• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse dhuna e Berishës nuk nervozon më askënd?

by Mero Baze
01/11/2023 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Fushata e re e dhunës  së Sali Berishës në Kuvend në pritje të paraqitjes më SPAK më 6 Nëntor, ka një veçori që nuk e ka pas asnjë prej fushatave të tjera të dhunës së tij parlamentare apo asaj në rrugë në 2 vite. Është hera e parë që dhuna nuk bën nervoz asnjë prej kundërshtarëve të vet. As ata në opozitë as ata në pushtet.

Nëse shikon skenën e dhunës në Kuvend, askush nuk bëhet nervoz. Deputetit socialist,  shkon Flamuri I heq kartën, ndërsa deputeti në krah nuk lëviz fare e shikon gjithë indiferentizëm. Një deputet i Berishës qëllon me grusht mbi një socialist, të tjerët e shikojnë me qetësi dhe I thonë të largohet. Madje as kur ndjejnë që në shpinën e tyre është mbështetur Albana,  që do të marr dhe ajo ndonjë kart, nuk u lëviz as një muskul në fytyrë.

E njëjta gjë ndodh kur zënë korridoret e Kuvendit, apo kur hyjnë në zyrën e deputetes Bushka, apo kryetares së parlamentit Lindita Nikolli. Të gjithë kanë një vështrim si të bezdisur për ta, dhe I lënë të bëjnë çtë duan. Ngjan sikur një grup deputetësh taliban po hyjnë me dhunë në një parlament skandinav.

Dhe e keqja është se nuk është ndonjë strategji socialistësh. Është një bezdi ngaqë të gjithë kuptojnë hallin e fushatës së dhunës. Është Hall I Sali Berishës dhe vetëm atij. Edhe ata  katër pes vetë që i shkojnë nga pas, kanë halle të vogla me Saliun.

Çfarë ka ndodhur befas këto dy javë në historinë e Shqipërisë që Berisha po provokon këtë fushatë dhune parlamentare?

E vetmja gjë e rëndësishme është që është arrestuar dhëndri I Sali Berishës dhe është urdhëruar Sali Berisha të paraqitet një  herë në dy javë tek një oficere  BKH, të shqiptoj emrin mbiemrin, të tregojë ID të firmos dhe pastaj të largohet.

Kaq ka ndodhur. Të tjerat janë të gjitha siç ishin. Deputeti I Lushnjës fjala vjen mund të mos ishte përjashtuar nga Kuvendi sikur mos të s’kualifikohej nga “Dancing”, Gaz Bardhi mund të mos ishte përjashtuar sikur të mos kishte atë sherrin me Bashën për kryetar grupi, atij deputetit nga Devolli mund të mos I mësonim as emrin deri në fund të mandatit, sikur të mos tregonte talentin për boksier.

Vetëm për  Albanën dhe Flamurin mund të thuhet se ka një dramë të madhe në jetën e tyre, pasi një orë në cdo dy javë nuk do të jenë pranë Doktorit dhe dhuna e tyre justifikohet.

Por problem është se dhuna e tyre nuk po merret seriozisht pikërisht nga fakti se nuk shikohet si dhunë, por si qaramanllëk. Një burrë që ka gjithë jetën që I bën gjyqin çdo njeriu në këtë vend, ja bën rrugëve, tribunave, sallave dhe madje dhe nëpër vdekje dhe kur vjen gjyqi I tij, fshihet si burracak, pas fustanit Albanës dhe potureve të Flamurit, ngjan thjesht si qaraman.

Është një dhunë që as mbështetësit e tij nuk I ngroh, nuk u ngjall emocione, dhe mbi të gjitha nuk I bën të ndjehen luftëtarë në këtë histori. Edhe nëse një moment mendojnë ta mbështesin atë, u  kujtohen 17 kullat, 65 milionë euro fitim, dhe pastaj gënjeshtrat e vajzës, djalit, dhëndrit, mbesave dhe nuseve të tij, që kapardisen me miliardat e vjedhura dhe ulin kokën. Minimumi kafshojnë gjuhën në heshtje dhe shajnë ndonjë socialist duke I thënë: “emo se dhe ju keni vjedhur”.

Indiferenca ndaj fushatës së dhunës parlamentare të Berishës, është armiku më I madh I saj. Dhe nuk është një strategji PR. Është një reagim natyral, është një lloj bezdie, nga një plak që e kanë 32 vjet nëpër këmbë, duke I kërcënuar gjithnjë njësoj, dhe duke humbur gjithnjë njësoj.

Po çfarë ka ndodhur që socialistët nuk janë më nervoz me dhunën e Berishës siç ishin fjala vjen 3 muaj më parë.

Ka ndodhur po ajo që thamë më lart, që nuk kishte ndodhur kurrë më parë për ta. Për herë të parë prej dy javësh Sali Berisha është një I pandehur I drejtësisë. Dhe është bashkë me dhëndrin dhe me djalin dhe vajzën në radhë.

Kaq kanë dashur gjithë shqiptarët për të. Skanë pse bëhen më nervozë. E kanë arritur një zotim të madh, për ta çuar atë para drejtësisë.

Për socialistët kjo vlen më shumë se fakti që buxheti I këtij viti është dy herë më I madh se buxheti që I la Berisha më 2013.

Se janë ca gjëra që nuk blihen me para. Kështu është dhe përfundimi I berishëve në duart e drejtësisë.

Next Post
Bastisjet/ PDK: Dhomat e Specializuara të Kosovës të ndalojnë përndjekjen politike

Bastisjet/ PDK: Dhomat e Specializuara të Kosovës të ndalojnë përndjekjen politike

Comments 1

  1. PRoShi says:
    3 years ago

    Bravo Mero!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com