• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përsëri në këmbë, jeta vazhdon”/ Pas ditëve të vështira në spital prej COVID, avokati Idajet Beqiri jep këtë mesazh

by Java News
19/10/2020 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i njohur Idajet Beqiri i është rikthyer jetës normale pas ditëve të vështira që kaloi në spital si pasojë e infektimit nga koronavirusi.

Përmes një postimi në Facebook, avokati ka publikuar disa foto ku duket në breg të detit duke marrë ajër të pastër dhe jep mesazhin se jeta vazhdon.

“Përsëri në këmbë… COVID-19 bënë të vetën… Ne, me besimin në Zot, me ndihmën e mjekëve dhe të personelit mjekësor, me solidaritetin e shkëlqyer të qindra, deri mijëra miqve dhe të afërmve tanë, të cilëve u shpreh me përulje mirënjohjen të thellë, bëjmë tonën… Jeta vazhdon…”, shkruan avokati krahas fotove.

Më herët avokati përmes një postimi në rrjetet sociale, një javë më parë tregoi përballjen me virusin e gjendjen në të cilën shkoi në spital:

“Mendova se isha ftohur prej kondicionerit të makinës dhe ndryshimit të temperaturave. Vazhdova në ditët vijuese gjyqet dhe punët me intensitet normal, por me dhimbje të papërshkueshme, duke mos bërë asnjë kontroll mjekësor!

Në datën 8 tetor 2020, ora 11.00 ju dorëzova doktorit në gjendjen më katastrofale, thuajse pa frymarrje!

Fal ndërhyrjes urgjente, vizitës, analizave, skanerit, përcaktimit të diagnozës së saktë, fal terapisë intensive, këshillave të vyera të Dr. Adrianit, fal përkushtimit dhe përkujdesjes shpirtërore dhe sakrificës robëruese 24 orë në 24 orë të gruas time Nexhit, falë përkujdesjes, përkushtimit, dhimbsurisë të fëmijëve, të nipave e mbesës time të shtrenjtë, fal shërbimit brilant të infermjeres, mikes së shtrenjtë të familjes tonë, fal mesazheve inkurajuese, lutjeve, mbështetjes dhe dashurisë të miqve dhe mikeve të mia të pa fund nga çdo skai i atdheut dhe kudo në Botë, të kolegëve dhe kolegeve, fal gjëndjes pranë me shqetësimin dhe me dhimbsurinë e tyre të pa parë të vëllezërve, motrave nipave e mbesave të mia të kudondodhura, me ndimën dhe bekimin e të Madhit Zot, e kalova fazën e emergjencës të COVID-19!

Dhimbjet dhe gjendjen skandaloze që të jep kjo kryeflam e çuditshme shpirtmarrëse, nuk mund t’a papërshkuaj dot me fjalë. Ata që e kanë kaluar më kuptojnë.

Tani jam futur në fazën e riparimit të dëmeve dhe të rehabilitimit për t’u kthyer në normalitet.

Mirënjohje, Mirënjohje dhe përsëri Mirënjohje dhe dashuri pa kufi për të gjithë ju sa përmënda më sipër.

Mos e nënvleftësoni, siç bëra unë.
Mos e kini frikë, pavarësisht se është armik tinzar, shumë i rrezikshëm dhe i pabesë.
Po ruajtët veten, po ruajtëm të tjerët, po mbajtëm maskën dhe distancimin fizik, po nuk e neglizhuam, po i patëm sytë dhe mëndjen te mjeksia, me Besimin e pafund dhe me Shpresën te i madhi Zot, COVID-19 n’a merr të keqen!“

g.kosovari

Next Post
“Më lehtë të parandalojmë se sa të kurojmë”/ Kalo: Mënyra për të ulur rrezikun e infeksionit është mbajtja e maskës

"Më lehtë të parandalojmë se sa të kurojmë"/ Kalo: Mënyra për të ulur rrezikun e infeksionit është mbajtja e maskës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

June 24, 2026
Romeo Kara: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

June 24, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

“Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave”, avokati zbulon prapaskenat nga protesta

June 24, 2026
Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

June 24, 2026
Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

June 24, 2026
Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

June 24, 2026
Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

June 24, 2026
“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

Psikologia : Protesta duhet të kthehet në dialog dhe jo vetëm në emocion qytetar

June 24, 2026
Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

June 24, 2026
Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In