• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përshkallëzohet situata / Ish-gjenerali zbardh planin e Rusisë: Me urën tokësore për në Krime…

by A R
25/04/2022 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrja e Mariupolit mund t’i japë ushtrisë ruse një avantazh vendimtar në luftën për Donbassin, beson eksperti ushtarak Walter Feichtinger: Kontrolli mbi rajonin nga Khersoni në Luhansk.

Zoti Feichtinger, pas tetë javësh lufte, sipas raportimeve, Mariupol është nën kontrollin rus – me përjashtim të uzinës së çelikut. Putini foli për një sukses dhe për “çlirimin e Mariupolit”. A mund ta cilësojmë vërtet kapjen e Mariupolit si një sukses rus? Nëse po, nga cili këndvështrim?

Nëse presidenti Putin e quan sukses marrjen e Mariupolit, të paktën kjo duhet të vendoset në thonjëza dhe të shihen fotot e Mariupolit. Është një qytet që është bërë shkrumb e hi, ku kemi një numër të jashtëzakonshëm viktimash civile, dhe ku, në uzinën e çelikut, ka ende një rezistencë që ndoshta mund ta njollosë disi këtë fitore të palës ruse. Por kjo tregon gjithashtu se sa të domosdoshme e ka presidenti Putin të flasë për një sukses, sepse lufta e zhvilluar deri tani nuk ka qenë e suksesshme.

Ushtarakisht, natyrisht, tashmë ka njëfarë suksesi nga pala ruse. Nëse Mariupoli vihet nën kontroll, është e mundur të vendoset këtu ura tokësore midis Krimesë dhe Donbassit. Me këtë territor të madh në vazhdimësi, që shtrihet nga Khersoni në Mariupol dhe në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut, Rusia tashmë mund të ushtrojë presion të madh. Ndoshta ky është qëllimi i fazës tjetër, gjatë së cilës mund të mendohej edhe për diskutime dhe bisedime për paqen, sepse Rusia ka arritur të marrë nën kontroll një pjesë të madhe të territorit.

Por nuk duhet të nënvlerësojmë as vlerën simbolike. Mariupoli ishte objektiv i deklaruar që në vitin 2014, kur ishte fjala për krijimin e territoreve separatiste. Atë gjithashtu e sulmuan shkurt, por sulmi u zmbraps.

Putini nuk dëshiron të sulmojë uzinën e çelikut Azov, por ta rrethojë atë. Çfarë arsyesh mund të ketë ai për këtë?

Kjo është e kuptueshme nga pikëpamja ushtarake, pasi një luftë në një rajon të tillë është tepër e shtrenjtë, duhet të priten shumë viktima. Nga pala ruse, ata përdorin në vend të kësaj një metode që unë do ta përshkruaja si të pabesë, e cila konsiston në bllokimin e kundërshtarit, bombardimin e tij nga ajri dhe pritjen derisa të mbarohet gjithçka: armë, municion dhe natyrisht furnizimi me ushqime.

Aktualisht, nuk shoh ndonjë arsye të vërtetë politike (për një sulm – shënim i redaktorit) kundër uzinës së çelikut. Bëhet fjalë për vendosjen e kontrollit ushtarak mbi të gjithë Mariupolin dhe aftësinë për të çliruar forcat e veta.

A do t’i lejojë Rusisë kapja e plotë e Mariupolit të sigurojë më shumë trupa për një ofensivë në Donbass?

Kjo ndoshta  është shpresa e palës ruse dhe si pasojë atëherë mund të tërhiqen disa mijëra ushtarë. Megjithatë, kjo nuk është forca e madhe dhe vendimtare që mund të hidhet në betejë. Ky është një përforcim i vogël duke marrë parasysh territorin e gjerë që nuk është ende nën kontrollin rus në rajonin e Donetskut.

Walter Feichtinger është një ekspert ushtarak austriak dhe gjeneral brigade në pension.

DW

Next Post
VIDEO / Shtohen dyshimet! Putin shfaq shenja parkinsoni në meshën e Pashkëve

VIDEO / Shtohen dyshimet! Putin shfaq shenja parkinsoni në meshën e Pashkëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

October 7, 2026
Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com