• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasjet për pandeminë, Xhafaj: Kjo betejë s’ka nevojë për analiza politike, por për shkencën para të gjithave

by A R
07/10/2021 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka mbajtur fjalën e tij të parë në Parmalent ku ka përshëndetur punën e bërë deri më sot për garantimin e vaksinimit të plotë të popullatës.

Ligjvënësi ka ftuar kolegët deputetë që të bëhen bashkë për përballimin e pandemisë.

“Kjo betejë besoj se nuk ka shumë nevojë për analiza politike por për shkencën parasgjithash si edhe për një menaxhim të mirë dhe efikas, andaj ajo çka duhet të bëjmë është të pranojmë çka është për t’u pranuar, të reflektojmë çka është për t’u reflektuar, të negociojmë çka është për t’u negociuar, por ama në finale të bëhemi të gjithë bashkë në përparimin e kësaj beteje”, tha ndër të tjera Xhafaj duke shtuar se:

“Të paktën kjo gjë mund të jetë një pikë ku mund ti bashkojmë kontributet dhe qëndrimet tona, nëse qytetarët janë realisht të parët për cdo forcë politike të përfaqësuar në këtë sallë, nëse Shqipëria dhe qytetarët e saj janë mbi cdo gjë tjetër, mbi cdo interes partiak, elektoral apo karrige pushteti”, u shpreh deputeti socialist.

Veç të tjerash, ai ka sugjeruar edhe një analizë të thelluar lidhur me gjendjen e pandemisë në vend për t’i paraprirë rasteve të ngjashme në të ardhmen.

“Mendoj se Ministria e Shëndetësisë duhet të prezantojë në Kuvend një analizë të situates së deritanishme, problematikat e shfaqura dhe kryesorja me reflektimin për disa masa të qëndrueshme afatgjata për përballimin dhe menaxhimin e situatës në vijimësi dhe mundësit që kemi apo që duhen përforcuar për parandalimin dhe menaxhimin sa më mirë të situatave të tilla në të ardhmen, të cilat nuk urojmë kurrë që të përsëriten por nuk janë në dorën dhe dëshirën tone”, tha Xhafaj.

Ai e ka vijuar fjalën e tij me mirënjohje ndaj 16.738 qytetarëve të qarkut të Tiranës që e kanë votëbesuar më 25 prill dhe të gjithë qytetarëve të Shqipërisë që në këtë situatë ku gjendet vendi kanë zgjedhur t’i besojnë Partisë Socialiste një mandat të ri.

“Besoj fort se edhe në këtë rast, në kushtet reale ku gjendet vendi dhe situata politike aktuale, shqiptarët kanë ditur të bëjnë zgjedhjen më të mirë të mundshme, alternativën e duhur për qeverisjen e tyre. Nga ana tjetër, mbetem i vetëdijshëm se nuk ka fare vend apo kohë për eufori, por përkundrazi për më shumë maturi e përgjegjësi për ne si fitues që na takon të thellojmë më tej punën për t’ju mbajtur çdo ditë zotimeve tona”, nënvizoi Xhafaj duke shtuar se:

“Pavarësisht çdo zhvillimi, personalisht e vlerësoj pozitivisht faktin që institucionet shtetërore të shëndetësisë na i kanë shpërblyer deri më tani me rezultate pozitive të gjithë besimin e mbështetjen e dhënë, që gjithë kjo betejë nga dita e parë e saj është menaxhuar me shumë efikasitet nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë vecanërisht.Ky është fakt dhe pavarësisht pozicioneve në këtë sallë qytetarët e këtij vendit, ata që vendosin e kanë vlerësuar dhe certifikuar edhe me votën e besimit të 25 prillit”, tha Xhafaj.

/a.r

Next Post
Lamtumirë Kosta Grillo! Kolegë e miq në lot gjatë homazheve për ikonën e komentit

Lamtumirë Kosta Grillo! Kolegë e miq në lot gjatë homazheve për ikonën e komentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

“E kishte gënjyer”/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

September 19, 2026
Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

Hetim ndaj Granit Xhakës në Zvicër, ja çfarë ka zbuluar prokuroria për kapitenin

September 19, 2026
Këto janë shenjat e Horoskopit që do të kenë më shumë fat për muajin nëntor

Kokëfortë në dashuri dhe të vështirë për t’u bindur, 4 shenjat e horoskopit që nuk heqin dorë lehtë nga mendimi i tyre

September 19, 2026
Publikohet fotografia e 58-vjeçares që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

Publikohet fotografia e 58-vjeçares që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

September 19, 2026
“Sheikët” e Parlamentit, 700 mijë euro për deputetët në korrik! Dieta, rimbursime, telefona, naftë e qira! Peleshi dhe Bardhi ‘kampionë’…

Më 8 tetor votohet harta e re territoriale/ Mazhoranca përballë kundërshtimit të PD-së, ja ç’pritet të ndodhë

September 19, 2026
“Moska po godet Evropën”, presidenti Stubb u kërkon finlandezëve të përgatiten për dronët dhe luftën hibride

“Moska po godet Evropën”, presidenti Stubb u kërkon finlandezëve të përgatiten për dronët dhe luftën hibride

September 19, 2026
32-vjeçari në Korçë arrestohet duke transportuar 7 emigrantë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

32-vjeçari në Korçë arrestohet duke transportuar 7 emigrantë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

September 19, 2026
Identifikohen 3 viktima nga varrezat në Zubin-Potok, reagon Kurti: ADN-ja konfirmoi lidhjen me “Grupin e Intelektualëve”

Identifikohen 3 viktima nga varrezat në Zubin-Potok, reagon Kurti: ADN-ja konfirmoi lidhjen me “Grupin e Intelektualëve”

September 19, 2026
Ushtritë e tastierës përkundrejt interesit Kombëtar

Ushtritë e tastierës përkundrejt interesit Kombëtar

September 19, 2026
Dielli te Peshqit sjell ndryshime për disa shenja të horoskopit, ja cilat do të preken

Karrierë apo martesë? Çfarë kërkojnë këto shenja të horoskopit

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com