• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse PD trembet nga “lista të hapura”?

by Artur Ajazi
10/07/2020 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Partia Socialiste dhe Edi Rama, duket se kanë rënë dakort për të diskutuar dhe vendosur mbi “listat e hapura”. Zoti Taulant Balla ka deklaruar ditën e premte se “hapja e listave është një kërkesë e qytetarëve, ndaj dhe Partia Socialiste do të vendosë të mbështesë opozitën e re, ndërkohë që do të krijohen garancitë për të mos lejuar që në parlamentin e ri, të mos jetë vetëm me burra, por të respektohet barazia gjinore”.

Nga ana e saj, Partia Demokratike një ditë më parë ka paralajmëruar se “ndryshimi i sistemit në këtë periudhë do të çonte në prishjen e marrëveshjes politike të arritur me 5 qershor”. Duket sheshit se, vetëm Partia Demokratike, nuk i do listat e hapura, madje ajo nuk toleron as të diskutohen, pasi i ruhet një rrjedhje të tmerrshme, që mund të shoqërojë humbjen e zgjedhjeve të 2021. Lulzim Basha, e ka të qartë se “listat e hapura” që janë një kërkësë këmbëngulëse e opozitës parlamentare, do ti hapnin shumë punë ish-opozitës së shpartalluar. Duke nisur nga përcaktimi emrave, riciklimi i vjetërsirave apo dhe shanset për të mos fituar as 25 deputetë në shkallë vendi, kanë sjellë shqetësim tek Partia Demokratike.

E ndodhur mes udhëkryqesh të pashpresa, ish-opozita e vjetër, ka nisur të “joshë” emra të veçantë të deputetë të listës së PD, duke u premtuar atyre “rifutje në lista, vetëm të mos kërkojnë listat e hapura, por të miratojnë marrëveshjen e 5 Qershorit”. Lulzim Basha dhe shumica e atyre që sot shprehen në SHQUP se “nuk kanë rëndësi listat e hapura apo të mbyllura,ne do fitojmë”, janë një “ogur” i keq për një ish-opozitë e cila nuk ka të garantuar as votat e bazës, dhe jo pastaj të pretendojë votat e shqiptarëve në zgjedhjet e 2021. Partia Demokratike e ka kundërshtuar fort, me anë të Bylykbashit kërkesën e opozitës parlamentare , por edhe të ndonjë aleati të tyre, për “listat e hapura”, duke argumentuar se “kjo do të minonte marrëveshjen e 5 Qershorit, duhet një kohë tjetër për të diskutuar”. Nga ana e tij edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varheley, është shprehur kategorik për “votimin në Parlament të marrëveshjes së 5 Qershorit”, ndërkohë që për ndryshimin e sistemit, ai është deklaruar se “kjo gjë duhet bërë bazuar në rekomandimet e OSBE-ODHIR, dhe duhet bërë 1 vit para zgjedhje të tjera”. E ndërsa Edi Rama nuk ngurron të shprehë gatishmërinë për kërkesën e 29 deputetëve opozitarë për “lista të hapura”“, duke u shprehur se “askush nuk na mban dot peng, nuk besoj se këto lista do transformojnë cilësisht Kuvendin, por besoj që mundësia që qytetarët të kenë zgjedhje preferenciale në listën e deputetëve është absolutisht detyrim në këto kushte kur edhe vetë klasa politike konsiderohet rreth i mbyllur”.

Tentativat e Partisë Demokratike për të cënuar apo dhe prishur marrëveshjen e 5 Qershorit, e kanë burimin tek ankthi i saj për “listat”. Ato kanë qenë dhe mbeten “fuqia magjike” (dikur e Doktorit) e Lulzimit , mbi ata që sot i ka kthyer në “hyzmeqarë” të asaj partie, ndërkohë listat e hapura, do ti hiqnin atij shansin të mbante jo vetëm postin e kryetarit, por do ti largonin atij përfundimisht rrenegatët dhe emrat e përfolur, të cilët i ka bërë gati ti rikandidojë sërish, edhe në zgjedhjet e 2021. Partia Demokratike, do të futet në zgjedhjet e 2021, më e lodhur se kurrë, më e papërgatitur se kurrë në çdo aspekt të limitimit të një fushate, e cila ndryshe nga ajo e zotit Basha, do të paraprihet nga Edi Rama dhe Partia Socialiste,me një program afatgjatë zhvillimi dhe modernizimi për vendin dhe shqiptarët, për mandatin e tretë, dhe jo vetëm.

Next Post
Pandemia/ Koalicioni opozitar: Të rishikohen paketat ekonomike! Duhet transparencë për çdo qindarkë

"A do të hyni në zgjedhje me lista të hapura?" Basha refuzon të përgjigjet: Do ta ndal marrëzinë e Ramës

Comments 1

  1. leka says:
    6 years ago

    Listat e hapura jane shenja me sinjifikative e demokracise ,se i heq kryetareve skllaverimin e deputeteve te emeruar prej tyre dhe jo prej popullit . Justifikimi se mund te hyne persona te inkriminuar ne lista eshte genjeshter se vet ligji i dekriminalizimit i projejruar nga PD nuk i lejon kandidimin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

April 2, 2026
Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

April 2, 2026
Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenca i përgjigjet PD-së: Këshilli i Sigurimit nuk merr vendime! Begaj, në kontakt me institucionet dhe partnerët

April 2, 2026
35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In