• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse fushata elektorale e Berishës, filloi si fushatë kundër SHBA

by Mero Baze
05/04/2023 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Për të dytën ditë radhazi, Sali Berisha dhe mbështetësit e vet janë angazhuar në fushatë elektorale jo kundër Edi Ramës, por kundër SHBA. Në fillim Sali Berish pastaj sejmenë të tij, sulmuan me një fjalor rruge ambasadoren e SHBA në Tiranë, me akuza të pështira, për korrupsion, prona të paligjshme, “këste pagesash” etj., të cilat dëshmojnë dhe standardin e të “vërtetave” të Sali Berishës.
Sulmet pasuan një intervistë të ambasadores së SHBA Yuri Kim, e cila u bëri thirrje shqiptarëve të mos votonin politikanë dhe kandidatë që SHBA i ka dizajnuar si “non grata” për korrupsion dhe minim të demokracisë. Ajo përmendi me emër Sali Berishën, si simboli i politikanit që nuk duhet votuar por nga ana tjetër paralajmëroi dhe politikanë të tjerë “non grata”, afër pushtetit, që po mbështesin të afërm të tyre në këtë fushatë.
Po përse gjithë kjo egërsi e Berishës ndaj SHBA?
Së pari Sali Berisha mendon se beteja me SHBA i unifikon mbështetësit e tij, duke i bërë më radikal dhe më të pandikueshëm në vazhdimësi nga faktori ndërkombëtar. Duke qenë një politikan pa perspektivë politike për pushtet në Shqipëri, e vetmja shpresë e Sali Berishës, është të formoj një elektorat që është armiqësor me perëndimin që të mos ndikohet prej tij.
Dhe prova për këtë është beteja me ambasadorin e radhës së SHBA, siç ka qenë me të gjithë ambasadorët e mëparshëm të SHBA në Tiranë.
Kushdo që jep prova se është gati ta sulmoj ambasadoren e SHBA në këto momente, ka perspektivë të jetë afër tij dhe në të ardhmen pasi është një inkriminim bashkëpunëtorësh kundër SHBA, që i jep atij qetësinë e duhur.
Është kjo arsyeja që ata njerëzit më pa të ardhme brenda grupit të Berishës dalin vullnetarë kundër ambasadores për të hedhur një gur që të jenë të besuar të Berishës.
Së dyti beteja me SHBA pak nga pak përgatiti dhe alibinë e humbjes së thellë të Berishës dhe Metës në këto zgjedhje. Duke e nisur fushatën me polemika të ashpra me SHBA, shumë herë më të egra se sa me Edi Ramën, Berisha dhe Meta, janë duke përgatitur alibinë e rezultatit negativ të 14 Majit duke lënë të kuptohet se kanë humbur prej SHBA.
Kështu në rreshtimin arsyeve që ata do të bëjnë për humbjen, duke akuzuar Ramën se u “ka vjedhur zgjedhjet” do të përdorin si alibi faktin që ata u përfshin në betejë me SHBA dhe kjo favorizoi pushtetin.
Së treti fushata me SHBA është dhe një paralajmërim për kandidatët laramanë të opozitës të cilëve nuk u pëlqen kjo betejë.
Belind Këllici në Tiranë, Igli Cara në Durrës, Bardh Spahia në Shkodër e ndonjë tjetër, nuk është se janë të lumtur që partia e tyre e ka nisur fushatën me SHBA, para se ta nis me Edi Ramën.
Thellë thellë ata nuk janë aty si besnikë të Berishës por të përdorin votat e Berishës për të marrë mundësisht një cop pushteti. Dhe Berisha e di mirë këtë ndaj pret që dhe ata të zgjedhin, ose me SHBA, ose me atë. Ndryshe kur të humbasin nuk do kenë as alibi SHBA.
Nga ana tjetër dhe vet SHBA ka qartësuar deri në fund gjuhën ndaj Berishës, si një kundërshtar i SHBA në Shqipëri. Dhe SHBA nuk kompleksohet nëse Berisha fiton apo humbet vota nga kjo betejë me SHBA. SHBA nuke ka betejën me Berishën por ka aleancën me Shqipërinë si prioritet. Dhe duke pasur aleancën me Shqipërinë si prioritet ajoi thjesht është duke paralajmëruar shqiptarët për rreziqet ndaj vendit të tyre nëse votojnë Berishën dhe shokët e tij dhe jo për rreziqet që ka SHBA prej tyre. SHBA as i llogarit që janë gjallë ata që ka dizajnuar si “non grata” në Ballkan. Ajo i shikon ata thjesht si problem të Ballkanit. Siç shikon Rusinë e Putinit.

Next Post
VIDEO/ Kush është 25 vjeçari që vrau me sëpatë 4 fëmijë në çerdhe dhe plagosi 4 të tjerë

VIDEO/ Kush është 25 vjeçari që vrau me sëpatë 4 fëmijë në çerdhe dhe plagosi 4 të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri Carney: Kanadaja synon të bëhet ‘anëtari i parë i asociuar’ i BE-së deri në qershor 2027

Kryeministri Carney: Kanadaja synon të bëhet ‘anëtari i parë i asociuar’ i BE-së deri në qershor 2027

October 31, 2026
Franca përgatitet për një valë të re protestash për Halloween, në gatishmëri 70,000 policë

Franca përgatitet për një valë të re protestash për Halloween, në gatishmëri 70,000 policë

October 31, 2026
Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In