• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Personat me aftësi ndryshe, Manastirliu: 16 bashki të mbështetura nga Fondi Social

by
06/05/2021 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Me Fondin Social po mbështesim qendrat e kujdesit për implementimin e modelit të ri të fuqizimit të të rinjve me aftësi ndryshe për jetesën e pavarur”.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në qendrën “Ndihmoni Jetën”, e cila është mbështetur nga MSHMS nëpërmjet Fondit Social.

“Jam e kënaqur që do të pilotohet model i ri i jetesës së pavarur për të rinjtë me aftësi ndryshe në këtë qendër, për t’u shtrirë më pas në të gjithë territorin dhe për të krijuar atë zinxhir të nevojshëm të shërbimeve sociale që është i nevojshëm për t’u aplikuar në të gjithë qytetet, në të gjitha bashkitë. Mbi të gjitha do të sjellë jo vetëm një model të ri, por edhe një mënyrë të re të jetës për familjen dhe për ata persona me aftësi ndryshe, të cilët kanë më shumë nevojë se gjithë të tjerët për t’u mbështetur direkt nga shteti”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale deklaroi se janë 16 bashki që kanë përfituar financim nga mekanizmi i Fondit Social.

“Pas 2 vitesh, Fondi Social jo vetëm është fuqizuar, por tashmë është një mekanizëm i cili mbështet të gjithë bashkitë e vendit, për të ofruar nëpërmjet planeve sociale, shërbime sociale për kategoritë në nevojë. Janë 16 bashki të cilat janë përfituese të Fondit Social dhe unë jam shumë e kenaqur që kemi arritur të ndërtojmë një model të ri, modelin e jetesës së pavarur për personat me aftësi ndryshe”, deklaroi Manastirliu

Duke theksuar se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është e fokusuar dhe ka në prioritetin e saj mbështetjen e vazhdueshme të të gjithë shërbimeve sociale në territor, Manastirliu u shpreh se bashkitë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për hartimin e planeve sociale.

“Bashkitë duhet të marrin përsipër të gjithë përgjegjësitë e tyre përsa i përket hartimit të planeve sociale. Ne do te vijojmë t’i mbështesim, nëpërmjet instrumentave që ne kemi krijuar”, tha Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Fondit Social ka mbështetur deri tani 16 bashki me një vlerë prej 75 milion lekë financim nga buxheti i shtetit për ngritjen e shërbimeve të reja sociale, veçanërisht në ato bashki ku mungojnë këto shërbime dhe 75.5 milion qarqet për shërbimet sociale kombëtare, si linja këshillimi për gra e vajza dhe fëmijë, shërbimet për viktimat e trafikimit, shërbimet për LGBT dhe qendra zhvillimi multifunksionale./ b.h

Next Post
U emërua zv/ministre e Arsimit, çfarë fushe do të mbulojë Bora Muzhaqi

U emërua zv/ministre e Arsimit, çfarë fushe do të mbulojë Bora Muzhaqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In