• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasjet/ Buxheti nesër në Kuvend, PS: Rritje ekonomike; PD: 2 mld euro taksa; LSI: Buxhet oligarkësh

by Java News
15/11/2017 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kuvendi voton të enjten në parim buxhetin për vitin 2018. Opozita ka deklaruar votën kundër dhe thotë se buxheti rrit me 2 miliardë euro taksat mbi shqiptarët. Por, mazhoranca komenton se ky buxhet synon një rritje ekonomike prej 4 për qind dhe afron më shumë Shqipërinë me Bashkimin Europian.

Anastas Angjeli, PS: Do ishte mirë që të ishte dhe vota e opozitës, të ishte votë me altenativat e veta për përmirësimin e këtij buxheti.

Jorida Tabaku, PD: Unë nëse mund t’i vë një emër këtij buxheti është “Buxheti i oligarkëve”. Ky buxhet rrit taksat për të gjithë bizneset e vogla, rrit taksat për qytetarët, vendos rritjen e akcizës, por nga ana tjetër ofron lehtësira fiskale vetëm për një grusht njerëzish, të cilët do t’i vendosi kryeministri se kush janë”

Blerina Gjylameti, PS: Synojmë një rritje ekonomike mbi 4 për qind. Kemi një deficit buxhetor që është sa gjysma e rritjes ekonomike, pra 2 për qind dhe kjo tregon përgjegjshmëri maksimale.

Albana Vokshi, PD: Është buxheti, i cili qartësisht ka një plan të lig për të pastruar paratë e drogës, krimit nëpërmjet skemës së famshme PPP, të cilat tashmë i kemi parë të dështuara.

A është ky buxheti që na afron me BE-në?

Anastas Angjeli: Padyshim Shqipëria pret vitin e ardhshëm hapjen e negociatave me BE dhe ky projektbuxhet ruan të gjitha parametrat dhe standardet që kërkon Bashkimi Europian, që kërkojnë institucionet ndërkombëtare sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me treguesit makroekonomik dhe politikat e zhvillimit.

Jorida Tabaku: Ne diskutuam edhe buxhetin e integrimit dhe jo vetëm për institucionet e integrimit, por buxhetin që lidhet me të gjitha prioritetet e integrimit dhe fatkeqësisht prioritetetet e integrimit nuk gjejnë asnjë vend.

Blerina Gjylameti: Besoj që e thëna që na ofron më shumë është pikërisht se të huajt që duan të investojnë këtu, është përgjegjshmëria, klima e biznesit, sigurinë.

Albana Vokshi: Ky buxhet jo vetëm nuk e afron, por përkundrazi e largon edhe më shumë hapa më tej Shqipërinë nga Europa dhe e çon më larg procesin e integrimit.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI: Buxheti 2018 rrit taksat për 99 për qind të shqiptarëve që janë të varfër dhe të klasës së mesme dhe ul taksat për 1 përqind të oligarkëve që janë klientë të qeverisë. Buxheti nuk parashikon rritje pagash dhe pensionesh, ndërkohë që tatimi për të ardhurat e qytetarëve janë rritur mbi dyfish, sikurse është rritur me mbi 50 për qind tatimi mbi vitimin për bizneset në katër vitet e fundit. Buxhet per oligarkine.

ma.me

Next Post
S’ka si Emily

S’ka si Emily

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kursejnë deri në 20%, korçarët e bëjnë pazarin në Kostur! U del më lirë përtej kufirit, shkojnë të organizuar me autobusë

Kursejnë deri në 20%, korçarët e bëjnë pazarin në Kostur! U del më lirë përtej kufirit, shkojnë të organizuar me autobusë

October 27, 2026
Kina do të dërgojë një përfaqësues në Lindjen e Mesme, shkak konfliktet në rajon

Kina do të dërgojë një përfaqësues në Lindjen e Mesme, shkak konfliktet në rajon

October 27, 2026
Harry Kane thyen mallkimin 45-vjeçar, kush ishte futbollisti i fundit i Bayernit që fitoi një “Top të Artë”!

Harry Kane thyen mallkimin 45-vjeçar, kush ishte futbollisti i fundit i Bayernit që fitoi një “Top të Artë”!

October 27, 2026
Artileria e Koresë së Veriut e drejtuar në jug shkakton shqetësim në vëzhgimin kufitar në Korenë e Jugut

Artileria e Koresë së Veriut e drejtuar në jug shkakton shqetësim në vëzhgimin kufitar në Korenë e Jugut

October 27, 2026
Goditi me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, arrestohet 17-vjeçari në Fier

Akuzohej për shpërdorim detyre, arrestohet pas një muaji kërkimesh ish-juristi i Kadastrës në Fier!

October 27, 2026
Rubio pas kthimit të Machado-s në Venezuelë: Me demonstrata në rrugë, nuk arrihet demokracia

“Demokracia nuk arrihet me demonstrata në rrugë!”- Rubio mesazh pas kthimit të Machados në Venezuelë: Arritja më e madhe e administratës tonë

October 27, 2026
Lideri i burgosur i opozitës në Tanzani fillon grevë urie, shkak mungesa e aksesit me avokatin

Lideri i burgosur i opozitës në Tanzani fillon grevë urie, shkak mungesa e aksesit me avokatin

October 27, 2026
E pazakontë/ Mbappe humb kontratat me dy marka të mëdha kineze, shkak memeja virale me fytyrën e tij në vend të Mao Ce Dunit!

E pazakontë/ Mbappe humb kontratat me dy marka të mëdha kineze, shkak memeja virale me fytyrën e tij në vend të Mao Ce Dunit!

October 27, 2026
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Komunistët janë korrupsioni i varfërisë

October 27, 2026
Lufta në Ukrainë, ministrat evropianë të mbrojtjes paralajmërojnë: Putini nuk po kërkon paqe

Lufta në Ukrainë, ministrat evropianë të mbrojtjes paralajmërojnë: Putini nuk po kërkon paqe

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In