• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse PD, nuk mbledh më njerëz në protesta?

by Artur Ajazi
12/10/2022 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Protesta më e fundit e Partisë Demokratike në Elbasan, tregoi qartazi se, ajo nuk ka më energji të mbledhë njerëz, nuk ka më arsye dhe shkaqe tu drejtohet mbështetësve të saj për tu ngritur në protesta, greva dhe demonstrada. Kjo në fakt ka arsyet e veta. Partia Demokratike, nuk shihet sot edhe nga demokratët e saj, si forcë kryesore qeverisëse. Partia Demokratike nuk shihet sot nga mbështetësit e saj si forca bindëse e cila mund të fitojë zgjedhjet apo dhe të qeverisë nesër vendin.

Partia Demokratike, nuk ka sot besimin e anëtarësisë saj, për të ardhur në greva, protesta apo demonstrada, për faktin sepse nuk binden se lidershipi i asaj force politike e ka seriozisht misionin e nisur. Partia Demokratike, nuk arrin dot të motivojë njerëzit e saj për të mbushur sheshet, pasi drejtohet sot nga njeriu, që edhe pse beson se ka “mbështetje nga baza”, nuk ka besimin e shumicës së asaj partie. Partia Demokratike, nuk arrin tu mbushë mëndjen as të vetëve, dhe as të tjerëve, se është “partia e vetme që mund të luftojë korrupsionin, krimin, trafiqet dhe fukarallëkun”, pasi klani i saj drejtues i “Rithemelimit” është mbushur me milionerët e pushtetit të saj.

Partia Demokratike, nuk arrin dot sot të bindë anëtarësinë e saj, se “rruga e vetme e ardhjes në pushtet është protesta”, pasi nuk ka aspak mbështetjen e duhur si brënda dhe jashtë vendit, aq më tepër të SHBA dhe BE. Këto dhe shumë arsye të tjera të bëjnë të mendosh dhe besosh se, kjo PD, edhe sikur të dalë e bashkuar nesër me grupimin Bardhi-Alibeaj, nuk fiton më pushtet. Klanet dhe kasta e atyre që janë sot në drejtimin e asaj partie, janë të provuar dhe sprovuar në 32 vite tranzicion, dhe dihet se kush janë.

Ata janë ish-ministrat, ish-zv/ministrat, ish-drejtorët e qeverisjes 2005-2013, janë të akuzuar dhe denoncuar nga organet e drejtësisë, por edhe shumica e shqiptarëve. Ata sot duan pushtet, jo për demokratët apo shqiptarët, por për të rimbushur xhepat dhe llogaritë bankare që po u  zbrazen. Protesta e Elbasanit, tregoi shterrimin e asaj force politike. Tregoi shumë, për ata që kuptojnë. Tregoi se qytetarët apo dhe biznesmenët, nuk janë me ata që duan pushtetin për xhepin, tregoi se qytetarët dhe anëtarësia e asaj force politike, nuk mund të mashtrohet më. Rithemelim, do të thotë largim pa kthim i “xhaketave të vjetra”.

Rithemelim, do të thotë largim pa kthim i atyre që kanë konsumuar dhe përvetësuar pushtet, dhe që sot, nuk duhej ti ishin afruar selisë së PD. Rithemelim, do të thotë ti hapësh rrugën të rinjve, atyre që kanë kurajon të afrohen dhe japin kontribute politike, por që pengohen dhe denigrohen nga kasta e plakur. Ndaj dhe “puna bindëse” dhe thirrja për protesta popullore e asaj partie, nuk merret seriozisht nga shumica e demokratëve. Anëtarësia e Partisë Demokratike, e ka kuptuar dhe po reagon me veprime konkrete, duke braktisur lidershipin e asaj force politike në gjithë degët e vendit. Ndoshta kjo, do të jetë përgjigja  e duhur që kjo parti pritet të marrë  edhe në protestat e paralajmëruara, që ka vendosur të mbajë në disa qytete të vendit kryetari i saj “legjendar” Sali Berisha.

Next Post
“Kanë tentuar të më ngacmojnë gruan”/ Milaim Zeka: Drejtorët e televizionit krenohen kur tregojnë se…

"Kanë tentuar të më ngacmojnë gruan"/ Milaim Zeka: Drejtorët e televizionit krenohen kur tregojnë se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In