• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Berishës, reforma zgjedhore i duhet e vdekur

by Mero Baze
08/07/2024 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mero Baze

Socialistët kanë depozituar sot qëndrimet e tyre zyrtare mbi reformën zgjedhore duke garantuar votën e diasporës përmes votimit me postë dhe duke korrektuar herësin e listave të hapura, duke e zbritur atë nën 7 mijë vota nga 10 mijë vota që ka qenë. Këto janë dy të rejat që ata sjellin në kuadrin e reformës zgjedhore.

Partia Demokratike e Berishës, e cila u përfshi muajt e fundit në këtë komision, pas vendosjes së normalitetit në Kuvend, nuk guxon të ketë akoma asnjë qëndrim të vetin, dhe po përpiqet të zhurmojë qëndrimet e PS, duke deklaruar se i heq të drejtën e votues diasporës. Kjo është ajo që duan të duket sikur kundërshtojnë, por ajo që duan në fakt, janë listat e mbyllura dhe rikthimi i koalicioneve paraprake parazgjedhore ku secila parti të ketë listën e vet.

Pra duan rikthimin pas, tek ligji i 2009.

Është e qartë që nuk do të bien dakord për asgjë dhe zgjedhjet do të bëhen me ligjin e vitit 2021.

Sa i përket votimit të diasporës, propozimi i socialistëve që qytetari i diasporës të ketë të drejtën e votimit përmes postes, dhe vota të shkojë tek qarku ku ka origjinën, kërkon një menaxhim administrativ nga KQZ, që duhet të hapë në kohë procedurën e dërgimit të fletës së votimit dhe vlefshmërinë e kohës kur mbërrin në KQZ, sic e kanë dhe shtetet e tjera përfshi Kosovën.

Nga ana tjetër duket teprim që diaspora të ketë ndikim në çdo qark të vendit me të njëjtën fuqi të votës që ka një qytetar që jeton në Shqipëri, por me sa duket socialistët e kanë në favor diasporën dhe duan të shtojnë votat e tyre.

Shumë vende përfshi dhe rajonin tonë si Maqedonia e Veriut, i kanë votat e diasporës në një qark special duke ulur peshën e votës së tyre në raport me peshën e votës së qytetarëve të tjerë të vendit. Sidoqoftë ky është një diskutim që mund të bëhet në kushtet kur vota e diasporës është drejt realizimit. Në këtë rast propozimi i socialistëve është shumë luajal me diasporën, por shumë i vështirë për tu realizuar ngaqë PD nuk do ta japë votën për të.

Sa i përket koalicioneve paraprake ku secila parti të ketë votën e saj, ky është një propozim që bie ndesh me listat e hapura. Nëse do hapen listat dhe çdo parti do të ketë të drejtën që brenda koalicionit të ketë listën e vet, votimi bëhet praktikisht i pamenaxhueshëm.

Mendo një koalicion me 30 parti, ku secila do paraqesë në fletë votimi listën me 140 deputetë dhe ti do të kesh një fletë votimi me 4200 vetë ku do të zgjedhësh se kë preferon. Kjo e bën praktikisht procesin e votimit qesharak.

Në të vërtetë, demokratët e Berishës nuk e thonë publikisht por ata i duan listat e mbyllura si më 2009 dhe koalicionet paraprake si deformim, vote si e vetmja mënyrë që të kenë shpresë. Natyrisht nuk do të ndodhë dhe ata janë të qartë për këtë.

Është kjo arsyeja që aty reforma zgjedhore tani u duhet vetëm e vdekur, që të kenë një alibi përse humbën. Për këtë arsye po bërtasin për të vetmen gjë që socialistët e kanë dhënë me shumicë, votën e diasporës.

Thjesht nuk thonë dot, se ata nuk duan lista të hapura dhe nuk duan listë të përbashkët koalicioni. Shpresoj të mos çmenden prape e të thonë nuk duam as zgjedhje. Se këtë radhë nuk thonë dot as që i la Lulzim Basha jashtë zgjedhjeve.

Next Post
Thumanë-Kashar/Ministria e Infrastrukturës: Kalimi, 2.1 euro pa TVSH ose ekuivalenca në lekë

Thumanë-Kashar/Ministria e Infrastrukturës: Kalimi, 2.1 euro pa TVSH ose ekuivalenca në lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, Manja: Do të ketë gjoba deri në 10 mln euro

Manja nga Kuvendi: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale nuk synojnë imunitet të ri, por balancim të pushteteve

February 19, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Tre mesazhe dhe një akt i McAllister

February 19, 2026
Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

“Rrini si pula para të huajve”, Berisha-mazhorancës: Rama po ju përdor si lolo

February 19, 2026
I përfshirë në skandalet e Epstein-it, arrestohet ish-princi Andrew në Britani

I përfshirë në skandalet e Epstein-it, arrestohet ish-princi Andrew në Britani

February 19, 2026
LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

Braçe paralajmëron padi penale ndaj Tatimeve: Tejkaluan çdo afat!

February 19, 2026
KUVENDI LIVE! PD kërkon debat për programin e qeverisë, Balla: Ne ecim vetëm përpara!

Balla: GJKKO ndërhyri në kompetencat e Ramës! Vijojmë nismën tonë për ndarjen e pushteteve

February 19, 2026
VIDEO / Pasi u rrah nga dy të rinj, rikthehet avokati i Metës: Jam bé! Bejlerët nuk thyhen!

VIDEO / Pasi u rrah nga dy të rinj, rikthehet avokati i Metës: Jam bé! Bejlerët nuk thyhen!

February 19, 2026
PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

February 19, 2026
“Ti ke fjetur me Lulin”, Balla përplaset me Bardhin te ‘Ligjet’, deputeti i PD: Mos u merr me mua se…

Balla zbulon për PD: Mbani telefonët ndezur! Në orën 16:00 Rama takohet me Trump

February 19, 2026
LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In