• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasje ruso- amerikane pë Ballkanin/ Rusia i përgjigjet Brian Yee për qendrën e spiunazhit në Serbi

by Java News
24/06/2017 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Qendra Humanitare ruso-serbe në Nish nuk përbën një “burim kërcënimi” për rajonin.

Ky ka qenë qëndrimi i shprehur së fundmi nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova për situatën rreth kësaj Qendre.

Deklarata:

“Kemi vënë re disa deklarata të zyrtarëve amerikanë, përfshirë këtu edhe nëpunësin e DASH-it Hoyt Brian Yee, të cilat synojnë diskreditimin e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish. Janë lëshuar akuza krejtësisht të paimagjinueshme, absurde dhe të sajuara, në traditat më të këqija të “Luftës së Ftohtë”. Bëhet fjalë gjoja për një llojë “çerdheje spiunazhi” rus në Ballkan, të aftë për të rrezikuar kontingjentin amerikan në Kosovë. Merreni hartën dhe gjejini Nishin dhe Kosovën. Unë nuk kam dyshime që në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve mund të mos dinë se ku ndodhen Nishi dhe Kosova. Nëse ata mendojnë se në Kosovë u mbajt një referendum, atëherë pse duhet të dinë se ku ndodhet ajo, dhe aq më tepër se çfarë është Qendra Humanitare Ruso-Serbe në Nish?

Që në fillim projekti i krijimit të Qendrës është konceptuar dhe realizuar si një mision i përbashkët humanitar me Serbinë i destinuar të vepruar në Ballkan në bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara. Qendra është regjistruar pikërisht si një organizatë ndërkombëtare. Ajo ka ndihmuar në kapërcimin e pasojave të emergjencave civile në Serbi, Greqi, Slloveni dhe Bosnjë-Hercegovinë. Unë do të doja që diplomatët amerikanë, para se të bëjnë të tilla deklarata absurde, të interesohen se çfarë vlerësimi kanë këto vende dhe organizate shoqërore në këto vende për punën e Qendrës. Aty janë zhvilluar trajnime me specialistë të fushës nga vende të ndryshme, ndërsa objektet e Qendrës janë vizituar nga përfaqësuesit jo vetëm të shteteve të caktuara, por edhe të organizatave ndërkombëtare, si OKB-ja dhe

OSBE-ja, të cilat disa herë u kanë dërguar në emër të Qendrës ftesa për bashkëpunim kolëgeve të tyre nga vende të ndryshme dhe organizma të tjera shumëpalëshe. Meqë ra fjala, edhe Ambasadori i SHBA-ve në Beograd ishte ftuar disa herë ta vizitojë Qendrën, por as ai vetë, as nëpunës të tjerë të ambasadës amerikane asnjëherë nuk kanë shprehur dëshirë për të pranuar një ftesë të tillë. Ç’na duhet kjo? Është një taktikë e bukur, e cila tashmë është testuar në shumë raste. Po ta shohësh diçka me sytë e vetë, atëhere nuk do të mund më të prodhosh fantazira, por ama ata duhet të merren me krijimin e lajmeve të rreme.

Është absolutisht e pakuptueshme se me se katër specialistë civilë të Ministrisë së Emergjencave Civile të Rusisë, disa makina zjarrfikëse dhe disa nëpunës të Sektorit të Reagimit Emergjent pranë Ministrisë së Brendshme të Serbisë mund të rrezikojnë sigurinë e 600 ushtarëve amerikanë, të cilët ndohhen në Kosovë, 150 km larg nga Qendra. Z. Yee u shpreh se Qendra kërcënon sigurinë e kontingjentit amerikan në Kosovë, si dhe vetë kontingjentin si të tillë. Nga njëra anë kemi katër specialistë, makina zjarrfikëse dhe disa përfaqësues të MPB-së serbe, ndërsa nga ana tjetër shohim 600 amerikanë. Mos vallë kaq keq janë trajnuar këta saqë nuk mund të kujdesen për veten?

Edhe një herë po i bëjmë thirrje Uashingtonit që të mos merret me spekulime, të mos trembë veten dhe të mos kërkojë njëfarë spiunësh rusë në Nish, por të çojë përfaqësuesit e tij që ta vizitojnë Qendrën. Ftesat janë dërguar. Po të këtë nevojë për disa më shumë, ne jemi gati t’ua përcjellim që të njihen nga afër me punën e Qendrës

dhe të nxjerrin konkluzione përkatëse. Dhe pastaj do të ishte mirë që të ndajnë përshtypjet e tyre me publikun”.

Next Post
Mandija thirrje Bashkive dhe Prefekturave: Frenoni punonjësit në fushatë

Mandija: Ministria e Mbrojtjes të zbatojë planin e masave operacionale për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com