• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Berisha nuk sulmon i pari Bashën?

by Mero Baze
26/08/2021 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të gjithë po pyesin Lulzim Bashën se çfarë do të bëjë me Sali Berishën. E pyesim ne gazetarët me shkrime, e pyesin tinëz shumë demokratë pasi nuk duan të marrin pozicion, e shantazhojnë mbështetës të Berishës, e sulmon portali i djalit të Berishës, e sulmojnë mbështetës të Berishës në PD etj.

Por është një njeri që duket se nuk ka guxim ta pyesë direkt dhe të përballet me këtë dilemë. Nuk është vetëm Lulzim Basha ai që hesht, që as nuk e mbron e as nuk e lëshon. Është dhe vetë Sali Berisha.

Fakti që ai vë gjithë mbështetësit e vet ta sulmojnë Bashën, përfshi dhe portalin e djalit ë tij ta pyesë përditë, duket qartë se ai ka një drojë të përballet i pari me Bashën.

Nuk është tamam frikë, por është pak më shumë. Është drojë nga poshtërimi që mund t’i ndodhë, nëse e nis luftën i pari.

Lulzim Basha është mjeshtër për të mos bërë asgjë dhe në këtë rast, për të mos nisur luftën i pari. Ai mendon dhe pret se dikush do ta shpëtojë nga ky hall deri në shtator. Sali Berisha duket që po plas ta pastrojë këtë punë para shtatorit, por ka frikë ta bëjë vetë.

Nuk la njeri pa ja turrur Lulzim Bashës në shpinë, që ai të flasë, dhe pastaj ai të marrë situatën në dorë.

Por Lulzim Basha nuk po tundohet.

Nuk është hera e parë që Berisha në fakt sillet si qenie e frikësuar nga Basha, se mos turpërohet. E ka bërë këtë dhe më 2017, kur Basha bëri marrëveshjen me Ramën dhe ky për të mos u dukur që nuk ishte përfillur, mbështeste marrëveshjen duke e ngritur në qiell dhe vetëm kur humbi zgjedhjet, filloi ta quante gabim.

Përpara zgjedhjeve të vitit 2021, e hoqi këtë dilemë dhe e vetëcaktoi veten deputet, pa folur Basha.

Tani nuk po ia del të marrë fjalën e Bashës. Pas deklaratave të qarta të SHBA, që ai nuk duhet të jetë në Parlament, dhe heshtjes aprovuese të Bashës, ai po sulmon SHBA-në, por jo Bashën.

Në fakt, ai problemin e ka me Bashën, se SHBA ka kriteret e veta. Fakti që Basha nuk flet, nuk e mbron, por as e sulmon, e ka demitizuar Berishën, duke e lënë fatin e tij në dorë të komentuesve të portalit të djalit, apo ndonjë deputeti të PD të mërzitur me Bashën, që kërkon të marrë hak ndaj tij duke mbrojtut Berishën.

Të gjitha këto kuptohen qartë, por ajo që nuk kuptohet është pse Berisha nuk përballet vetë me Bashën.

Të gjithë e dimë që ai e fiton këtë betejë, por ajo që e tremb më shumë është pikërisht kjo. Ai shpreson ta fitojë betejën me SHBA duke pas dhe Bashën me vete, gjë që nuk ka asnjë shans të ndodhë.

Frika e tij reale është se Basha nuk ka ndërmend të humbasë bashkë me të. Por as të fillojë luftën i pari.

Është një luftë që humbet ai që sulmon i pari dhe duket që Berisha është i frikësuar ta bëjë këtë.

Next Post
Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Sondazhi i IPSOS: PS kryeson me 44%, PD merr 24% të votave, LSI “tretet” në vetëm 2%

Qeveria e re dhe opozita e vjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, duke nisur nga radhët tona

Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, duke nisur nga radhët tona

March 31, 2026
Rrëfimi i Moza Ahmetit: Si u njoha me Edi Ramën pas autoportretit që realizova me gjoksin jashtë

Rrëfimi i Moza Ahmetit: Si u njoha me Edi Ramën pas autoportretit që realizova me gjoksin jashtë

March 31, 2026
Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga burgu ish-drejtori i IEVP, Indrit Cerloj

Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga burgu ish-drejtori i IEVP, Indrit Cerloj

March 31, 2026
VIDEO / Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit, Lamallari: Njeriu i duhur në një moment të rëndësishëm për vendin

VIDEO / Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit, Lamallari: Njeriu i duhur në një moment të rëndësishëm për vendin

March 31, 2026
Sulm me dronë iranianë ndaj cisternës kuvajtiane në Dubai. Destinacioni i parashikuar, Kina

Sulm me dronë iranianë ndaj cisternës kuvajtiane në Dubai. Destinacioni i parashikuar, Kina

March 31, 2026
Pesë vende të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

Pesë vende të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

March 31, 2026
“Noka telefonoi deputetin dhe u përjashtova!”/ Alesia Balliu: Si po e spastron Berisha “bunkerin” PD

“Noka telefonoi deputetin dhe u përjashtova!”/ Alesia Balliu: Si po e spastron Berisha “bunkerin” PD

March 31, 2026
Baton Haxhiu: E admiroj guximin e Braçes, por kandidatura e tij për Tiranën është e pamundur!

Baton Haxhiu: E admiroj guximin e Braçes, por kandidatura e tij për Tiranën është e pamundur!

March 31, 2026
Ministri Hoxha: Evropa është një histori zgjerimi, koha e Shqipërisë është tani

Ministri Hoxha: Evropa është një histori zgjerimi, koha e Shqipërisë është tani

March 31, 2026
Abuzime me ndërtimet në Tiranë? Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT-së

Abuzime me ndërtimet në Tiranë? Gjykata pezullon nga detyra kreun e IMT-së

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In