• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse nuk ngjit çifti Berisha – Meta?

by Mero Baze
09/08/2022 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dështimi i protestës së fundit i paralajmëruar me aq bujë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, vlen më shumë për të kuptuar krizën e çiftit Berisha- Meta, se sa krizën e frymës opozitare në vend. Ilir Meta është një armik i pamëshirshëm i çdo aleati të tij, për shkak të paranojës, por dhe përpjekjes për ta kushtëzuar atë në marrjen paraprake të pjesës së tij, para çdo beteje.

Por me Sali Berishën ka më shumë se sa kaq probleme.

Së pari, deri në shtator ata i kanë raportet e ngrira, pasi Ilir Meta do të përballet me ndryshimet ligjore në Kuvend, që i hapin rrugë hapjes së dosjes së tij të bashkëpunimit me Sigurimin e Shtetit. Bashkë me këtë nismë ligjore, Partia Demokratike zyrtare ka paraqitur dhe një projektligj që kërkon të futet tek ligji i dekriminalizimit, përjashtimi nga jeta politike e çdo politikani që ka lidhje me Sigurimin e Shtetit.

Sali Berisha është në provë në këtë betejë, për të mbrojtur Ilir Metën, edhe pse realisht nuk ka gjë në dorë, pasi qeveria i ka votat që i duhen për ndryshimet ligjore.

Por kjo i intereson pak Ilir Metës. Ai kërkon ta hedhë Sali Berishën në një betejë publike për të mbrojtur bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe mos hapjen e dosjeve, çķa është në fakt shkatërrimi formal i figurinës së tij si lider i së djathtës shqiptare.

32 vjet pas rënies së komunizmit, Ilir Meta do ta detyrojë Sali Berishën të bëhet luftëtar ekstremist i mbrojtjes së Sigurimit të Shtetit. Ky është një lloj shpagimi për gjithë pengmarrjen 32- vjeçare të Ilir Metës nga Sali Berisha, por nga ana tjetër dhe një goditje për ta bërë atë të pavlefshëm si politikan opozitar.

Sali Berisha duhet të ndajë mendjen, nëse do t’i krijojë besim Ilir Metës dhe të poshtërohet për shkak të aleancës me të, apo të përpiqet të ruajë profilin e tij të rremë si lider “antikomunist” dhe të kërkojë të hapet dosja e tij.

Në të dy rastet Ilir Meta ja ka bërë gjëmën rolit të tij si drejtues opozite. Në rastin e pare, e poshtëron dhe zhvlerëson, në rastin e dytë, ndahet përgjithnjë me të.

Së dyti, pas shatorit, kur Meta të jetë përjashtuar me nismën ligjore nga drejtimi i opozitës dhe Berisha të vazhdojë, edhe pse ka dy “non grata” mbi shpinë, roli i Ilir Metës kundër tij, do të jetë dhe më shkatërrues. Ai do ta marrë atë me vete me çdo kusht.

“Reflektimet” e tij aq të njohura për partnerët politik dhe mosbesimi i thellë ndaj tyre, do ta vënë Berishën para një sulmi të shumanshëm, pasi socialistët mund t’i hedhin benzinë zjarrit dhe të kërkojnë dhe përjashtimin e personave “non grata” nga politika.

Së treti, prova e zjarrit do të jenë zgjedhjet lokale që po afrojnë. Meqë Ilir Meta e quan veten të djegur për kandidaturën e tij për kryebashkiak të Tiranës, Sali Berisha do të duhet t’ia dorëzojë atij kapitalin politik në shenjë pajtimi, duke i hapur krahun dikujt tjetër ne Tirane dhe shumë bashki të rëndësishme të Shqipërisë. Atë që Ilir Meta i bëri më 6 mars, kur praktikisht i dha PD-në Berishës.

Nëse Berisha nuk e bën, ai do të forcojë paranojën e këtij të fundit se kjo është një lojë mes Erion Veliajt dhe Sali Berishës.

Në të gjitha variantet, dyshja Berisha- Meta është një çift problematik, mosbesues, që nuk krijojnë dot familje opozitare. Akoma më keq, ata janë një çift që nuk krijon dot as pasardhës, pasi janë të ndëshkuar si një çift që nuk lind më fëmijë. Si të tillë, ata deri në shtator, mund ta shtyjnë sikur bëjnë pushime dhe të lënë tribunat e protestave fals bosh, pasi nuk gjejnë dot vendin se ku do rrijë njëri, e ku do te rrijë tjetri, por pas shtatorit do kenë shumë pak gënjeshtra në dispozicion. Dhe më shumë paranoja për njëri- tjetrin.

Next Post
Abedin Preza, Islam Spahiu, Uran Kostreci

Abedin Preza, Islam Spahiu, Uran Kostreci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca nxjerr në treg 10 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, kompanitë ulin çmimet e karburantit

Franca nxjerr në treg 10 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, kompanitë ulin çmimet e karburantit

November 2, 2026
Protestat/ Rama publikon videon, tjetër thirrje studentëve për dialog

Protestat/ Rama publikon videon, tjetër thirrje studentëve për dialog

November 2, 2026
Reshje shiu dhe dëbore, çfarë na pret në 3 ditët e ardhshme?

Moti i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit

November 2, 2026
Tragjedi në Florida, 9 viktima nga rrëzimi i avionit privat, detaje tronditëse nga komunikimet e fundit të pilotit

Tragjedi në Florida, 9 viktima nga rrëzimi i avionit privat, detaje tronditëse nga komunikimet e fundit të pilotit

November 2, 2026
Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e vendit

Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e vendit

November 2, 2026
FBI akuzon Korenë e Veriut për vjedhjen e mbi 6 miliardë dollarëve nga Binance

FBI akuzon Korenë e Veriut për vjedhjen e mbi 6 miliardë dollarëve nga Binance

November 2, 2026
Ukraina dhe Rusia përballen me sulme kibernetike ndaj sistemit të tyre të alarmit për sulme ajrore

Ukraina dhe Rusia përballen me sulme kibernetike ndaj sistemit të tyre të alarmit për sulme ajrore

November 2, 2026
Trump vijon fushatën elektorale, u bën thirrje amerikanëve të votojnë për republikanët

Trump vijon fushatën elektorale, u bën thirrje amerikanëve të votojnë për republikanët

November 2, 2026
Tragjedi në Florida, avioni privat rrëzohet në një zonë të banuar, humbin jetën 9 personat në bord (VIDEO)

Tragjedi në Florida, avioni privat rrëzohet në një zonë të banuar, humbin jetën 9 personat në bord (VIDEO)

November 2, 2026
Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In