• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përshkallëzohet aksioni opozitar, po afrojnë protestat

by A R
03/11/2017 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike do të përshkallëzojë qëndrimin e saj për rastin “Tahiri”. Nënkryetari Edi Paloka konfirmon se opozita po përgatitet për protesta, qëllimi final i të cilave është rrëzimi i Edi Ramës.

“Të gjitha faktet, jo vetëm ato që kemi denoncuar gjatë fushatës apo pas fushatës, por edhe konfirmimet e fundit që vinë nga antimafia italiane tregojnë qartazi që vetëm zgjedhje nuk ka pasur në Shqipëri, por ka pasur një aktivitet kriminalo-mafioz që rezultoi pastaj me rivendosjen e Ramës kryeministër. Kështu që sot jemi në një situatë që absolutisht duhet ndryshuar. Jo se ne nuk e dinim, jo se nuk kemi reaguar edhe më parë, por siç është bërë zakon për fat të keq në Shqipëri kur diçka e thonë të huajt atëherë bëhet edhe më e besueshme. Dhe këtë herë janë arsye në fakt që të besojmë, se kemi të bëjmë me fakte të Antimafias italiane për kokat e qeverisë, duke nisur nga Saimir Tahiri e duke përfunduar tek Edi Rama. Nuk ka qenie mediokre apo inteligjente në Shqipëri të besojë që gjithçka e ka bërë Saimir Tahiri pa bekimin e Edi Ramës për këtë arsye jemi në këtë situatë, për këtë arsye PD kërkon rrëzimin e kësaj qeverisë dhe krijimin e një qeverie Antimafia. Sigurisht nuk presim që Edi Rama ta bëjë me vullnet te tillë, protestat janë një nga mënyrat që po përgatisim dhe do ta realizojmë. Nuk mund të them afate të përcaktuara se është një proces i tërë që po përgatisim së bashku me opozitën me qëllim që të ketë rezultat final”, shprehet Paloka për “BalkanWeb”.

Saimir Tahiri nuk do jetë i vetmi ish-zyrtar i lartë nën akuzë. Edi Paloka paralajmëron skandale të tjera për të tjerë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të qeverisë Rama.

“Minimalisht duhet të kishte shkarkuar dhe çuar para drejtësisë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, me gjithë këto fakte që kanë dalë, me gjithë këto akuza që janë ngritur jo nga opozita, por edhe nga partnerët. Shohim që përveç mbrojtjes që i bëhet krimit dhe mafias me të cilin kjo qeveri ka ardhur dhe mbahet në pushtet nuk ka asnjë reagim tjetër. E thashë, nuk presim reagim, për këtë arsye synimi ynë është rrëzimi i kësaj qeverie. Funksionarë të lartë dhe ish-ministra të tjerë janë të implikuar në raste korrupsioni, kjo është çështje tjetër që lidhet me të tjera informacione me të tjera ngjarje që do vinë më pas”, thekson Paloka.

Partia Demokratike po përgatit një nisme ligjore për heqjen e plotë të imunitetin e politikanëve, numri dy i Partisë Demokratike konfirmon se i gjithë grupi parlamentar është parimisht dakord, por ekspertët po kujdesen për detajet që një nismë e tillë të mos keqpërdoret nga mazhoranca.
“I kam parë informacionet që kanë dalë në media, nuk është e vërtetë. Nuk ka qenë asnjë kundër parimisht në grup, të gjithë jemi në mbështetje të kësaj nisme. Kemi diskutuar për disa çështje teknike që duhet të reflektohen në ligj, sepse me një kryeministër të tillë që mbron krimin dhe sulmon opozitën duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duhet asnjë deputet, jo vetëm opozita të hidhet si pre e kryeministrit. Por, absolutisht i gjithë grupi ka qenë dakord me këtë lëvizje politike në parim. Specialistët tanë po shohin detajet teknike që pastaj të kemi nismë konkrete”, sqaron nënkryetari demokrat për “BalkanWeb”.

Partia Demokratike nuk ka vendim zyrtar për bojkot të parlamentit, por braktisja e komisioneve parlamentare do të vijojë thotë Paloka, për sa kohë situata pas rastit “Tahiri” nuk është normale./a.m.

Next Post
Shqipëria dhe turbullimet e Ballkanit

Striptistja amerikane që kalonte mbrëmjet me diplomatin shqiptar, Faik Konica

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 3,37 milionë eurove, Tatimet: 110 aplikime në e-Albania!

Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 3,37 milionë eurove, Tatimet: 110 aplikime në e-Albania!

October 29, 2026
Vala e re e sulmeve, Vance, letër Teheranit për rifillimin e negociatave

Vala e re e sulmeve, Vance, letër Teheranit për rifillimin e negociatave

October 29, 2026
Prokuroria kërkon rigjykimin e Lindsey Clancy, e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj

Prokuroria kërkon rigjykimin e Lindsey Clancy, e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj

October 29, 2026
Tymi i zi toksik mbulon Elbasanin, flakët përfshijnë mbetjet buzë lumit Shkumbin!

Tymi i zi toksik mbulon Elbasanin, flakët përfshijnë mbetjet buzë lumit Shkumbin!

October 29, 2026
Këto janë 10 gratë më të fuqishme të botës sipas “Forbes”, Merkel kryeson për nëntin vit radhazi

Do garojë si presidente? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

October 29, 2026
Rivlerësohen 721 monumente natyrore! Nga “Gështenjat e Reçit” te “Tulipani Shqiptar”, ja çfarë pritet të ndryshojë në listën e mbrojtjes

Rivlerësohen 721 monumente natyrore! Nga “Gështenjat e Reçit” te “Tulipani Shqiptar”, ja çfarë pritet të ndryshojë në listën e mbrojtjes

October 29, 2026
Rrëzohet helikopteri ushtarak italian i EUFOR-it në Bosnjë, raportohen tre të vdekur dhe 12 të plagosur!

Rrëzohet helikopteri ushtarak italian i EUFOR-it në Bosnjë, raportohen tre të vdekur dhe 12 të plagosur!

October 29, 2026
Shpalli kandidaturën kundër Gjinushit/ Akademia e Shkencave i përgjigjet Fugës: Lobimet jashtë-institucionale, cënim i drejtpërdrejtë i autonomisë!

Akademiku Luan Omari, kujtesa e mendimit juridik shqiptar

October 29, 2026
Dita e 17-të e tubimit në Tiranë, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, pjesëmarrje e ulët dhe pa tensione!

Dita e 17-të e tubimit në Tiranë, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, pjesëmarrje e ulët dhe pa tensione!

October 29, 2026
Protestuesit prishin tubimin e Trump në Ohajo dhe i kujtojnë skandalin Epstein! Presidenti: Unë e nxora nga klubi se ishte njeri i keq dhe mik i…

Sondazhet alarmuese/ Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ekspertët: Testi më i rrezikshëm i Donald Trump, ja çfarë pritet të ndodhë!

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In