• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Lulzim Basha u “është dorëzuar” zgjedhjeve?

by Mero Baze
31/10/2018 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Ka disa gjëra që kanë ndryshuar, që e kanë detyruar Bashën të mbajë ndezur shpresën për të hyrë në zgjedhje. Zhvillimet e reja nuk kanë të bëjnë me rritjen e forcës së opozitës, por me zhvlerësimin e disa betejave ku ai kishte projektuar shpresën për të justifikuar bojkotin dhe lëvizjen revolucionare.

Fillimisht ka ndodhur një revansh i shtetit kundër grupeve kriminale, dhe kjo, duke prekur edhe grupe që kanë dhe interferencë politike me të majtën. Duke u përshëndetur nga faktori ndërkombëtar dhe duke parë se pushteti nuk ka komplekse të godasë dhe “njerëz të tij”, opozita ndjehet më pak e sigurtë për të bërë politikë me emra kriminelësh.

Në çdo qytet të Shqipërisë, opozita përmend vetëm një palë. Në Shkodër përmend Bajrët dhe i meket goja për ata që ka këshilltarë grupi, në Elbasan përmend një palë dhe shkon drekon tek të tjerët, në Shijak mban në tavolinë Agron Dukën dhe sulmon Avdulajt, që janë shtabi i tij elektoral, e kështu me radhë në çdo qytet.

Aq qesharake u bë puna, sa dhe Berisha, që nuk lë thashetheme grash pa botuar, e qepi gojën për ngjarjen në Bllok, se i mërzitej fisi i gruas dhe nusja e djalit.

Duke ndjerë se është radha e atyre që nuk përmendin dot, Basha shikon si të vetmen shpresë mbajtjen e grupit me gajret që do hyjmë në zgjedhje, para se partia t’i ikë tërësisht nga duart.

Nga ana tjetër, kanë ndodhur zhvillime me dy ish- ministrat e Brendshëm të PS, që ajo i kishte “kalë beteje”.

Saimir Tahirin PD e sulmoi jo për shkak të ndonjë aktiviteti të provuar kriminal në Shqipëri, por se i dolën përgjimet në Itali, mes Habilajve. Tani ato përgjime ranë nga vetë gjykata italiane dhe PD po përpiqet të rihapë debatin, duke ndërruar “kalin e betejës” kundër tij. Mund ta bënte këtë një vit më parë, por nuk e bëri.

Beteja për të cilën ajo mendoi se do ta fitonte ndaj Tahirit, sot është e humbur.

E njëjta gjë dhe me Fatmir Xhafajn. Fokusimi i tyre se Fatmir Xhafaj ka një vëlla problematik dhe se pushteti i tij ka ndihmuar villain, ra bashkë me telenovelën e “Babales” dhe tani e gjithë beteja ndaj Fatmir Xhafajt, ka përfunduar në mënyrë qesharake, duke i kërkuar të tregojë pse ka dhënë dorëheqjen.

Kjo është e vetmja opozitë qesharake në botë, që në ditën që duhet të gëzohej pse largoi Xhafajn, i kërkon atij me dëshpërim të “tregojë” pse. E thonë me një dëshpërim që u del nga shpirti, pasi në fakt, ikja e tij i ka lënë pa argumente.

Dhe për ta kuptuar dëshpërimin e tyre, shikoni me sa shpresë shikojnë nga zyra e presidentit Meta, që të mos dekretojë ministrin e ri, pasi ky ka qenë ushtarak i lartë i kohës së PD dhe të vetmin gabim që paska bërë, është se nuk ka pranuar që të përdoret ushtria në fushatën elektorale, kauzë që opozita sot e ka kryesore.

Pra, dëshpërimi i tyre vjen nga fakti si i vetmi “cen” i ministrit të ri, është halli i opozitës së sotme, e cila ankohet se ushtria apo policia përdoren politikisht. Dhe Lleshi edhe këtu e ka biografinë e mirë.

Së fundmi, opozita ndjehet e pasigurt dhe tek raportet brenda saj.

Lulzim Basha po shtyn kthimin në Kuvend dhe sqarimin me aleatët për reformën zgjedhore, pasi nuk do të ballafaqohet me atë problem.

Ai e la të lirë shumicën të bënte qejf në vjeshtë në Kuvend, edhe pse kishte njoftuar revolucion, vetëm nga frika që Basha ka të kthehet në Kuvend e të diskutojë për reformën zgjedhore, e cila mund ta ndajë atë dhe nga ata pak aleatë që ka rrotull. Se në fakt, Basha do këtë sistem që është, dhe këtë nuk e thotë dot me zë të lartë.

Për të gjitha këto zhvillime, që në fakt janë kanë zhbërë “revolucionin” e shtatorit, tetorit dhe nëntorit, Basha ka vetëm një rrugë, të shmangë dëshpërimin final të opozitës dhe t’i mbajë me garjet që do hyjnë në zgjedhje.

Nuk është pak, po ta mendosh që Berisha rekomandon të kundërtën. Të paktën është i vendosur që kur vjen puna tek karrigia, mes saj dhe Berishës, zgjedh karrigen e tij.

Next Post
Tifozët e Realit do të fishkëllejnë Ramosin

Tifozët e Realit do të fishkëllejnë Ramosin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In