Gjysma e femrave shumë shpesh pas seksit ndihen të pikëlluara apo në humor të keq, madje disa edhe shpërthejnë duke qarë.
Hulumtuesit nga Universiteti i Kuislendit thonë ndodh kështu për shkak se pas orgazmës pasojnë ndryshime të shpejta të hormoneve, gjë që ndikon shumë në gjendjen shpirtërore, madje edhe mund të shkaktojnë dhembje të mëdha të kokës.
Gjithashtu, autori i studimit, doktor Robert Svajcer, mendon që ndryshimet shpirtërore të femrave pas seksit me siguri kanë ndonjë qëllim të vetin evolutiv.