• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse, drejt e tek kërkesa për dorëheqje titullarësh?!

by Pajtim Bello
30/06/2021 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pajtim Bello

Në botën që na rrethon ndodhin ngjarje të rënda që për median përbëjnë një lajm bombë. Trajtimi i ngjarjes në media bëhet profesionalisht, lajmi sjell ngjarjen në dritaren e medias. Nuk paragjykohen dhe nuk akuzohen policia apo struktura shtetërore për ndonjë bashkëpunim, pa lere më që prej gazetarit të kërkohet dorëheqje e titullarëve të sajë. Shkurt lajmi që jep informacion dhe lejon gjithkënd të mendojë, të analizojë e të veprojë sipas këndvështrimit të vet.

Ndryshe, media jonë priret dukshëm që në promovimin e ngjarjeve të tilla të bëhet protagoniste në formimin e opinionit mbi çështje të caktuara dhe sidomos duke iu fryrë fort borive të klaneve politike. Pothuajse të gjitha lajmet e kronikës së zezë mbyllen me pyetjen retorike: “A do të jap dorëheqjen Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit?!..”. Patjetër se ka raste kur mund të bëhet edhe kjo pyetje retorike por jo në do rast dhe për më tepër pa asnjë etikë profesionale . Por tek ne është bërë e udhës që kronika e zezë të bëjë ekspertizën e ngjarjes dhe shkaqet e ndodhisë/ngjarjes ti lidhë drejt për drejt me strukturat e Policisë së Shtetit. Akoma më keq, synohet që kjo strukturë të shndërrohet në tabelë qitje për opinionin publik. Mbi të qëllohet me germa, me fjalë, me shkopinj, me gurë, me artileri të rëndë dhe me çfarë mjeti iu vjen për dore apo ndër mendje. Dukuri të tilla nuk lidhen me aftësinë e gazetarit.

Ato pasqyrojnë pozicionim të pronarëve të medias në raport me ngjarjen apo strukturat shtetërore. Pronarët, për çështje interesash vetiake apo të orientuar politikisht, përpiqen të nxjerrin gështenjat nga zjarri me duart e gazetarëve dhe duhet pranuar se shpesh herë ia arrijnë kësaj. Gazetari, në vend që të jetë sjellje ngjarjen në ekran, në jo pak raste hap rubrikën e aludimeve për përfshirje dhe përgjegjësi të strukturave të policisë apo drejtuesve të sajë në ngjarje. Për ti bërë interesante aludimet, hidhen mbi tavolinë rrethana apo detaje të pa rëndësishme deri edhe të rreme; e gjithë kjo vetëm e vetëm që të orientohet rrjedha e opinionit për ku iu intereson eprorëve të tyre.

Pa u ftohur lajmi gazetarët sjellin në ekrane politikanë apo analistë të prirur politikisht, që flasin e bëjnë ekspertiza shpesh herë të denja për zhanre të filmave policeskë. Së fundi, të gjithë në unison kërkojnë dorëheqje titullarësh!.. Kështu, përveç se iu shërbehet interesave të dikujt apo të klaneve politike, largohet vëmendja nga një analizë e shkaqeve të ngjarjes sepse çdo gjë e lidhin vetëm e vetëm me policinë. Për të ardhur tek ngjarja, sipas rastit, kanë ‘kontribuar’ faktorë, rrethana, individë si qytetarë të thjeshtë apo publik, institucione publike dhe jo vetëm ku patjetër mes tyre është edhe policia.

Sado e rëndë që të jetë ngjarja askujt nuk i lejohet që të paragjykojë, të akuzojë dhe të kërkojë ndëshkim flakë për flakë për individë apo struktura, pa bërë analizën e shkaqeve e rrethanave dhe të lidhjeve të tjera që mund të kenë influencuar mbi ngjarjen. Për më tepër kur kjo kërkesë vjen nga politikanë që, jo vetëm një herë, kanë lejuar apo kanë urdhëruar të vriten qytetarë të pa fajshëm dhe nuk e kanë njohur institucionin e dorëheqjes!.. Krijimi mjegullnajave nuk ndihmon askënd, për asgjë dhe kjo është provuar. Kërkesa për dorëheqje ka masën, peshën dhe vendin e vet. Dorëheqja është institucion i posaçëm. Jo kushdo e kërkon e për më tepër jo kushdo e ushtron atë!.. Akoma më keq kur kërkesa për dorëheqje bëhet nisur nga motive të dobëta apo politike dhe shndrohet në ritual rutinë, vlera e sajë brehet prej inflacionit.

/m.j

Next Post
Pse janë trembur dhe prerë në fytyrë të gjithë?!

"E dini se çfarë është kapur?"/ Spartak Ngjela: Shpejt do t'i dëgjoni bëmat e tyre, një e nga një!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In