• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpos kundërshtimeve, “Ligjet” miratojnë në parim paketën “Anti-shpifje” të propozuar nga qeveria

by Java News
16/12/2019 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim paketën “Anti-shpifje” të propozuar nga qeveria. Edhe pse kjo paketë ka pasur kundërshtime të forta për këtë paketë, ku disa prej përfaqësuesve të mediave online e kanë cilësuar si kufizimi të lirisë së shtypit, duket se qeveria është e vendosur për ta miratuar në seancën e 19 dhjetorit.

Paketa “Anti-shpifje” ka pësuar disa ndryshime nga se ishte paraqitur në fillim nga qeveria, ndryshime që janë pasqyruar dhe miratuar nga Komisioni i Ligjeve.

Ndryshimi i parë ka të bëjë me regjistrimin ose jo të operatorëve që ofrojnë shërbime online, dhe ashtu siç kishte sugjeruar edhe OSBE, regjistrimi i tyre nuk është më i detyrueshëm, por do të lihet të vlerësohet nga vetë operatorët.

Ndryshim tjetër ka të bëjë me anëtarët e Këshillit të Ankesave, që tashmë zgjedhja e tyre do të bëhet me konkurrim, e AMA do të jetë ajo që do të përcaktojë kriteret dhe do të hapë konkursin.

Neni mbi masat për shkeljet:

Në rastet e shkeljes së dispozitave të këtij ligji, në përputhje me procedurat dhe parashikimet e këtij ligji dhe akteve nënligjore të tij, pas marrjes se mendimeve të organeve përgjegjëse, nëse parashikohen, AMA ( Bordi dhe/ose KA) vendos:

a) detyrimin e ofruesit të shërbimit të medias:

për të publikuar formulën e korrigjimit sipas formës dhe përmbajtjes së parashikuar në nenin 53/1 të këtij ligji;

për të vendosur nëpërmjet AKEP-it një njoftim të karakterizuar teknikisht si “pop up”;

b) për të vendosur gjobë, shuma e së cilës përcaktohet në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe të akteve nënligjore të tij;

c) për të vendosur pezullim të përkohshëm të licencës dhe/ose autorizimit;

ç) për të vendosur uljen e kohëzgjatjes së vlefshmërisë së licencës dhe/ose autorizimit;

d) për të vendosur heqje të licencës dhe/ose autorizimit.

AMA në vendimin e saj merr në konsideratë masën dhe kohëzgjatjen e shkeljes së kryer sipas rregullave të përcaktuara në shkronjën “k” të paragrafit 1 të nenit 19 të këtij ligji.

AMA vendos sanksione të parashikuara në këtë ligj jo më vonë se një vit nga data e kryerjes së shkeljes.

Kur AMA vëren shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat me ligj vendosin sanksione organet e tjera shtetërore, atëherë ajo njofton këto të fundit.

Për shkelje të kryera nga OSHPE-të, për përmbajtjen e publikimeve elektronike, në bazë të një vendimi të marrë nga AMA, në vijim të procedurës së parashikuar në këtë ligj dhe pas marrjes së mendimit me shkrim nga AKCESK-u, Autoriteti i Komunikimit Elektronike dhe Postar (AKEP) :

a) të urdhërojë heqjen e përmbajtjes së caktuar menjëherë, por jo më shumë se 60 minuta nga njoftimi në rastet kur shërbimet e medias elektronike dyshohet se mund të nxisin kryerjen e një nga veprave penale në vijim:

pornografi me fëmijë;

inkurajimin e akteve terroriste;

iii. shkelje të sigurisë kombëtare.

Në rast të mosplotësimit të urdhërit brenda afatit të përcaktuar, të bllokojë aksesin në internet.

1.b) të vendosë një njoftim “pop up” në faqen e internetit/domain-in e portalit i cili përmban informacion mbi vendimet e organeve vendimmarrëse të AMA-s.

Në marrjen e vendimit sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, AMA pasi dëgjon ofruesin e shërbimit të publikimeve elektronike dhe nëse është e mundur autorin e përmbajtjes së publikuar, vlerëson shkeljen e kryer në raport me cenimin e së drejtës së lirisë së shprehjes në përputhje me parimin e propocionalitetit.

Kundër vendimit të bllokimit të aksesit në internet, subjekti ka të drejtë të bëjë ankim pranë AMA-s brenda 30 ditëve nga data e shpalljes ose e njoftimit, sipas pikës 3, të këtij neni. AMA shqyrton ankesën dhe shpall vendimin brenda 7 ditëve pune. Kundër vendimit të AMA-s mund të bëhet ankim në Gjykatën e Administrative Tiranë.

Vendimet e AMA-s ekzekutohen nga shërbimi përmbarimor, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Civile. AMA nuk ka detyrim të parapaguajë taksën apo tarifën për shërbimin përmbarimor.

Kundër vendimit të KA-së mund të bëhet ankim sipas dispozitave të pikës 6 të këtij neni. Ankimi nuk pezullon ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Ankesave.

Vendimet e KA-së do të ekzekutohen nga Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile. KA nuk ka detyrim të parapaguajë tarifën ose tarifën për shërbimin përmbarimor.

Next Post
Mblidhte para për të prekurit nga tërmeti, drejtuesi i fondacionit nën hetim për mashtrim

“Pronari i bar kafes prishi strukturën mbajtëse”, dosja e Prokurorisë zbardh shkaqet e shembjes së 6-katëshit në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Temperaturat e larta, meteorologia: Në fundjavë termometri do të shënojë 40 gradë, do të jenë ditët më të nxehta

Temperaturat e larta, meteorologia: Në fundjavë termometri do të shënojë 40 gradë, do të jenë ditët më të nxehta

July 15, 2026
Marrëveshje historike për Gjibraltarin, BE dhe Britania lehtësojnë kalimin kufitar pas Brexit

Marrëveshje historike për Gjibraltarin, BE dhe Britania lehtësojnë kalimin kufitar pas Brexit

July 15, 2026
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë, Ibrahimaj: Në negociata 4 të tjera, përfituan 20 mijë shqiptarë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë, Ibrahimaj: Në negociata 4 të tjera, përfituan 20 mijë shqiptarë

July 15, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 16 korrik 2026

July 15, 2026
Qeveria propozon ndryshime në 3 ligje financiare, Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin

Qeveria propozon ndryshime në 3 ligje financiare, Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin

July 15, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Koncerti që shpëtoi Shqipërinë

July 15, 2026
66 mijë euro për të parë finalen e 19 korrikut, rritej drastikisht biletat e botërorit

66 mijë euro për të parë finalen e 19 korrikut, rritej drastikisht biletat e botërorit

July 15, 2026
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrohet dy herë në muaj të shkojë në Prokurori? Ja si përgjigjet kreu i SPAK

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrohet dy herë në muaj të shkojë në Prokurori? Ja si përgjigjet kreu i SPAK

July 15, 2026
VIDEO/ Kapet 45-vjeçari për vjedhjen në Durrës, momenti kur sulmon farmacisten dhe merr paratë

VIDEO/ Kapet 45-vjeçari për vjedhjen në Durrës, momenti kur sulmon farmacisten dhe merr paratë

July 15, 2026
‘Flamengo’ vishet me Prada!

Njëri nga Diaspora te ish KQ: ‘Më hanë mushkonjat!’

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In