• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse opozitës i duhet që Edi Rama, t’i bëjë karshillëk Perëndimit?

by Mero Baze
17/12/2019 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në thelbin e betejës që po bëhet në emër të ndryshimeve për ligjin e medieve, duket se dominon më shumë dëshira për të portretizuar një kryeministër anti-perëndimor, se sa një ligj problematik.

E vërteta është se projektet e deritanishme të ndryshimeve ligjore, kanë kaluar në disa drafte të komplikuara dhe të vështira, për ta ndarë thjesht të drejtën e informimit, nga e drejta për t’u mbrojtur nga shpifja.

Komplikimi i procedurave vlerësue paraprakisht nga AMA dhe AKEP për disa prej rasteve, krijojnë dyshime se fati i një portali është më shumë në duar të burokratëve, se sa në duar të drejtësisë.

Por beteja politike kundër ligjit nuk ka të bëjë aq me ligjin, se sa me një ndjenjë shprese që kanë opozitarët e Edi Ramës, se mund të jenë në një pikë kthese të raporteve të Edi Ramës me Perëndimin.

Në betejën e tyre kundër reformës në drejtësi, pika e tyre më e dobët, ishte që reforma përkrahej nga Perëndimi, edhe pse akuzat ndaj Edi Ramës ishin të përbindshme. Por duket se ata e humbën atë betejë, dhe Edi Rama e ruajti mbështetjen e Perëndimit, edhe pse reforma kaloi momente të vështira mbijetese.

E njëjta situatë duket dhe tek ligji për mediet.

Duket se Edi Rama i futi kundërshtarët e vet në një pritshmëri fallco dhe ata më shumë se sa për ligjin që ende se kanë lexuar, duken të motivuar se Rama po hyn në një spirale përplasjesh me Perëndimin.

Dhe nëse kjo do të ndodhte, do të ishte shqetësuese. Por nuk duket se ka shenja.

Në minutat e  fundit, sot mbasdite Qeveria ka pranuar pa asnjë rezevrvë ndryshimet e fundit të draftit, sugjeruar nga OSBE, të cilës ja ka besuar çertifikimin dhe Bashkimi Europian.

Për këtë flasin postimet e fundit nga zyra e shtypit e OSBE në Vjenë, e cila duket e qetë se Parlamenti po pranon pa komente dhe kushte draftin e saj: https://twitter.com/OSCE_RFoM

Ndaj beteja e nxituar e opozitës dhe shpresa e saj që të gjente një çarje mes Edi Ramës dhe Perëndimit në këtë pikë, duket se po shkon drejt dështimit.

Shqipëria është vend që shpreson të hapë negociatat për BE dhe do drejtojë këtë vit OSBE-në. Çdo ligj apo gjest politik që bie ndesh me këtë rrugë, është i papranueshëm dhe një kryeministër, përfshirë dhe Edi Ramën, duhet marrë seriozisht si i dëmshëm, nëse tenton të përballë Shqipërinë me rrugën e saj europiane.

Për ironi të fatit, sot beteja më e madhe politike anti-perëndimore në Shqipëri, është beteja kundër refomës në drejtësi, dhe flamurin e kesaj beteje e mban presidenti i vendit dhe kryetari i opozitës.

Ata kanë kthyer në platformë të tyre pavarësinë e vendit nga Perëndimi, betejën kundër “Republikës së ambasadorëve”, siç e quan Ilir Meta, dhe forcimin e sorvanitetit kundër Perëndimit.

Ndaj kjo përpjekja e tyre për të përdorur një nga ndryshimet në ligjin e medieve audiovizive, si një shkak për t’u dukur pro-perëndimor, duket fallco.

Jo se është vonë të bëhesh pro-perndimor, por thjeshtë se ata nuk duan të bëhen të tillë. Ata duan që edhe kundërshtari i tyre të prishet me Perëndimin, që pastaj të jenë të gjithë njësoj.

Se po të jetë për një ligj të keq për mediet, ata në fakt e ëndërrojnë më shumë se kushdo tjetër, pasi Berisha është autori i një ligji drakonian për shtypin, që u shfuqizua më 1997.

Problemi i tyre nuk është ligji, por shpresa për një betejë të Ramës me Perëndimin. Ndaj përzierja e tyre në këtë histori, nuk është betejë për gazetarët, as për fjalën e lirë, por një shpresë e vakët, mos bëhej dhe Rama njësoj si ata. Anti-perëndimor!

Next Post
Zonat dhe oraret/ Tirana dy ditët në vijim pa energji elektrike

Zonat dhe oraret/ Tirana dy ditët në vijim pa energji elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 15, 2026
Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

March 15, 2026
Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

March 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 16 Mars 2026

March 15, 2026
Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

March 15, 2026
Lufta me Rusinë, Kina premton 791 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ibrahimaj: Tregu i karburanteve në monitorim ditor, nuk ka problem me furnizimin

March 15, 2026
Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

March 15, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Çupi: Berisha çon Bykykbashin në Vlorë, një nga personat më të përshtatshëm për shantazh

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In