• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përsëritet historia?! Viti 2002, koha kur Fatos Nano kërkonte referendum për të luftuar Metën

by Java News
10/03/2016 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Javanews/ Historia përsëritet në forma të ngjashme por jo përherë me të njëjtët aktorë apo me të njëjtat rezultate. Në asamblenë Kombëtare të PS-së Edi Rama foli për një referendum brenda selizë rozë në lidhje me mundësinë për zgjedhje apo vijim të mandatit të tij në krye të partisë.

14 vite më parë ishte Fatos Nano, kryetari i asaj kohe i PS-së, i cili kërkonte të bëhej një referendum brenda selizë rozë. Në përplasje të hapur me kryeministrin e asaj kohe, Ilir Metën, Nano përdori kartën e referendumit për të larguar nga Partia Socialiste mbështetësit e Metës si dhe për të forcuar edhe më shumë pozitat e tij në krye të PSSH. Në ato vite, Kryeministri Meta kishte qenë i prerë në vendimin për të mos propozuar si kandidat për President Fatos Nanon, një dëshirë kjo të cilën Nano nuk e materializoi asnjëherë.

Por edhe pse karta e referendumit është përdorur në të dyja rastet për të qëllime politike, në vitin 2002, Fatos Nano propozonte një sërë çështjesh për tu vendosur me referendum nga anëtarët e PS-së, të cilat ishin:

-Zgjedhja e kryetarit nga anëtarësia dhe rikompozimi i forumeve mbi bazën e votave të dala nga votimi i referendumit.

-Papajtueshmëria e dy mandateve si Kryeministër dhe Kryetar Partie

-Kryetari i PS propozon kanditatët për Kryeministër dhe Kryetar Parlamenti

-Kandidati i mazhorancës për President të zgjidhet nga anëtarësia

Prej mëse një muaji akuzat dhe kundërakuzat mes Metës dhe Nanos e kishin tensionuar situatën brenda selisë dhe qeverisjes së majtë të asaj kohe. Referendumi e bëri “punën” e tij pas takimit të 15 janarit mes Metës e Nanos, cka solli edhe një qetësi mes dy figurave kryesore të PS në atë mot. Fitues doli Kryetari i partisë Nano, i cili kishte ngulmuar për një rikompozim të qeverisë Meta. Paqja mes palëve zgjati disa muaj, kur në vitin 2003 Ilir Meta dha dorëheqjen nga posti kryeministrit, teksa beteja mes të dyve vijoi deri në dhjetor të po të njëjtit vit. Në atë periudhë u mbajt kongresi rradhës, ku kryetar i Partisë Socialiste u zgjodh sërish Fatos Nano ndërsa Ilir Meta dhe mbështetësit e tij nuk u zgjodhën në forumet e larta drejtuese të PS-së. Referendumi nuk u bë. Më pas historia është e njohur. Në vitin 2004 lind Lëvizja Socialiste për Integrim.

Next Post

Fotolajm/ Kur deputetët e opozitës braktisin kuvendin për kafe e dhallë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In