• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Ilir Meta, do të shkarkojë presidentin Meta?

by Mero Baze
13/11/2018 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Përpjekja e presidentit Ilir Meta për ta vazhduar betejën kundër dekretimit të Sandër Lleshit, si betejë ligjore, pasi pranoi të humbasë betejën për shkak të “bindjeve” të tij, është një hap para i betejës finale, kur ai do ta refuzojë atë për arsye politike, çfarë është në të vërtetë arsyeja e gjithë këtij debati të panevojshëm.

E vetmja gjë e qartë në këtë histori, është që presidenti është përfshirë në betejën politike në vend, duke humbur neutralitetin e nevojshëm që i siguron atij detyrimin për të qenë përfaqësues i unitetit kombëtar.

Në rastin konkret, presidenti është bërë palë qysh me deklaratën e tij të parë, kur quajti pushtetin e Edi Ramës “pushteti i Sekretaritë të parë”. Nga ky moment e pas, ai vetëm po përpiqet ta mbajë ndezur debatin, dhe të forcojë rolin e tij si palë në këtë debat.

Kalimi Iitij nga raundi i parë, kur e refuzoi për shkak të binjdeve të veta, në raundin e dytë, kur pretendon se është i paqartë për 14 pika, është thjeshtë përpjekje për ta mbajtur krizën hapur.

Një president që vendos të mos e dekretojë për shkak të bindjeve, nuk ka pse e pranon kërkesën e dytë dërguar nga kryeministri, pasi e mbyll me mosdekretimin e tij në heshtje.

Fakti që presidenti Meta e pranoi ridërgimin e kërkesës nga kryeministri, hedh poshtë betejën e tij të pare, për shkak të bindjeve, dhe bën qesharake gjithë arsyet e dyta të paraqitura prej tij.

Por krye-arsyeja që ka paraqitur, është totalisht e papranueshme dhe shkarkon vetë Ilir Metën nga detyra e presidentit.

Është fjala për debatin se kur duhet të dorëhiqet nga funksionet, dikush që zgjidhet në një post, i cili nuk përputhet me pozitën tënde aktuale.

Në këtë rast, zoti Meta thotë se Sandër Lleshi, nuk mund të bëhet minister, pasi është ende gjeneral me gradë.

Nëse kjo do të ishte një kusht juridik, atëhere zgjedhja e Ilir Metës si president, është e paligjshme, pasi ai është zgjedhur president, duke qenë kryetar partie, dhe akoma më keq, ka bërë fushatë elektorale agresive, duke kërcënuar gati si bandit.

Nëse do të pranojmë tezën e tij për Sandër Lleshin, që duhet të dorëzonte gradat para kandidimit, në një funksion tjetër, atëhere ai vetë duhet të pranojë se është një president i paligjshëm

Si kandidat për president, për të shmangur papajtueshmërinë me detyrën, “Presidenti i Republikës”, përpara se të zgjidhej në detyren e kreut te shtetit, duhej:

– Të jepte dorëheqjen nga funksioni i deputetit, sepse ka votuar për veten e tij;

– Të jepte dorëheqjen si kryetar partie, sepse ka papajtueshmëri;

– Të mos bënte fushatë elektorale si president i zgjedhur.

-Të frenonte dëshirën e gruas për t’u bërë dhe kryetare formale e LSI, pasi “Zonja e Parë” është funksion i rregulluar me ligj dhe zëvendësohet kur divorcohesh, ose vdes.

Në kohën e zgjedhjes, por edhe pas zgjedhjes nga Kuvendi, ai i ka gëzuar këto funksione, deri në momentin e betimit.

E njëjta situatë ndodh edhe me ministrat. Ata emërohen dhe në momentin e miratimit nga Kuvendi, por përpara betimit, duhet të mos jenë në këto funksione. Ky është kuptimi i shmangies së papajtueshmërisë dhe parandalimit të konfliktit të interesit, me të cilën presidenti Meta ka nisur raundin e dytë të betejës kundër dekretimit të Sandër Lleshit, ministër i Brendshëm.

E ka nisur me një precedent që e shkarkon atë nga president.

Pas kësaj, më e ndershme do të jetë që presidneti Meta të hyjë në raundin e tretë të betejës së tij, që është dhe beteja e vërtetë.

Të thotë nuk dua ta shkarkoj dhe t’i bëjë thirrje opozitës të djegë mandatet, duke mos shkelur më në Kuvend, nëse Edi Rama e mban atë ministër.

Kjo është një arsye më e fortë politike, se sa këto që gjejnë përditë, jo heqja e shqiponjës, jo prishja e shtëpive, jo deklaratat e Abdulajve etj.

Kështu do të kemi një lider real opozite në karrigen e kreut të shtetit, në shkelje të Kushtetutës. Dhe mund të kemi realisht përse të debatojmë lidhur me ata që duan të mbrojnë Kushtetutën.

Next Post
SHBA/ Fitore surprizë e kandidates demokrate në Arizonë, bastion i republikanëve

SHBA/ Fitore surprizë e kandidates demokrate në Arizonë, bastion i republikanëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

March 20, 2026
Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

March 20, 2026
Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

March 20, 2026
Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

March 20, 2026
Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

March 20, 2026
“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

March 20, 2026
“Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike

Salianji sfidon Berishën për kreun e PD, Bejko: Rruga më e mirë për partinë, të ndjekë statutin aktual

March 20, 2026
Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 20, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

March 20, 2026
“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In