• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Personat që vonohen përherë… dhe çfarë thotë shkenca për ta

by Java News
23/10/2016 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkenca u del në mbrojtje personave që vonohen duke argumentuar se ata kanë më shumë gjëra në mendje, janë më kreativë dhe të suksesshëm dhe se e shohin botën ndryshe.

Ne të gjithë kemi një mik apo koleg i cili nuk vjen kurrë në orar. Ata nuk e bëjnë këtë për të na zemëruar neve apo sepse mendojnë se kanë të drejtën të vonohen, kjo ndodh për shkak se është në natyrën e tyre. Ndërsa menaxhimi me sukses i kohës mund të jetë i lehtë për disa, të tjerë nuk arrijnë kurrë të mësojnë artin e planifikimit dhe vendosjes së prioriteteve.

Nëse nuk jeni një nga këta persona që vonohen, atëherë jeni të prirë të zemëroheni nga njerëzit që nuk vijnë në orar. Mungesa e korrektësisë nuk pëlqehet në të gjithë botën, por veçanërisht kur bëhet fjalë për punën.

Kultura të ndryshme kanë kuptime të ndryshme për kohën, por veçanërisht në botën perëndimore të qenët vonë konsiderohet si diçka e pasjellshme dhe joprofesionale.

Vonesat nuk janë mosrespektim

Ne duhet të ndalojmë së bëri të ndihen keq njerëzit që vonohen. Ata nuk janë aspak përtacë, kjo mund të nënkuptojë se ata kanë shumë për të bërë. Marrja me disa gjëra njëherësh ndikon që të humbni sensin e kohës.

Sigurisht, disa studime ngrenë pikëpyetje mbi efikasitetin e bërjes së disa gjërave njëkohësisht, por veçanërisht njerëzit e suksesshëm priren të bëjnë më shumë se një gjë në të njëjtën kohë. Mendoni për aktorin e kthyer në sipërmarrës, Ashton Kutcher për shembull, i cili është një producent, drejton një kompani virtuale të medias dhe ka interes për kompanitë teknologjike si Skype, Sportify, Uber dhe Foursquare – ndërkohë që mbetet një nga aktorët më të suksesshëm të momentit.

Ata që vonohen janë optimistë

Nëse vini re se jeni vazhdimisht vonë, kjo mund të ndodhë për shkak se jeni optimist. Po, pikërisht kështu! Nëse jeni një optimist, prireni të mendoni se keni më shumë kohë në duart tuaja nga sa keni realisht. Ka kuptim, apo jo?

Ky lloj të menduarit pozitiv është i njëjti tipar personaliteti që ju bën më të suksesshëm në jetë: një studim mes agjentëve të shitjes tregon se optimistët priren të shesin 88 për qind më shumë se kolegët e tjerë.

Por ka edhe më shumë se kaq. Optimizmi, i cili është tipari i personalitetit tuaj përgjegjës për vonesën, ju bën të jetoni më gjatë. Nëse e kaloni jetën me një sjellje pozitive, zemra juaj do t’ju falënderojë për faktin se nuk e keni vënë nën presion.

Personaliteti i llojit B fiton

Në vitet 1950, kërkuesit filluan t’i ndanin njerëzit në dy tipe të ndryshme personaliteti: tipi A dhe B. Ndërsa tipi A ju bën të jeni më konkurrues dhe të padurueshëm, tipi B ju bën më të qetë dhe më kreativ. Ndaj vonesat e shpeshta nënkuptojnë se jeni në kategorinë B.

Një studim tregon se dy tipe të ndryshme kanë një perceptim të ndryshëm të kohës: pas një minute, pjesëmarrësit në kërkim duhej të gjykonin se sa kohë kishte kaluar. Njerëzit e tipit A hamendësuan një kohë mesatare prej 58 sekondash, ndërsa grupi B pati një perceptim mesatar të kalimit të 77 sekondave, transmeton Shqip.

Për ta përmbledhur: nuk është faji juaj se vonoheni. Ju e perceptoni botën më ndryshe se sa të tjerët përreth jush.

Për njerëzit e tipit B, të qenët një optimist është diçka pozitive. Ata priren të shohin panoramën e gjerë në vend që të shpërqendrohen me detaje. Nëse nuk arrijnë në kohë në një takim, atëherë ndoshta kjo ndodh për shkak se kanë një ide shumë kreative.

Herën tjetër që dikush do t’ju kritikojë për vonesën, referojini këtë artikull. Është shkencë!

Situatat që do t’i kuptojnë vetëm ata që vonohen vazhdimisht

A nuk është e vërtetë se kur i shkruani “do të vij për 5 minuta” kjo nënkupton se jeni ende në divanin e shtëpisë suaj, duke menduar se çfarë do të vishni?

Jeni nga ata që vonohen vazhdimisht nëse kuptoni se miqtë tuaj kanë filluar t’ju gënjejnë për kohën duke jua lënë takimet më herët. Për shembull, nëse duan që të jeni aty në orën 8:30, ata do t’ju thonë të shkoni në orën 8:00. Nëse prireni t’ju ofendojë kjo gjë, por mbërrini në orën 8:30, atëherë ata kanë të drejtë.

E kuptoni që jeni nga ata që e kanë të pashmangshme vonesën nëse miqtë tuaj habiten shumë kur mbërrini në kohë në një vend të caktuar. Dhe me idenë “në kohë” nënkuptohet se jeni 10 minuta me vonesë nga koha kur duhej të kishit mbërritur.

Dikur përfshinit justifikime për vonesën në mesazhet që u dërgonit miqve, por sot thjesht i lajmëroni se do të vonoheni. Ju i shkruani “më fal, do të jem 30 minuta me vonesë”, duke e ditur se ata do t’ju kuptojnë më së miri.

Edhe kur dilni nga shtëpia në orar, diçka del jashtë kontrollit tuaj në mënyrë që t’ju vonojë. Ju mund të mendoni me vete se ishit shumë pranë të qenët në orar./a.k

Next Post
Kampionati, Skënderbeu nuk ndalet, marshon me pikë të plota

Skënderbeu vazhdon të kryesojë, Partizani ndjek "hapin", Tirana zhgënjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
“Çmontohet” banda kriminale në Spanjë, përdornin notuesit për të fshehur kokainën në anije

“Çmontohet” banda kriminale në Spanjë, përdornin notuesit për të fshehur kokainën në anije

January 15, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Berisha do të shkrinte SPAK po të kishte mundësi”, Leka: Zbutja e tonit lidhet me çështjet e tij penale

January 15, 2026
Rrëfehet Gjokutaj: Ika si avokat i Ilir Metës se ai më donte “full time” në punë!

Rrëfehet Gjokutaj: Ika si avokat i Ilir Metës se ai më donte “full time” në punë!

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In