• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse forcat e “reja” u kthyen në parti tezesh të irrituara?

by Ylli Pata
21/07/2025 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ka pasur që në fillim një gjë që nuk shkon në partitë e reja të Adriatik Lapajt, apo edhe të Endri Shabanit, Arlind Qorit apo edhe Agron Shehajt.

Gjëja e parë që u vu re në partitë e reja në lançimin e tyre ende në syth ishte egocentrizmi. Në diskurs por edhe në akte, si në ide, ashtu edhe në veprime.

Sikur kryetarët e partive të reja të kishin një aparat në dorë që të masnin, (siç ndodh me telefonat që masin hapat) përsëritjen e frazës “Unë”, sipas të gjitha gjasave do të arrinin shifrën 15 mijë në ditë. E kjo vetëm në komunikimet që bënin në rrjetet sociale.

“Nyja frojdjane”-UNI pra, si kompleks apo edhe si mani, siç e kemi parë është shfaqur në të gjitha rasat e lakimit. Nga: “Unë do bëj, unë nuk do bëj, unë do bëhem, unë nuk do bëhem tek: Unë do të shkatërroj, unë do të pështyj në surrat, unë do të shkatërroj sepse unë kam harxhuar qimet e kokës. Unë nuk do ta lejoj, unë do të degradoj, e të tjera e të tjera.

Praktikisht, ky segment politik i fushatës, ka qenë një material i mrekullueshëm për profesor Edmond Dragotin, që të thellojë kërkimet e tij në kufirin psikologjik të pasojave të pushtetit në kultivimin e UNI-t.

Sipas të gjitha gjasave, kjo eksperiencë është një pellg i thellë për tu zhytur studentët e studiuesit e rinj të psikologjisë dhe sociologjisë, ngaqë material kanë pa fund. Për të arritur në përfundime se çfarë ndodh në trurin e njeriut tek frymorët mitomanë.

Të cilët realisht janë bërë shumë, që nga shkumëzimet e paneleve, parada e doktorëve e albanologëve autodidakt, kandidimi si alternative e re politike, e në fund “puçet” e armatosur të profesor Pillinçit që bëri namin në Theth dhe në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Të gjithë partitë e reja, në fakt jo vetëm tani, por prej vitesh tashmë, kanë vetëm një model të komunikimit publik. Daljen e “liderëve” të tyre thuajse non stop në televizione e rrjete, pa paraqitur apo prezantuar skuadrën me të cilat ata kanë marrë udhëtimin politik.

Askush nuk e di kush është zëvendësi i Adriatikut, Shabanit, Qorit apo Agron Shehajt. Maksimumi njihen aktivistë apo aktiviste të cilat luajnë rolin e subretës në emisionet e viteve 80 përballë një personazhi të famshëm. Ku “valleta” ishte thjeshte për të mbushur gotat e ujit apo për të thënë ndonjë broçkull për të thyer atmosferën.

Deri këtu në fakt, jemi në nivelin e përgjithshëm të partitokracisë shqiptare. Vetëm në vitet e para pas rrëzimit të komunizmit, pamë daljet e partive të reja jo si personazhe por si ekipe. Për pak vite, ekipet ranë, e na mbinë në bark kryetarët me të famshmen “partitokraci kryetarësh”.

Sistem që ka hyrë në dekadën e dytë, çka ka mbushur kushtet e transformimit apo kalimit në një fazë tjetër, e cila mund të ishte progresive ose regresive, apo konsolidim i këtij modeli. Përkatësisht kalimin në fazën 2.0 të kryetarokracisë e vulosur nga Rama-Berisha në marsin e 2008-s.

Por ajo që ndodhi më 11 maj ishte një zbulim i rëndësishëm i aftësive evolutive të gjallesave në një habitat të caktuar. Zbulim që sipas të gjitha gjasave do të entuziazmonte edhe Charles Darwin-in konservator për materialin e tij të përzgjedhur në Galapagos.

Grupet e përgjedhura për eksperimentin e reagimit të “partive të reja” në një sistem si i yni, arritën deri aty sa nuk e kishte bërë askush, madje edhe diktatori më i madh në historinë politike të vendit.

Enver Hoxha, për shembull, edhe pse i detyrohej shumë dhëndrit të vet, përkatësisht burrit të motrës , pasi i kishte financuar studimet, e kishte ndihmuar dhe mbajtur edhe në kohën kur ishte ilegal, në fund firmosi pushkatimin e tij.

Kjo ngjarje ndikoi shumë në ndërgjegjen demokratike të shqiptarëve, sa pas viteve 90, nepotizmi arriti të fitojë të drejtën e qytetarisë. Punësimi e trajtimi i familjarëve nuk ishte më tabu si në diktaturë, por një akt “qytetar”. Ndaj kemi sot “rezervate shtetërore” të institucioneve të rëndësishme si për shembull Banka e Shqipërisë apo ISSH-ja, ku janë përzgjedhur me kujdes “etalone” nga familjet më të rëndësishme të kastës politike të vendit.

Megjithatë, asnjëherë deri më sot nuk kishim ardhur në fazën kur motra, gruaja, kunati, daja apo tezja vendoset në listën e deputetëve, për ta shpëtuar atë nga “depërtimi i sistemit të vjetër”. Sali Berisha e ka pasur dëshirë të hershme integrimin e së bijës apo dhëndrit në Partinë Demokratike, por nuk e ka bërë, ngaqë ishte koshient, se kjo pikë do të derdhte gotën, edhe aq të mbushur të zullumit politik.

Të cilët, kupën pra, të rinjtë e përmbysën pa e çarë fare kokën. Dhe pasi krijuan një blindim tezesh, partneresh, dajash dhe motrash, nuk e patën aspak problem për të nisur luftën e brendshme për të mbrojtur sistemin e tezokracisë.

Duke nxitur kushërinjtë që “kanë harxhuar qimet e kokës” për të kërcënuar me jetë, apo personazhet të rrëshqitur nga të gjitha drejtimet, duke mbushur rrjetin me sharje që as në burgjet më të degraduara të Amerikës Latine nuk i dëgjon.

Ka mendime se kemi arritur në një kulm të rëndësishëm, ku vendi është pranë një revolucioni të madh: ose drejt një demokracie normale më në fund me rregulla të reja, ose një autokraci 2.0 që mund të rrëshqasë thjeshte e pa problem në një diktaturë, si ajo që pushkatonte kunetërit.

E fushata e instalimit të diktaturës, sipas gjasave do të kete si lajtmotiv sulmin masiv ndaj tezeve. Të shkretat, mund të kthehen në tabelë qitje si viktima të “ luftës ndaj pandëshkueshmërisë së tezokracisë”.

Next Post
Dollia shqiptare, zyrtarisht vlerë kombëtare e trashëgimisë! Studiuesi Sherif Bundo: Të përgatitet dosja për në UNESCO

Dollia shqiptare, zyrtarisht vlerë kombëtare e trashëgimisë! Studiuesi Sherif Bundo: Të përgatitet dosja për në UNESCO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbështesim integrimim e Shqipërisë në BE”- Hetimet dhe masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, ambasadori i Italisë: Çështjet e bashkëpunimit dypalësh…

“Mbështesim integrimim e Shqipërisë në BE”- Hetimet dhe masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, ambasadori i Italisë: Çështjet e bashkëpunimit dypalësh…

September 24, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Kodi Penal/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

September 24, 2026
Qeveria nis skemën e re të financimit për bizneset, aplikimet për kredi të butë hapen më 1 korrik

Programi i strehimit brenda vitit, 4 mijë kredi të buta për familjet e reja dhe 3 mijë subvencione për qiranë!

September 24, 2026
“Falenderoj dy lojtarët që zgjodhën Shqipërinë”- Alban Bushi paralajmëron para Ukrainës: Çdokush ta kuptojë, rrethi po ngushtohet

“Falenderoj dy lojtarët që zgjodhën Shqipërinë”- Alban Bushi paralajmëron para Ukrainës: Çdokush ta kuptojë, rrethi po ngushtohet

September 24, 2026
Nigel Farage ‘befason’ përsëri: Të huajt që vrasin ose përdhunojnë në Britani do t’i dërgojmë në burgje në Kosovë!

Bie mbështetja për Nigel Farage në Britani, partia e tij renditet e treta pas laburistëve dhe konservatorëve!

September 24, 2026
Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

September 24, 2026
Babai i terroristit të Banjskës, dëshmia: Ja sa para merrte im bir nga “Mbrojtja Civile”

BE reagon në trevjetorin e sulmit në Banjskë: Serbia të nxjerrë menjëherë para drejtësisë përgjegjësit!

September 24, 2026
“Po dëmtohet institucioni i SHISH”- Nikoll Lesi për publikimin e mesazheve të Vlora Hysenit: Nuk mundet që i gjithë kazani i SPAK të dalë në publik!

“Po dëmtohet institucioni i SHISH”- Nikoll Lesi për publikimin e mesazheve të Vlora Hysenit: Nuk mundet që i gjithë kazani i SPAK të dalë në publik!

September 24, 2026
EMRI/ Përplasi për vdekje vogëlushen gjatë manovrave me makinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar!

I shpallur në kërkim për “vrasje me dashje”, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë! Në pranga edhe i dënuari me 2 vite burg

September 24, 2026
Demo: Teknologjia, pjesë e sigurisë dhe shërbimeve publike! IdentiTek në qendër të infrastrukturës kritike

Demo: Teknologjia, pjesë e sigurisë dhe shërbimeve publike! IdentiTek në qendër të infrastrukturës kritike

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com