësit do bëjnë 30 për qind praktikë pranë një biznesi. Do kenë një bord drejtues shkolle që drejtohet nga biznesi. Është e vetmja mënyrë që garanton punësim për të gjithë ata të rinj që po studiojnë këtu hoteleri turizëm, dizajn dhe modë, tekstil dhe ata që kanë nisur të studiojnë peshkim”, – tha Veliaj. Veliaj vuri në dukje, gjithashtu, faktin se në në shkollat e mesme, nëndrejtorët do jenë të huaj nga Zvicra, Austria, Gjermania apo SHBA, kjo si një mundësi për të marrë përvojën më të mirë nga këto vende për arsimin profesional. I pranishëm ishte edhe kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili pasi falënderoi Veliajn për investimin në këtë shkollë, e ka cilësuar atë si një kolegë të ardhshëm, duke nënkuptuar fitoren në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë Tiranë.

Next Post

Ekskluzive/ Blendi Gonxhe kandidati i PDK në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In