• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dollia shqiptare, zyrtarisht vlerë kombëtare e trashëgimisë! Studiuesi Sherif Bundo: Të përgatitet dosja për në UNESCO

by E S
21/07/2025 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një dukuri zakonore në formën e një rituali familjar që ka të bëjë në radhë të parë me bashkimin e njerëzve në raste familjare ose shoqërore, dollia përfaqëson një shkallë të lartë të mikpritjes shqiptare. Ajo ka si objekt respektimin dhe vëmendjen ndaj mikut, me krijimin e një klime të ngrohtë dhe bujare për të dhe pikërisht për këto vlera, dollia njihet tashmë si vlerë kombëtare e trashëgimisë. Sherif Bundo, autor i monografisë “Dollia shqiptare, institucioni shqiptar i mikpritjes”, tregon shtrirjen gjeografike të këtij riti, karakteristikë kryesisht e Jugut.

“Dollia, më e përhapur historikisht është në ato zona që në këndvështrimin historik, po t’i referohemi periudhës së Mesjetës, përputhen me hapësirat në të cilat është shtrirë principata e Muzakajve. Dollia më e përhapur është në zonat rurale të Skraparit, të Përmetit (Dishnicë, Dangëlli), të Tepelenës, Kurveleshit, të Mallakastrës, të Beratit, të Gramshit, të Librazhdit, të Pogradecit (Mokra, Gora, Opari), të Devollit, të Kolonjës etj. Por elementë të dollisë gjejmë dhe në zona të Veriut, si në disa fshatra të Pukës.”, – thotë Bundo për “Report TV”.

Çdo sofër më parë kishte një dollibash që diktonte rregullat, ndërsa ky ritual ndryshon sipas zonave.

“Në Skrapar dominon dollia zabërzan, ndërsa në zonën e Gramshit dominon dollia sulovarçe. Në zonën e Mokrës dollia është akoma më e fortë, është më rigorore, me një numër më të madh shëndetesh. Morali e filozofia e dollisë nuk qëndron te sasia e alkoolit që pihet, por lidhet te forca, magjia e fjalës, hierarkia, respekti e dashuria që shpreh.”, – vijon ai.

Studiuesi Bundo, thotë se tashmë është hapur rruga që dollia të njihet si pasuri edhe nga UNESCO.

“Ashtu siç është miratuar kënga polifonike, ashtu siç është miratur xhubleta, ashtu siç janë miratuar elementë të tjerë të pasurisë kombëtare jomateriale e meriton që dhe dollia të miratohet, duhet të fillojë të përgatitet dosja për në UNESCO.”

Rituali i Dollisë gjatë shekujve ka marrë trajtën e një kodi moral të respektuar dhe zbatuar në të gjithë hapësirën tonë, në të cilën ndërlidhen shumë elemente të tjerë të trashëgimisë sonë shpirtërore.

Next Post
Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

Comments 1

  1. Jemina Kallojeri says:
    1 year ago

    Zoti Bundo, besoj nuk e ke harruar, që në kohën e xhaxhit Enver, nëpër dasma e ziafete, apo edhe ndër vaki, dollia e parë me raki, ngrihej për Partinë, e dyta për shokun Enver, e kështu me rradhë ngriheshin dolli për të gjithë anetaret e Byrosë Politike, kokë më kokë.
    Bile, bile edhe sipas rangjeve.
    Për shokun Enver, ishin pesë dolli. Për Mehmet Shehun, kater dolli. Për besnikun e partisë, Hysni Kapo, tre dolli, ndersa për gjithë të tjerët nga një dolli.
    Gotat ishin, çerek teke, dhe njësia matëse ishte një shishe muce (sqarim: atehere ishte një ilaç për mizat që quhej MUX, dhe i futur në ca shishe si punë faqoreje rakie. Njerëzia si fukarenj, skishin shishe të tjera, dhe kështu përdornin shishet e mux, që e kishin shnderruar në muce ) e që ishte 250 gr.
    Llogaria bëhej me sa muce pive.
    Të “sëmurë” për këtë punë, kanë qenë Skrapari, Përmeti, Mallakastra, Labëria mbarë e deri në kufi me grekun. Bile edhe minoritaret u paten infektuar me dollitë tona,
    Duke varrosur babanë, apo të afermin, do të fillonte ceremonia me rroftë shoku Enver Hoxha, rroftë Partia.
    Sherif, këto ishin gomarlleqe, e jo për të na futur në unesko.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

Anija greke me kontejnerë fundoset pas një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë

October 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 30 Tetor 2026

October 29, 2026
Eurobond 650 milionë euro në 2027

Eurobond 650 milionë euro në 2027

October 29, 2026
Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

October 29, 2026
Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

October 29, 2026
PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

October 29, 2026
Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

October 29, 2026
Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

October 29, 2026
COVID-19, ja ku po shfaqet dinamika e re e tij

Një shënim për Erion Veliajn

October 29, 2026
Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In