• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse PD nuk shpall ende Berishën deputet të saj?

by Mero Baze
14/06/2024 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Gjithë kriza e Partisë Demokratike erdhi nga vendimi I Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Gjithçka nisi prej atij vendimi që ishte një shenjë lojaliteti ndaj SHBA për vendimin e shpalljes “non grata” të Sali Berishës nën akuzë për korrupsion madhor, minim të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë.

Pas gati tre vjetësh betejë brenda tyre, vula u rikthye në duart e Sali Berishës.
Që kriza të përmbyllet duhet që tani kryetari I PD Sali Berisha të mbledh grupin parlamentar dhe të komunikoj kthimin e tij si anëtarë në Grupin parlamentar.

Këtë vendim duhet ta kishte marrë në fakt një orë pasi fitoi gjyqin por nuk e kanë marrë.
Përkundrazi I kërkojnë Lindita Nikollës ta marrë, ndërkohë që ajo nuk ka asgjë në dorë në këtë mes, pasi është vendim politik I partisë.

Ndërkohë para tyre, ka folur sërish SHBA duke deklaruar se nuk bashkëpunojnë me Sali Berishën çka I bie që nuk bashkëpunojnë më me Partinë Demokratike që ai ka uzurpuar zyrtarisht.
Sidoqoftë PD duhet ti shkoj trimërisë deri në fund.

Ata duhet të mblidhen, duhet të marrin vendimin formalisht që Berisha është deputet I tyre, dhe të vazhdojnë luftën për të fituar pushtetin.

Arsyetimet që po përdorin nën zë se Berishës duan ti djegin mandatin apo që nuk e konsumon mandatin se është në arrest shtëpie janë të dobëta. Atyre nuk u duhet mandate fizik I Berishës po mandatin moral. Dhe atë duhet ta marrin.

Nuk mendoj se në këto raste i mungon trimëria Falmur Nokës apo të tjrëve si ai që janë aty.
Thjeshtë duhet ta bëjnë, pasi kjo e vulos zyrtarisht PD si një parti që drejtohet nga një “non grata” në SHBA dhe Britani të Madhe.

Shpresoj që do ta bëjnë shpejt. Në fund të fundi, nuk kanë pse tremben nga ata që u kanë thënë “do hani bar”. Kështu kuptohet qartë edhe përse për tre vite u përleshën e kacafytën me njëri tjetrin e pështyn dhe lëpinë njëri tjetrin në surrat dhe më në fund janë të gjithë në dorë të atij që I bëri qesharak për tre vjet, me shpresë se do ti fus në lista përsëri.

Deri tani po përpiqen ta shmangin, bëjnë sikur nuk e kanë ata në dorë por dikush tjetër dhe ja kërkojnë Lindita Nikollës.

Ata e kanë në dorë.

Të mblidhen dhe Gazmend Bardhi të lexoj vendimin që Sali Berisha është anëtar I grupit parlamentar të PD. Madje socialistët kaq bashkëpunues sa janë, ashtu siç u dhanë vulën, e lënë dhe Berishën deputet, vetëm që të shijojnë këtë skenën e rikthimit, dhe ta kanë atë përballë si alternativë. Pastaj të vazhdojnë përpara betejën për të integruar Shqipërinë në BE, me “non grata”-n e Perëndimit në krye.

Next Post
“Do luftojmë për çdo pikë”, Sylvinho para sfidës me Italinë: E dimë kë kemi përballë. Mitaj e Daku? Dy lojtarë…!

“Do luftojmë për çdo pikë”, Sylvinho para sfidës me Italinë: E dimë kë kemi përballë. Mitaj e Daku? Dy lojtarë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident dramatik në Korçë, ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti i OSHEE-së

November 6, 2026
Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

November 6, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Udhërrëfyesi i BE-së: ç’fitojmë?

November 6, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha thirrje demokratëve: Të shtunën të gjithë shkoni në protestën e studentëve

November 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Nëntor 2026

November 6, 2026
Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

November 6, 2026
Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

November 6, 2026
Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

November 6, 2026
Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In