• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse po emigrojnë njerëzit e Foltores nga Parlamenti drejt bashkive?

by Mero Baze
14/11/2022 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Luçiano Boçi është kryetari i Grupit Parlamentar të Berishës dhe nënkryetar i partisë së tij. Formalisht ai është numri dy i partisë së Berishës, çfarë mund të konsiderohet kulmi i karrierës në atë parti, pasi dihet që karrigen e parë nuk e lëshon Berisha.

Edhe pse partia është ende në gjendje informale, ai  e ka arritur kulmin e karrierës së tij.

Një politikan që kap këtë nivel, natyrisht pret zgjedhjet politike të fitojë dhe të marrë postin për vendin që i takon, i cili zakonisht është kryetari i Parlamentit.

Kështu së paku ka shkuar fati i zonjës Topalli, ose më shumë akoma, president, siç përfundoi zoti Topi.

Pra formalisht Luçiano Boçi ka arritur majën që mund të arrish nën hijen e Berishës, pa mundim.

Por befas, kur u ngjit në maj, lëshoi mandatin dhe po kthehet në shtëpi, të kandidojë për kreun e Bashkisë së Elbasanit.

Përse kjo tërheqja e tij nga maja e pushtetit të PD në provincë?

Shpjegimi i parë dhe i fundit në fakt është se ka kuptuar që nuk ka “majë”, dhe nuk duket asgjë në horizont nga “maja” ku e ka ngjitur Berisha.

Pasi ka prekur “majën” e ka kuptuar se nuk ka asnjë perspektivë dhe se mund të vegjetojë aty në Kuvend, nën presionin e perëndimorëve pse mbështet Berishën dhe nën presionin e berishistëve, pse shkon me Bashën.

Mes këtyre dy dilemave, mes qejfit për të qenë me Bashën dhe hallit që është me Berishën, ai ka zgjedhur skemën e njëjtë me Grida Dumen apo Alfred Rushaj, por pak më të moderuar dhe të kamufluar.

Po shkon të kandidojë në Elbasan duke dorëzuar mandatin. Po fitoi, është fitore e madhe për të, por dhe po humbi është fitore, pasi shpëton nga presioni për t’u rreshtuar me një palë.

Në fakt, i njëjti motiv duket qartë dhe tek kandidimi i Këlliçit. Edhe ai është thuajse në majë të karrierës politike brenda partisë së Berishës, dhe po ashtu nën presionin e SHBA për t’u ndarë prej tij dhe nën presionin e njerëzve të Berishës për të qëndruar aty.

Dhe për të mos ikur si njeri meskin “për punët e veta”, siç po ikin të tjerët, po ikin si “luftëtar” për t’u përleshur me “kuçedrën” që u ka marrë Tiranën.

Në fakt nuk është aq shumë motiv fitorja, se ikja një herë për një herë nga apeli i Berishës çdo mëngjes, që numëron kë ka blerë e kush e ka shitur çdo mëngjes.

Emigrimi i deputetëve të rëndësishëm të Berishës nga kreu i paritsë së tij drejt bashkive, është i njëjtë me motivin e deputetëve të tjerë që ikin në bizneset e tyre. Kanë të njëjtin motiv në sfond, mungesën e perspektivës me Sali Berishën dhe Ilir Metën në krye.

Ndryshe nga ata të tjerët, këta që ikin për të kandiduar, ikin me më shumë dinjitet dhe me më shumë finesë. Por në mendja kane thjesht si të kin prej asaj liste.

Dhe kanë gjetur një shteg të mirë, i cili dhe nëse nuk i nxjerr në karrigen e pushtetit, i nxjerr në liri nga Sali Berisha.

Next Post
Rriten frikshëm rastet! Infektohen 1846 qytetarë me COVID, humbin jetën dy të tjerë në 24 orë

COVID gjatë 24 orëve të fundit: Rezultojnë pozitivë 5 qytetarë, asnjë humbje jete!

Comments 2

  1. Leka says:
    3 years ago

    Luciano Boci eshte politikani me i afte ,me ndershem por dhe me i zgjuar qe ka sot PD dhe foltorja .Iku se kuptoi situaten ne PD

    Reply
  2. L.Xh. says:
    3 years ago

    Në kohë të “hazreti Enverit”, kishte disa mënyra për të të larguar nga ndonjë ndermarrje. Varianti i parë (më kryesori) duhet të kishe ndonjë mik të fortë në kupolë të partisë. Varianti i dytë, kur ishe bërë i padurueshëm,për ndermarrjen, TË NGRININ NË PËRGJEGJËSI, dhe të çonin sa më larg të ishte e mundur.
    Varianti i tretë, të ishe vërtet shumë i zoti në punë.
    Për LUQI BOQIN përshembull, do të ishte i përshtatshem varianti numur dy, i “shkollës së hazreti Enverit”, sa më larg dreqobelasë SaLik BershMetaja……

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nipi e akuzon për mashtrim, Çobani-Hekuranit: Do bëj kallëzim penal. Të kam ftuar, më ke gënjyer

Nipi e akuzon për mashtrim, Çobani-Hekuranit: Do bëj kallëzim penal. Të kam ftuar, më ke gënjyer

February 9, 2026
Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

February 9, 2026
Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

February 9, 2026
Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

February 9, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së hyn në në “kilometrin e fundit”, sot deklaratat përmbyllëse

February 9, 2026
Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

February 9, 2026
Lirimi i Berishës, Luçiano Boçi: Ndikuan zgjedhjet e SHBA-së

Protesta e 10 shkurtit, Luçiano Boçi tregon skenarët: Dalim për qytetarët

February 9, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

February 9, 2026
Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In