• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse ne nuk e njohim pronarin e tokës që ka zaptuar “Nënë Liza”?

by Mero Baze
12/02/2022 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Për gati një muaj në ekranet tona është shfaqur një personazh që në fakt nuk është personazhi simbolik I protestave siç duan ta portretizojnë, pro personazhi simbol I tranzicionit shqiptar dhe paftyrësisë së politikës shqiptare.

E quajnë “Nënë Liza”. Veshja gjuha dhe biografia e shpjeguar e saj, na tregojnë një malësore që tranzicioni e ka përplasur në Tiranë bashkë me fisine saj. Kanë ndërtuar disa shtëpi në një cep të Tiranës ku ka qenë dikur fermë dhe tani duan të trajtohen jo vetmë si pronarë I shtëpisë që kanë ndërtuar por dhe I tokës.

Nënë Lizës I hapin rrugë të gjithë. Policët bëjnë sikur e zbojnë nga rrënojat e shtëpisë, por në fakt e lënë aty. Deputetët e PD, këta që përherë betohen se një ditë prona do ti kthehet pronarit, e marrin në krahë dhe e sjellin në Kuvend. Ata të “Foltores” së Sali Berishës, që në fakt është prodhuesi I “Njeriut të ri” të quajtur “Nënë Liza”, ka gjetur dhe mënyrën se si ta mbaj gjallë zemërimin e Nënë Lizës, duke I thënë se asaj do tia prishin shtëpinë se do ndërtojnë kulla Rama me Bashën.

Vet Nënë Liza ngjan një komuniste e thekur në formimin e saj. I akuzon policët se po sillen “si xhandarët e Zogut”, një krahasim që tregon indoktrinimin e periudhës komuniste kur krahasimet negative, bëheshin me Zogun dhe më pas thotë jo pa simpati, se “Enver Hoxha nuk të linte të flinje jashtë ta jepte një shtëpi”.

Pas kësaj I ka kapur të ghithë një dashuri e pashpjegueshme për Nënë Lizën. Deputetë të majtë e të djathtë I rrijnë në krah, I japin të drejt, I shpjegojnë shifrat etj. Edi Rama zbret nga makina e thërret në zyrë, I shpjegon kontratën që ajo merr metër për metër shtëpi të ligjshme, aq sa metra ka të paligjshme.

Shtypi e shpall heroinë. Dhe minimumi tani të gjithë janë të bindur se Nënë Lizës nuk I duhet ngrënë haku. I duhen dhënë metër për metër gjithë çka ndërtuar në mënyrë të paligjshme mbi tokë të botës. Po rNënë iza dhe soji I protestuesve duan dhe më shumë. Duan të trajtohen si zot të asaj toke dhe të negociojnë të adhmen e zhvillimit të saj.

Ajo tani është një “heroinë” që I duhet vënë nderi në vend, fal një politike hipokrite që kërkon të bëj personazhe të tilla, simbol të kauzave të gabuara të tyre, këto tridhjet vjet.

Në gjithë këtë deba, ne e njohëm Nënë Lizën, të afërmit e saj, ca djem të rinjë që kanë qindar mijëra euro makina luksoze por që luftojnë bashkë me Nëna Lizën, të mos I dorzojnë ato që kanë zaptuar etj.

Vetëm një njeri nuk e njeh askush dhe nuk flet askush për të. Pronarin e tokës që ka zaptuar Nënë Liza, nipat mbesat e fisi I saj. Ai nuk ndihet, nuk flet, nuk ka zë, nuk e adhuron njeri, nuk bën njeri betejë për të.

Dhe mirë me kaq. Se të pakën është I harruar. Se nëse ndodh dhe ja mësojnë emrin mund të jetë i sulmuar dhe I përbuzur.

Kjo është Shqipëria evitit 20022.

Nëse shkon tek fshati I Nënë Lizës dhe kalon pa dashje në një livadh pa gardh, mund të dal prap Nënë Liza tjetër aty e të thotë “se po shkel mbi livadhet e fisit tim e jemi në gjak”. Nëse Nënë Liza vjen në Tiranë, zapton tokë dhe pastaj kërkon të drejtat e saj, bëhet heroinë e Shqipërisë.

Dhe kjo ndodh se “njeriu I ri” I këtyre trdhjet viteve është Nënë Liza, kurse I humburi është pronari legjitim. E djathta shqiptare që gjoja do mbronte pronat është me Nënë Lizën. E kanë shpallur ikonë të tyre. Madje dhe politikan të pavarur të së djathtës që kanë një fije persoanliteti sa i përket pronarëve dhe pronave, kanë zgjedhur “Nënë Lizat” tek IUnaza e re, pasi ashtu siguronin mandate deputeti. Nuk po flasim më për PD e Berishën pasi ata janë prodhuesit e njeriut të ri të quajtur “Nënë Liza.

Kjo është arsyeja që ne nuk e njohim pronarin e tokës që ka zaptuar Nënë Liza. Po të luftonim dhe për atë, si për Nënë Lizën, sot nuk do ti kishim këto probleme. TEMA

Next Post
FOTOT/ Nga Ronaldo te Ariana Grande e Selena Gomez, ja 10 llogaritë më të ndjekura të Instagramit

Festa e Justin Biber kthehet gati në tragjedi: Plagosen me armë tre persona

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Nana Liza viktime e politikes se piset per vita. Toka i takon pronarit .Qeverua i strehoi dhe mire beri

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In