• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përshkallëzohet konflikti/ Rusia në alarm: Jemi pranë një përplasjeje direkte me NATO-n

by Java News
20/10/2022 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia dhe NATO janë pranë një përplasjeje të drejtpërdrejtë në Ukrainë. Është ky paralajmërimi serioz i lëshuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërsa kundërshton me forcë furnizimet me armë të Kievit nga Perëndimi. Aleancën ushtarake të Atlantikut të Veriut e konsideron një sponsor të terrorizmit.

“Vendet e NATO-s, sikur konkurrojnë me njëri-tjetrin, vazhdojnë të pompojnë armë dhe municione për regjimin e Kievit, e furnizojnë atë me informacione të inteligjencës, trajnojnë ushtarë të regjimit të Kievit, japin orientim për zhvillimin e armiqësive, duke iu afruar kështu vijës së rrezikshme të një përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake me Rusinë”, tha zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova.

Ajo shton se ndihma totale ushtarake e Perëndimit për Ukrainën arriti në vlerën 42,3 miliardë dollarë, pjesa më e madhe e së cilës e mundësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të njëjtën linjë ishin dhe Sekretari i Këshillit të Sigurimit Rus, Nikolai Patrushev dhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, që deklaruan më herët se NATO ka hyrë de facto në konfliktin në Ukrainë, por pretenduan se kjo nuk ndikon qëllimet e Rusisë. Për Moskën, në luftë po hyn edhe Bashkimi Europian, me ngritjen e një misioni në Kiev për të trajnuar ushtarët ukrainas.

“Ky hap shkon së bashku me furnizimin me armë vdekjeprurëse për regjimin e Kievit, gjë e cila rrit cilësisht përfshirjen e Bashkimit Europian, duke e bërë atë, natyrisht, një palë në konflikt”, tha Zakharova.

Ajo e përmbylli fjalën e saj duke thënë se misioni i BE-së në Kiev do të fillojë punën brenda një muaji dhe për dy vjet duhet të përgatisë mbi 15 mijë ushtarakë të niveleve të ndryshme. Për këto nevoja janë caktuar rreth 107 milionë euro./m.j

Next Post
Shtohen shërbimet për Kartën e Studentit/ Veliaj: Abonetë falas dhe përgjysmimi i kostos së konvikteve, lehtësim i madh për studentët

Shtohen shërbimet për Kartën e Studentit/ Veliaj: Abonetë falas dhe përgjysmimi i kostos së konvikteve, lehtësim i madh për studentët

Comments 1

  1. Lili says:
    3 years ago

    Ishalla hani kokat e njëri -tjetrit,ju vrasës së lirisë së popujve

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In