• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përtej protokollit: Ç’do të thotë Samiti i 2027 në Tiranë?

by Ylli Pata
26/06/2025 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Vendimi i kryetarëve të shteteve për mbajtjen e samitit të NATO-s të 2027-s në Tiranë, është një vulë e thatë. Që do të thotë se as nuk ka dyshim që do të zhvillohet.

Ka shumë gjasa që ky vendim, të komentohet e rrotullohet në panelet televizive shqiptare, në logjikën e polarizimit politik brenda nesh, të provincializohet konteksti politik, e mbi të gjitha gjeopolitik i ardhjes në Tiranë të 32 krerëve të shteteve e qeverive, të organizatës më të fuqishme politiko-ushtarake të planetit, plus kreun e NATO-s dhe kryekomandantin e saj.

NATO ka zhvilluar deri tani, 36 samite të rregullta vjetore dhe 5 të jashtëzakonshme, me një tematikë të veçantë.

Numrin më të madh të samiteve e ka Brukseli me 12 të tilla, ku NATO ka kryeqendrën e saj nevralgjike, politike e ushtarake. Siç u pa dhe për Hagën, në historikun e samiteve, duket se ka pasur peshën e saj, edhe vendi i origjinës së sekretarit të Përgjithshëm. Ku përgjithësisht samitet “rastisin” me kryeqytetin e CEO-s së saj.

Kështu si në Hagë, ku NATO u mblodh në vendin e sekretarit të Përgjithshëm, Mark Rutte(holandez), edhe në 1997, ajo u mblodh në Madrid, kur drejtohej nga Havier Solana, e kështu me radhë.

Përveç Brukselit, SHBA dhe Britania e Madhe zënë vendin e dytë me 4 samite, Franca me 3, Italia me 2 samite, Gjermania 2, Spanja 2, Holanda 1, Polonia 1, Lituania 1, Letonia 1 dhe Portugalia 1 samit.

Në këtë histori që ka nisur në Paris në vitin 1954, nga vendet e Ballkanit të vjetër që sot quhet “Europa Juglindore”, dy janë ata që kanë mikëpritur samitet e NATO-s.

Turqia, anëtari themelues i Aleancës së Atlantikut të Veriut, një shtet super i rëndësishëm në gjeopolitikën e kohës së Luftës së Ftohtë, por edhe në hartën e sotme gjeopolitike. Vend që ka një nga ushtritë më të forta në botë, deri tani ka mikëpritur vetëm një samit të NATO-s.

Atë të vitit 2004, ku mikëpritës ishte Rexhep Taip Erdogan, atëherë kryeminister, dhe vitin e ardhshëm-2026, ku president me fuqi ekzekutive është sërish Rexhep Taip Erdogan.

Tjetër vend i Europës Juglindore që ka mikëpritur një samit të tillë të rëndësishëm është Rumania, në vitin 2008, samit që është shumë i paharruar për Shqipërinë.

Pasi pikërisht në samitin e Bukureshtit, u dha ftesa zyrtare për të pranuar vendin tonë në Aleancë. Rumania, është një vend me pozitë të rëndësishme strategjike, pasi bashkë me Turqinë janë në kufrin lindor të Aleancës së Atlantikut Verior.

Përveç këtyre dy vendeve, asnjë shtet tjetër i Ballkanit, nuk ka mikëpritur ndonjëherë krerët e shteteve të NATO-s në një samit zyrtar. As Greqia që është anëtare e saj që prej vitit 1952 dhe ka gjithashtu një pozitë të lakmueshme gjeopolitike, si dhe një nga ushtritë më të mirë-armatosura në kontinent.

As Bullgaria, që gjithashtu është një vend me ushtri të fortë e gjeopolitikë të rëndësishme, as Kroacia e Sllovenia, të cilat janë demokraci të konsoliduara dhe ekonomi stabile, me aleanca të rëndësishme në Europë.

Sikur duke u nisur vetëm një aspekt i tillë krahasimor (edhe pse mund të duket provincial), vendimi për të mbajtur samitin e NATO-s në Tiranë, është zhvillim super i rëndësishëm.

Gjithsesi, kjo është vetëm maja e ajsbergut, ngaqë pesha politike, gjeopolitike, strategjike, ushtarake e sidomos ekonomike, është më e rëndësishme sesa një “vanity fair” mes ballkanasve.

Në logjikën e një shteti të vogël, për të cilin janë shumë të rëndësishme lidhjet dhe imazhi i tij, vendimi për mbajtjen e një samiti të NATO-s, përbën “kërcim cilësor”.

Me fjalë të thjeshtë, në vitin 2027, nëse do të presim ashtu siç thuhet edhe mbylljen e negociatave me BE-në, Shqipëria zyrtarisht e mbyll tranzicionin e saj tmerrësisht të vështirë e të gjatë, një kalvar dërrmues, dhe nis rrugën e një vendi përfundimisht të stabilizuar perëndimor.

Ndërkaq, injektimi i këtij lajmi në ato qarqe që shikojnë me lupë gjithçka dhe me kujdes të tëpërt, pra tek investitorët, ka gjasa që të jetë nxitës i rëndësishëm.

Përfitimi i parë, sipas të gjitha gjasave do të vijë tek turizmi, sidomos ai cilësor, tek një rritje e tij siç thuhet në panele: “eksponenciale”. Pasi kjo shtresë është ajo që vlerëson më shumë shkallën e sigurisë. Një shkallë që Shqipëria e ka kaluar në disa sezone turistike, por një samit i NATO-s, shërben më shumë se çdo fushatë publicitare në mediat e rëndësishme botërore. Posaçërisht për atë lloj turizmi të shtresës së pasur.

Po a do të japë pasoja ky zhvillim edhe në modernizimin dhe europianizimin e politikës shqiptare? Sipas të gjitha gjasave do të ketë ecje në këtë drejtim, megjithatë katalizatori i një revolucioni që tani duket më mirë, ka qenë reforma në drejtësi. E cila, sipas gjasave, është vlerësuar shumë nga fuqitë e mëdha perëndimore, të cilat hapur, edhe me fjalë edhe me vepra, kanë vlerësuar autorin dhe garantuesin e saj, i cili do të ketë rastin për të organizuar një “new party”, ku siç është treguar nga samitet europiane, pjesëmarrësit e kanë marrë mjaft me qejf.

Next Post
400 makina luksi në 2 vjet dhe 33 milionë euro të padeklaruara, eksperti: Ku i gjejnë paratë? Shteti të ndërhyjë

400 makina luksi në 2 vjet dhe 33 milionë euro të padeklaruara, eksperti: Ku i gjejnë paratë? Shteti të ndërhyjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, ja ku priten reshje shiu

Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, ja ku priten reshje shiu

August 21, 2026
Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026
SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit -

SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit –

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com