• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata shfuqizon përjashtimet e deputetëve të PD, reagon Bardhi

by E B
17/04/2026 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata ka vendosur shfuqizimin e masave disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe seancë plenare” për një periudhë 30-ditore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike, Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Fidel Kreka.

Masat disiplinore lidhen me seancën plenare të datës 18 dhjetor 2025, ndërsa vendimet për përjashtimin ishin marrë më 23 dhjetor 2025 nga Sekretariati për Etikën dhe ishin lënë në fuqi më 20 janar 2026 nga Byroja e Kuvendit.

Avokati i PD-së Marash Logu bën të ditur në rrjetet sociale se ky është rasti i dytë që Gjykata vendos shfuqizimin e masave të tilla ndaj deputetëve të opozitës, pas vendimit nr. 4011 (4089), datë 06.11.2024, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, duke i konsideruar ato në kundërshtim flagrant me ligjin.

Pas këtij vendimi ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili i cilëson masat si përjashtime arbitrare, vendime të paligjshme dhe “heqje të padrejtë të fjalës në Parlament”.

“Maxhoranca është kapur sërish në flagrancë nga drejtësia duke ushtruar me urrejtje pushtetin kundër opozitës”- shprehet Bardhi.

Sipas tij, vendimi i Gjykatës përbën një sinjal alarmi për gjendjen e shtetit ligjor në vend, duke shtuar se në Shqipëri nuk sundon ligji, por, sipas tij, “Partia-Shtet” e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama.

Bardhi thekson se opozita do të vijojë rezistencën në Parlament dhe u bën thirrje qytetarëve të protestojnë për “një qeverisje me integritet, që jep llogari dhe nuk vjedh qytetarët”.

Next Post
Hapja e Ngushticës së Hormuzit, vjen reagimi nga Donald Trump

Hapja e Ngushticës së Hormuzit, vjen reagimi nga Donald Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In