• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasje PS- LSI: 100 mln euro për dixhitalizimin? Me kaq para shpëtonim Shqipërinë nga përmbytjet

by Java News
19/11/2016 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projektbuxheti i vitit 2017 ka përplasur dje dy aleatët në qeverisje, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe ministrat e Partisë Socialiste. Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Ligjeve, ku munguan deputetët e PD­-së, oponencën e buxhetit dhe rolin e opozitës e ka bërë kreu i Grupit të LSI­-së, Petrit Vasili, raporton “Panorama”.

Deklarata e ministres së Inovacionit, Milena Harito, se qeveria shqiptare ka shpenzuar në tri vite 100 milionë euro për dixhitalizimin e institucioneve, ka ngjallur reagimin e Vasilit.

“Në tri vite që kanë kaluar gjithsej ­këto janë shifra të nxjerra nga APP-­ja për infrastrukturën dixhitale­ janë shpenzuar nga shteti shqiptar rreth 100 milionë euro. Sigurisht këto shpenzohen nga institucione të ndryshme, nuk është se i shpenzon institucioni që drejtoj unë. Por për të pasur një ide se çfarë investon shteti për këtë infrastrukturë dixhitale, e cila është e domosdoshme, janë investuar nga buxheti i shtetit në tri vitet e kaluara rreth 100 milionë euro, në bashkitë, në institucionet e pavarura, të gjithë bashkë”, tha dje Harito gjatë diskutimit të projektbuxhetit të ri.

Por për Petrit Vasilin, shuma e shpenzuar nga qeveria për të dixhitalizuar shërbimet është shumë e lartë. Ai tha se me këtë shumë dhe ato që janë shpenzuar në këto vite do të shpëtohej Shqipëria nga përmbytjet.

“Ne sapo patëm mundësinë të dëgjojmë që në këto tre vjet, siç tha zonja ministre që pati mirësinë të referojë se 100 milionë euro janë shpenzuar në fushën e dixhitalizimit të shërbimeve. Në bindjen time, është një shifër shumë e rëndësishme dhe shumë e lartë. Është punuar kur unë drejtoja të bëhej dixhitalizimi i sistemit shëndetësor, që është ndër më të mëdhenjtë dhe që në tërësinë e tij kushtoi rreth 16 milionë euro. T’u themi qytetarëve që me 100 milionë euro, plus 30 milionë euro që kemi pas përpara, të gjetura të prokuruara pra janë 130 milionë euro, por çfarë gjërash na kanë mbetur dhe duhet t’i plotësojmë?! Të kishim 130 milionë euro për të bërë rrugë dhe kanale kulluese do ta kishim shpëtuar Shqipërinë nga shumë probleme që kanë të bëjnë me përmbytjet”, tha dje Vasili.

Ministrja e Inovacionit, pas këtyre kritikave, akuzoi ish qeverinë se para 2013-­s kishte shpenzuar 40 milionë euro për të dixhitalizuar zyrat e regjistrimit të pasurive, por kishte dështuar me projektin dhe fondet e Bankës Botërore.

“Për t’ju dhënë një ide, para vitit 2013, nga Banka Botërore janë shpenzuar rreth 40 milionë euro për dixhitalizimin e zyrave të pasurive të paluajtshme, dhe ka qenë një dështim spektakolar. Nuk ka pasur asnjë produkt për këto 40 milionë euro. Sot që po flasim, ZRPP, nën drejtimin e ministrit Manjani, po e bëjnë këtë gjë vetëm me shumë më pak shpenzime, duke marrë në punë një numër njerëzish që hedhin të dhëna dhe duke realizuar vetë atë që nuk u realizua dot para 2013­s, me një vlerë prej 40 milionë eurosh”, tha dje Harito.

Por Petrit Vasili hodhi poshtë pretendimet e ministres, duke thënë se informacionet e saj ishin të pavërteta.

“Për sa i përket kësaj çështjeje, nuk është kështu siç thoni ju dhe s’mund t’ju bëj as fajtorë për këtë gjë, sepse sigurisht është çështje informacioni dhe mund të mos jua kenë përcjellë tamam. Unë kam qenë në tavolinë kur është bërë diskutimi dhe ka qenë më i vogël fondi i Bankës Botërore. Nuk ishte 40 milionë, por ishte shumë më pak, dhe pikërisht ngaqë nuk shteronte çështjen, qeveria shqiptare e asaj kohe vendosi të marrë një kredi nga Qeveria austriake, me terma të njëjtë të Bankës Botërore dhe u gjykua që Banka Botërore të tërhiqej. Është mirë të jemi korrektë me të gjitha administratat, edhe ata që ishin dhe ata që do të vijnë, sepse sa herë që ndërrojmë administratat, mund të fajësojmë njëri­tjetrin për ato që vërtet janë faje, por ato që s’janë faje, pse tua themi. Pra nuk kanë qenë 40 milionë dhe këtë mund ta verifikoni”, tha dje Vasili.

Por pas kësaj replike, ministrja e Inovacionit nuk është përfshirë më në replika me kreun e Grupit të LSI-­së.

Next Post
DURRES/ Si e përndiqte 20 vjeçaren burri me fëmijë: Më pëlqente seksualisht

DURRES/ Si e përndiqte 20 vjeçaren burri me fëmijë: Më pëlqente seksualisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com