• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Personeli i burgut nën hetim, Dritan Dajti probleme me shikimin dhe alergjitë

by A R
19/01/2020 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dritan Dajti iu krijon telashe edhe efektiveve të policisë së burgjeve.

ShÇBA ka kallëzuar ne prokurori emrat e disa efektiveve të policisë së burgjeve, teksa dyshohet se ata kanë shkelur detyrën pasi shoqëruan për vizita mjekësore në Tiranë Dritan Dajtin.

Prokuroria nisi hetimet për dyshimet e shpërdorimit të detyrës ndaj disa ish-zyrtarëve të policisë së burgut të Peqinit dhe efektivëve të policisë së burgjeve .

Por nga shkresat e sekuestruara rezulton se vizita e Dritan Dajtit në Tiranë ishte aprovuar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve referuar dëshmisë së shefit të policisë Peqin, Hysni Ndreu .

Ai ka deklaruar se institucioni qendror ishte njoftuar për shoqërimin nën masa të rrepta sigurie drejt kryeqytetit. Hetimi nisi pas gjetjeve të shërbimi i kontrollit të brendshëm të burgjeve që konkludon se të dyshuarit e kanë dërguar Dajtin për dy konsulta në klinika private duke shmangur spitalet shtetërore.

Njëri nga mjekët e burgut, i cili është nën hetim, deklaron se i burgosuri ka shprehur shqetësime shëndetësore sikurse dhimbje koke dhe çrregullime me shikimin.

Mjeku kishte firmosur sipas tij një konsultë tek okulisti të cilën Dajti kishte kërkuar ta kryente në një klinike private në Tiranë. Më tej të burgosurit i është lejuar edhe një konsultë në një klinikë për alergjinë.

Por nga shkresat e sekuestruara rezulton se për këto vizita është vënë në dijeni edhe drejtoria e përgjithshme e burgjeve me një shkresë me protokoll 1026.

Prokuroria thotë se njësia operacionale e burgjeve rezulton t’i ketë marrë të gjitha masat e duhura për vizitën mjekësore të Dajtit, ku fillimisht ai është ndaluar pranë poli-ambulancës pranë 21 dhjetorit. Në denoncim thuhet se personat që janë referuar për hetim nuk e kanë vlerësuar si duhet situatën.

Madje edhe njoftimi i lëvizjeve të të dënuarit nga salla e informacionit drejtuar eprorëve është bërë me mesazh.

Dritan Dajti ishte i dënuar me 4 burime të përjetshme, dënim që më pas ka zbritur në 25 vite burgim për vrasjen e katër policëve, ngjarje e ndodhur në Durrës gati një dekadë më parë.

/a.r

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse “The Times” dhe “Bild”, u zgjuan pas vendimit të Gjykatës së Tiranës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

April 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In