• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

400 makina luksi në 2 vjet dhe 33 milionë euro të padeklaruara, eksperti: Ku i gjejnë paratë? Shteti të ndërhyjë

by B K
26/06/2025 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

400 makina luksi dhe 33 milionë euro të padeklaruara nga të ardhurat në internet, për ekspertin e ekonomisë Fatos Çoçoli janë një kambanë alarmi për strukturat tatimore dhe qeverisëse. Në studion e Ditarit me Bruna Çifligun në A2 CNN ai tha se Ministria e Financave dhe Këshilli i Ministrave duhet të disiplinojnë përmes udhëzime këtë kategori të ardhurash dhe t’i klasifikojë.

“Kjo është zile alarmi, fakti që nuk i njeh syri i fiskalistit tonë. Të arrish të gjurmosh se ku del dhe si arkëtohet kjo e ardhur duhet të paguash pjesën që të takon. Ka qenë e vështirë edhe në vendet zhvilluara. Këto 2-3 vitet e fundit ka qenë intensifikuar ky aktivitet. Këto 33 milionë euro figurojnë, verifikimi është bërë nga transfertat bankare. Këto klikime në fund të muajit të sjell çekun kompania dhe ti nuk e deklaron duhet të mësojnë të deklarojnë tatimet duhet të bëjnë udhëzim të MF si të disiplinojnë këtë kategori të ardhurash dhe deklarim në DIVA. Duhet vendim i këshillit të ministrave ku të gjithë subjektet që kryejnë aktivitet në internet të klasifikohen. Ndër profesionistët e lirë janë edhe blogerët. Duhet të kenë edhe udhëzim të MF që në rast se nuk e deklaron këtë të ardhur që të vjen nga FB, Instagram atëherë ti je kundërshtim me ligjin. Duhet tatimet të japin orientimet e duhura që të mos jenë në kundravajtje me ligjin. Janë me qindra portale të regjistruara, nuk ka pse të mos regjistrohen edhe blogerët”.

Një tjetër shqetësim që ngre eksperti Çoçoli janë 400 makinat e luksit të blera në 2 vjet nga të rinj, të cilët sipas tij nuk i justifikojnë se nuk figurojnë në asnjë aktivitet biznesi për t’i merituar.

“Duhet veprim urgjent i strukturave tatimore që i kanë identifikuar këta 400 pronarë që fakti që nuk janë të regjistruar dhe nuk njihen nga shteti. Duhet të kontaktohen nga struktura tatimore dhe tu kërkohet se me çfarë mënyre është blerë. Nuk besoj se të 400 janë me kontrata dhurimi duhet të zgjohen dhe ta bëjnë është përgjegjësi e strukturave tatimore. Këta 400 persona nuk justifikojnë se nuk figurojnë në asnjë aktivitet biznesi për ta merituar të qenit pronar, të paraqesin dokumentet. Duhet të jenë shumica të rinj të tregojnë burimin e të ardhurave”.

Kjo sipas Çoçolit tregon edhe pabarazinë e thellë sociale.

“Pabarazia jonë sociale është shumë e lartë dhe tatimeve u takon detyra që të vënë drejtësi në vend. Për ata që kanë të ardhura dhe nuk figurojnë në regjistrat e shtetit, sigurojnë para shumë më tepër nëpërmjet aktivitetit në internet, ose kanë makinë që vetëm milionerët mund ta përballojnë. Në vendet e zhvilluara nuk janë djemtë e rinj me makina të shtrenjta”. (

Next Post
Zjarr në Ksamil pranë një resorti, zjarrfikëset po punojnë për shuarjen

Zjarr në Ksamil pranë një resorti, zjarrfikëset po punojnë për shuarjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani i Rritjes i BE/ Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Plani i Rritjes i BE/ Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

November 3, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Rama e Veliaj, ende vëllezër, por tani si Kaini dhe Abeli

November 3, 2026
Republika popullore e protestës

Veliaj dhe Rama, nga miqësia te skizma politike

November 3, 2026
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

November 3, 2026
“Nëse vazhdon kështu, deri vitin tjetër…”- Rama në Samitin e “Euronews”: Po punojmë fort për të mbyllur negociatat me BE deri në fund të 2027! Fat i madh që…

“Unë jetoj për ndryshimin, por…”- Rama për protestat: Policia ishte pala më e dëmtuar, pati dyfish më shumë të plagosur! (VIDEO)

November 3, 2026
Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i zhvatjes me Call-Centera, kontrolle edhe në Shqipëri! SPAK pjesë e operacionit të Eurojust, ja si u zbuluan dhe sekuestrimet

Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i zhvatjes me Call-Centera, kontrolle edhe në Shqipëri! SPAK pjesë e operacionit të Eurojust, ja si u zbuluan dhe sekuestrimet

November 3, 2026
Përplasen dy helikopterë pranë një kampi në malin Everest, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër (VIDEO)

Përplasen dy helikopterë pranë një kampi në malin Everest, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër (VIDEO)

November 3, 2026
Pala greke rikthen orarin dimëror në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Botës, 4 orë më pak shërbim! Ja fasha e re e punës

Pala greke rikthen orarin dimëror në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Botës, 4 orë më pak shërbim! Ja fasha e re e punës

November 3, 2026
Shkaktoi faullin vdekjeprurës të lojtarit të Tenerifes, portieri Jesús Owono në gjendje të rëndë psikologjike!

Shkaktoi faullin vdekjeprurës të lojtarit të Tenerifes, portieri Jesús Owono në gjendje të rëndë psikologjike!

November 3, 2026
Dhuna ndaj studentëve të shoqëruar, Prokurori i lartë i Serbisë merr përsipër hetimin kundër komandantit të lartë të policisë

Dhuna ndaj studentëve të shoqëruar, Prokurori i lartë i Serbisë merr përsipër hetimin kundër komandantit të lartë të policisë

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In