• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse nuk të bind Basha gjëkundi?

by Artur Ajazi
23/02/2021 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Fushata e Partisë Demokratike ka 2 vjet e gjysëm që ka nisur.  Ajo nuk nisi as para 1 muaji, apo as para  2 javësh. Ajo është e hershme, qysh asokohe kur Lulzim Basha vendosi të dalë nga Parlamenti, qysh kur vendosi të mos hyjë në zgjedhjet lokale, dhe vazhdon e ethshme edhe sot. Por ajo që mbetet e veçanta e çdo fjalimi, bashkëbisedimi, apo prezantimi, është fakti se Lulzim Basha nuk të bind. Nuk të bën të mendohesh, apo nuk të nxit ta besosh dhe të shpresosh se, “ky njeri e ka seriozisht, se ky njeri është fjalëmbajtur, dhe ka dhënë prova se di të bëjë diçka”.

Ishte ministër, (i Transporteve, i Jashtëm, dhe i Brëndshëm) dështoi disa herë apo më shumë, u akuzua dhe denoncua. Ishte kryetar bashkie, nuk vuri një tullë në lagjet dhe zonat e kryeqytetit. U bë kryetar partie (me bekimin e Sali Berishës) nisi rraprezaljet e çdo vlere që kishte ajo, largoi dhe denigroi çdo zë që dilte kundër tij. Kopjoi veset e ish-kryetarit, dhe sot mban të lidhur pas vehtes partinë, si ta kishte mall të blerë në treg. Asnjë fushatë elektorale, në asnjë betejë të tillë nuk mbahet mënd të ketë fituar  Lulzimi, veç “dhuratave” qyl që ka marrë nga Sali Berisha. Mori poste në qeverisjen e tij, mori postin “qyl” të kryetarit të bashkisë, ashtu siç mori edhe atë të kryetarit të PD.

Atëhere, cili është bilanci pozitiv, me të të cilin ai mund  të mburrej dhe t’ua  tregonte sot shqiptarëve, për të patur të drejtën morale tu kërkonte atyre edhe votën në 25 Prill ? Basha nuk të bind,as kur prezanton “programin e PD”,as kur premton “rritje rrogash, pensionesh”, dhe as kur shpalos “synimet e tij për mandatin e parë apo të dytë”. Nuk të bind, sepse të bindësh do të thotë të tregosh argumente të besueshme, arritje dhe suksese të karrierës tënde si politikan.

Pikërisht këto i mungojnë Lulzimit, dhe ky është ndryshimi i madh, që ai ka me Edi Ramën. Pastaj, të bindësh shumicën të të votojnë, është edhe çështje talenti, dhuntie. Në politikë, nuk mund të shkëlqesh, kur nuk ke talent, kur nuk ke karizëm, kur nuk ke virtyte të lindura për tu bërë lider.

E si mund të të bindë Lulzimi, kur brënda 24 orësh, ndryshon 4 herë mëndje për një çështje të diskutuar, ndryshon 4 herë variantin e përgjigjeve ndaj çdo pyetje të bërë, dhe devijon hapur fare nga marrëveshjet e bëra, duke  të zhgënjyer dhe mashtruar pa gajle fare.

Ai mbetet modeli më i çuditshëm, rasti më i veçantë në botë, kur edhe pse humbet çdo betejë, nuk largohet nga politika pasi thjesht ka dëshirë të mbetet aty, qoftë edhe si dështak. Modeli “Basha” është jo thjeshtë modeli i dështimit, por në radhë të parë modeli i “amatorit politik”, që di të bëjë në mënyrë perfekte vetëm një punë, të mbushë xhepat, të ruajë postin, dhe bërë realitet dëshirat e  “atit të tij shpirtëror”.

Sado të mundohesh ti thuash vehtes se “besoje këtë njeri”, sërish  rikthehesh  në pikën e fillimit dhe shikon se përpara ke Lulzimin e Rrugës së Kombit, Lulzimin e 21 Janarit, Lulzimin e bashkisë së Tiranës, Lulzimin  e opozitës së vjetër, që edhe pse përbetohet  nuk të bind, edhe pse  mundohet  të flasë si “kryeministër”, apo dhe si “qytetar i thjeshtë”, sërish nuk të bind gjëkundi…

Next Post
40 vjeçarja i jep fund jetës në një ndërtesë të braktisur

40 vjeçarja i jep fund jetës në një ndërtesë të braktisur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

March 25, 2026
Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

March 25, 2026
Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

March 25, 2026
U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

March 25, 2026
“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In