• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Iliri e Lulzimi, nuk bëhen dot protagonistë të kësaj situate?

by Artur Ajazi
26/03/2020 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Edhe pse u përpoqën të dalin në “krye” të detyrave dhe të duken si “shpëtimtarë” të shqiptarëve, Ilir Meta dhe Lulzim Basha nuk arrijnë të bëhen dot protagonistët realë dhe seriozë të kësaj situate, nëpër të cilën po kalon edhe Shqipëria.

Eshtë vërtetë që ndodhemi para një situate serioze për shëndetin e popullatës, një situatë e cila në rast se Edi Rama nuk do të kishte reaguar me urgjencë dhe me masa rradikale, duke angazhuar gjithë shtetin mund të ishte përkeqësuar maksimalisht.

Shpejtësia me të cilat kryeministri vendit, ndërmori masat ekstreme, vendosmëria me të cilën ai u imponoi shqiptarëve të kryenin detyrimet dhe detyrat e paracaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, vëmëndja me të cilën ai dëgjonte dhe implementonte këshillat e specialistëve të fushës, e kthyen shumë shpejt zotin Rama, në shpresë dhe besim për çdo qytetar ende të painformuar dhe të pabindur deri dje. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi të vetmit që dolën me “hunj” për të penguar Edi Ramën në masat e tij radikale, duke pretenduar madje se “po privonte qytetarët nga liria e lëvizjes” ishin ata që edhe në ditët e një situate të jashtëzakonshme ti “qante” zemra për pak pushtet.

Ç’nuk bënë ata në fillim, dhe ç’nuk po trazojnë ata sot e kësaj dite, pavarësisht se hiqen sikur janë “bashkë me qeverinë” apo se “mbështesin mobilizimin dhe masat e marra nga Rama”. Duke mos patur rrugëdalje tjetër, dyshja Ilir dhe Lulzim, nisën “gërshetimin” e rregullt mes tyre të “kërkesave dhe ankesave” ndaj qeverisë, pasi u “qante” zemra për popullin. E ndërsa njëri kërkonte “të mos paguhet uji, dritat, taksat, tatimet”, tjetri kalonte tek kërkesa tjetër “për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare”.

Dhe më në fund, ja dhe KSK-ja u mblodh. Iliri donte të bëhej pak “protagonist”, të mbahej mënd, se edhe ai bëri diçka kur ishte kriza e virusit, dhe nuk qëndroi në bunker. Por duket se fati, dhe më shumë se kaq, Zoti, e ka paracaktuar se ky vend, do të ketë gjithmonë protagonistin e vet, njeriun e duhur në situata e gjendje të jashtëzakonshme.

Për shqiptarët, duket se Edi Rama, mbetet njeriu i duhur, apo “gjetja” e paracaktuar që në ditët e hallit të madh, tregoi se ka aftësi të çmuara të mposhtë të keqen dhe frikën e shqiptarëve, se po tregon se ka aftësi tu heqë shqiptarëve barrën dhe stresin, duke rizgjuar tek ata sensibilizimin, solidaritetin, dashurinë për njëri-tjetrin, duke rritur shpresën dhe besimin, se fitorja mbi të keqen është e padiskutueshme.

Askush në këtë vend, nuk e beson edhe sot e kësaj dite, se Lulzim Basha dhe Ilir Meta do të kishin bërë atë që ka bërë, dhe po vazhdon të bëjë, çdo orë dhe çdo ditë Edi Rama për shqiptarët, njeriu që nuk vuan për “protagonizëm dhe heroizëm”, por thjesht për të bërë mrekullinë për vendin.

Next Post
Epiri i Veriut, një falsitet i shtrirë në 20 shekuj dhe që helmon marrëdhëniet shqiptaro-greke

"Largimi i Kurtit hap perspektivën e errët të ndryshimit të territoreve"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In