• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse nuk bindën dy vendimet e para të kësaj Gjykate Kushtetuese të re dhe një historik i shkurtër?!

by Ylli Pata
24/06/2021 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Shqipëria nuk se nuk ka traditë në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, përkundrazi në 30 vjet, institucioni që intepreton ligjin themeltar të shtetit ka vënë piketa të rëndësishme në historinë 30 vjeçare të tranzicionit.

E këto piketa janë vënë nga juristë me eksperiencë, që edhe pse kishin barrën a akuzave si të lidhur me njërën anë të politikës, gjithsesi kanë dhënë prova që kanë vendosur pika mbi “i” në mënyrë që të ngushtojnë sadokap lirinë e liderëve politikë për të bërë çfarë duan, por edhe për të dhënë precedentë të forcimit të institucioneve që janë të pavarura.

Shansi që ju dha këtyre gjashtë anëtarëve të rinj, përveç kryetares që është në largim, është se kanë mundësinë që t’ju japin curriculumeve dhe përvojës së tyre profesionale një peshë mjaft të rëndësishme.

Janë zgjedhur si janë zgjedhur, janë në moshë dhe përvojë përgjithësisht jo të shtyrë, megjithatë kanë një mbështetje “me pash” nga dy fuqitë më të mëdha që janë SHBA dhe BE.

Të ardhur në krye të Gjykatës që ndan “shapin nga sheqeri” përsa i përket përplasjes institucionale, ata patën shansin që të hyjnë si pasojë e largimit en block të anëtarëve të vjetër si pasojë e procesit të vettingut. Me një fjalë janë totalisht të mbrojtur nga sulmet e politikës, kanë motivim e shpërblim më të madh se parardhësit e tyre. Kanë presion? Normal, por kjo është fakt që dihet, pasi gjithmonë Gjykatat Kushtetuese punojnë nën presion.

Por një gjykatës kushtetuese, në thelb ka profilin e tij qytetar, që e transplanton brenda gjithë normave dhe teknikës legjislative për të hartuar një vendim që vulos parimet kushtetuese që libri i parë i Republikës i përcakton.

Që do të thotë, se pritshmëria publike e këtij grupi që sot janë pjesë e Kushtetueses është që të zgjidhë konfliktin absurd ndërmjet Kuvendit e Presidentit në vend, nëpërmjet vendimeve të qarta, që thjeshtë i japin të drejtë njërit nga institucionet, por vendos precedent që sidoqoftë të mos përsëritet më.

Në vendimin e parë, ai që bëhet fjalë për mosdekretimin e ministrit të Jashtëm, Genc Caka, nga ana e Ilir Metës, në dispozitiv, ka të qartë logjikën se Presidenti nuk mund t’i hyjë në kompetencë as qeverisë, e as Kuvendit, por Gjykata Kushtetuese nuk e ka ndarë këtë gjë qartësisht, që të ndalojë në mënyrë të prerë një përsëritje të fenomenit.

Ndërkaq, në rastin e shprehjes së parë të Kushtetueses për zgjedhjet e 30 qershorit, situata është edhe më keq se kaq. Vendimi për të kërkuar opinion nga Komisioni i Venecias, vetëm vendim nuk është. Këtë anëtarët e Kushtetueses, mund ta kishin bërë kur ata e shikonin të arsyeshme, që mjeshtrat konsitucionalistë të komisionit “Demokracia Nëpërmjet Ligjit” ta kishin ndihmuar institucionin tonë për të pasur një bagazh juridik sa më të gjerë në çështjen në fjalë.

Mos shprehja tregon një karakter që Gjykata Kushtetuese aktuale i ka vënë vetes, një karakter që përkthehet tek droja apo frika për të prerë “nyjen gordiane”.

Pra anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që 3 janë zgjedhur nga Parlamenti e 3 nga Ilir Meta, me polmika të shumta, dhanë një sinjal se ata nuk duan të përballen. Kur si përshkrim pune Gjykata Kushtetuese duhet ta përballë problemin që kanë nxjerrë institucionet, e jo ta shtyjë këtë dhimbje.

E këto dy vendime, japin një precedent jo optimist për vendimin e pritshëm që pritet për vendimin në lidhje me shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës që ka vendosur Kuvendi i Republikës.

Gjykata Kushtetuese, edhe pse nuk ka qenë një gjykatë perfekte në vite, ka krijuar një precedent, është munduar të japë një shenjë për të vendosur një shenjë të shtetit ligjor e të ndarjes së pushteteve në vend.

Në vitin 1992, Gjykata jonë Kushtetuese, pranoi kërkesën e opozitës, pra PS-së, që të rrëzohej emërimi i Këshillit të Lartë i Drejtësisë, ku u zgjodhën deputetë të PD-së. Kushtetuesja vendosi që të pranonte kërkesën e PS-së.

Në vitin 1994, Prokurori i Përgjithshëm, i asaj kohe, Alush Dragoshi, ka refuzuar që të përgjigjet në Kuvend pyetjeve të opozitës, e PS e çon kerkesën në Kushtetuese. Jemi në 25 shkurt 1992, kur Sali Berisha ishte në kulmin e pushtetit të tij. Gjykata Kushtetuese i thyen hundët Prokurorit të Përgjithshëm që ishte një njeri i Berishës dhe i jep të drejtë PS-së.

Por në vitin 1995, kur pushteti i Berishës u bë edhe më i fuqishëm, Gjykata Kushtetuese hyri në lojë pro Sali Berishës dhe shpalli antikushtetues vendimet e kreut të Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi. Në këtë rast Gjykata Kushtetuese doli jashtë vetes, pasi gjykonte aktet e një pushteti që s’kishte lidhje me të.

Kushtetuesja thjesht interpreton ligjet themeltare të shtetit, por nuk hyn në tagrin e një pushteti të pavarur siç është gjyqësori. E prej kësaj date, Kushtetuesja e drejtuar nga Rustem Gjata shërbeu si noteri e pushtetit të Sali Berishës.

Por megjithatë, në disa raste, kjo gjykatë edhe i ka dhënë frymë sistemit, duke kudnërshtuar “Zeusin”. Siç është rasti i rrëzimit të dekretit të Sali Berishës për të shkarkuar kreun e bashkisë së Ballshit Ismet Beqiri.

Pas vitit 1998, Gjykata Kushtetuese nën drejtimin e Fehmi Abdiut, strukturoi më fort, fuqinë e këtij institucioni në mbrojtje të institucioneve të pavarura. Kjo gjykatë, ka rrëzuar dy herë vendimet e Parlamentit për të shkarkuar Prokurorin e Përgjithshëm. Vendimi i parë solli edhe një tërmet politik kur kryeparlamentari Namik Dokle dha dorëheqjen.

Edhe pse pas vendimit të parë për shkarkimin e kryeprokurorit Arben Rakipit, mazhoranca e Sali Berishës shkarkoi Theodhori Sollakun, sërish Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë këtë vendim. Në të dy rastet Prokurorët nuk u kthyen në punë, pasi Gjykata nuk u shpreh për këtë aspekt, por në një farë mënyre isntitucioni që intepreton ligjin themeltar të shtetit, vuri një fre.

E sot, kur kjo Gjykatë që ka tërë lirinë e motivimin e nevojshëm, tregohet as mish e as pesh, kur i duhet edhe në sajë të rrethanave konkrete që të ndërhyjë që të çlirojë institucionet. Të frejonë Presidentin që të përdorë kompetencat e tij pa fre, por edhe të vendosë një disiplinim të konturuar për mazhorancat, qeveritë, edhe Parlamentin.

Bëhet fjalë për një institucion bazë të shtetit shqiptar siç janë zgjedhjet, në këtë rast zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Ilir Meta i ka çdekretuar, duke rrëzuar jo vetëm dekretin e vet, por një proces që ishte në fund të saj, vetëm për arsye politike të ngushta. Nuk i ka rrëzuar si President, por si lojtar politik në garë. E këtë Gjykata Kushtetuese nuk mund ta lërë varur…

TemA

Next Post
A duhet t’i besojmë Petrit Vasilit?! Kur ishte Ministër i Shëndetësisë i dha miliona euro tendera Luçit, djalit të dajës

Tit Vasili i LSI sulmon ndërkombëtarët: Mbyllën sytë ndaj kapjes mafioze të Drejtësisë, zhgënjim dhe dështim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisioni i Etikës shqyrton nesër kërkesën e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të PD

“Shfaqja e sotme e deputetëve të opozitës”/ Zotërinj deputetë, jemi gati për të filluar seancën? Fillojmë… një minutë boks (VIDEO)

December 18, 2025
Zelensky bisedë telefonike me shefin e NATO-s: Ditë të rëndësishme po vijnë për Ukrainën

Presidenti Zelensky jep paralajmërimin e ashpër ndaj udhëheqësve të BE-së: Miratoni kredinë nga asetet ruse

December 18, 2025
PD mbështeti kërkesën e Lapajt për rinumërimin në Fier, Luan Baçi: Nuk është legjitimim i farsës

Protesta e PD, si do të organizohet? Luan Baçi: Ora dihet kur fillon, por nuk e dimë kur përfundon

December 18, 2025
Miratohet marrëveshja mes dy shteteve për fluturimet nga Shqipëria në Kanada

Historike nisja e linjës Tiranë-Toronto/ Për herë të parë fluturime direkte Shqipëri-Kanada, ja kur do nisin

December 18, 2025
Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, zbulohet dita kur mblidhet Këshilli për Mandatet

SPAK kërkesë Kuvendit për çështjen Balluku: Seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura

December 18, 2025
“Po na provokojnë për Kosovën”, Rusia: BE ëndërron të prishë lidhjen me Serbinë, por pa sukses

“Po na provokojnë për Kosovën”, Rusia: BE ëndërron të prishë lidhjen me Serbinë, por pa sukses

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

“Na jepni një vend në tryezë!”/ Rama për “The Observer”: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë

December 18, 2025
Kalorësit e apokalipsit të gjelit të detit!

Kalorësit e apokalipsit të gjelit të detit!

December 18, 2025
Përplasjet dhe përçarjet brenda PD po thellohen?! Anëtarëve të PD në Elbasan u kërkohet të bojkotojnë takimin e Salianjit: E organizon Suel Çela

Reagon Salianji: Berisha më largoi si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë! PD: S’ka pasur një detyrë të tillë, por është vetëpërjashtuar pas..

December 18, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Të dëshpëruar, që nuk gëzojnë dot shanset që po u jep drejtësia

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In