Çmimet globale të naftës u rritën ndjeshëm të hëhën, ndërsa tregjet financiare u përballën me presion, pas sulmeve intensive të përbashkë të SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit, që kanë shtuar frikë për një ndërprerje të madhe të furnizimeve energjetike.
Nafta e papërpunuar Brent Crude u rrit me deri në 13 % në tregtimin e hershë, ,duke arritur në 82 dollarë për fuçi, niveli më i lartë në 14 muaj. Më pas çmimi u tërhoq lehtë, por mbeti rreth 7 % më i lartë, mbi 77 dollarë për fuçi.
Fokusi i tregjeve është përqëndruar te Ngushtica e Hormuzit, një nga arteriet më të rëndësishmë të tregtisë globale, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz të transportuar në anije.
Sipas raportimeve, brenda pak orësh nga sulmet e fundjavës, Teherani paralajmëroi cisternat se asnjë anije nuk do të lejohej të kalonte përmes ngushticës. Dy anije janë raportuar të sulmuara, një pranë Omanit dhe një tjetër pranë Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas agjencisë britanike të sigurisë detare UKMTO.
Megjithëse Irani nuk ka konfirmuar zyrtarisht mbylljen e rrugës detare, të dhënat nga platformat e monitorimit tregojnë cisterna të grumbulluar në të dy anët e ngushticës, mes pasigurisë për sigurinë dhe sigurimin e udhëtimit.
Tregjet financiare në rënie
Në Azi, indeksi Nikkei 225 në Tokio ra me afro 2.4 %, përpara se të rikuperonte pjesërisht në – 1.5 %.
Në Australi, S&P/ ASX 200 u hap me rënie të fortë, por mbylli ditën pothuajse i pandryshuar.
Në Kinë, CSI 300 fillimisht ra 0.6 %, përpara se të kalonte në territor pozitiv me +0.4 %.
Ndërkohë, ari, aset tradicional “strehë e sigurt” në kohë krize, u rrit me 2.8 %, duke arritur në 5,397.10 dollarë për ons.
Ndikimi në transportin global
Organizata Ndërkombëtare Detare bëri thirrje për shmangien e kalimit nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Kompania shumëkombëshe e transportit detar Maersk njftoi pezullimin e përkohshëm të kalimeve përmes Hormuzit dhe Kanalit të Suezit për arsye sigurie.
Analistët paralajmërojnë se nëse rrjedha e naftës nuk rikthehet shepjt, çmimet mund të kalojnë 100 dollarë për fuçi.
OPEC+ miratoi një rritje modeste të prodhimit prej 206,000 fuçi në ditë për muajin prill. Mëgjithatë, pjesa më e madhe e këtij prodhimi duhet të eksportohet përmes Lindjes së Mesme.
Irani, një nga prodhuesit më të mëdhenj të OPEC+, furnizon rreth 4.5 % të ofertës globale. Çdo ndërprerje e eksporteve të tij, apo bllokim i rrugëve detare, do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare.
Sipas analsitëve të konsulencës energjetike Ëood Mackenzie, situata krijon një goditje të dyfishtë të ofertës, jo vetëm që eksportet aktuale ndalohen, por edhe kapaciteti rezerve i OPEC mbetet i paarritshëm për sa kohë ngushtica mbetet e mbyllur.
Konflikti në rritje po kthehet kështu në një fakto kyç rreziku për ekonomine globale, me pasoja të mundshme në inflacion, zinxhirët e furnizimit dhe stabilitetin financiar ndërkombëtar.











