• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasje për minimumin jetik në Kuvend, Noka: E duam 200 euro!; Koçiu: Propozim aspak serioz

by A R
03/12/2024 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka propozuar minimumin jetik prej 200 Eurosh. Ai u shpreh në Kuvend se Shqipëria është i vetmi vend që nuk e ka propozuar diçka të tillë ndërsa hodhi akuza ndaj qeverisë se janë “të pashpirtë”.

“Shqipëria i vetmi vend që nuk ka propozuar minimumin jetik. Ne e kemi të përcaktuar, minimumi jetik do të jetë 200 euro. Nuk do të ketë asnjë familje qoftë ndihmë ekonomike, qoftë pension, qoftë pension invaliditeti qoftë dhe bursë studenti që të jetë për shqiptarët nën 200 Euro”, tha Noka.

Këtë propozim të Nokës, ministrja Albana Koçiu e konsideron jo serioz. Ajo u shpreh se qëllimi i mazhorancës është forcimi i programeve të punës dhe integrimi i nevojtarëve për punë e jo për të krijuar një nivel parazitizmi që mbahet me lëmoshënga shteti.

“Është propozim aspak serioz që i ka kaluar koha me vakt dhe nuk mund të vendoset absolutisht apriori i pastudiuar në një metodologji që biem dakord të gjithë”, tha Koçiu.

“E theksoj dhe njëherë që synimi ynë kryesor është që të forcojmë programet e punës dhe integrimit të gjithë nevojtarëve që kanë nevojë për punë dhe janë forcë aktive pune dhe jo të japin lëmoshë apriori të gjithëve duke mos nxitur dhe duke mos synuar integrimin e tyre në jetën dhe tregun e punës. Në fund të ditës çfarë po krijojmë? Po krijojmë një nivel parazitizmi që mbahet me lëmoshë nga shteti. Jo nuk është ky qëllimi. Qëllimi ynë është të integrojmë këdo që ka mundësi për të punuar, ta aftësojmë me aftësi të reja për tregun e punës dhe ta bëjmë të tillë që të ketë mundësi të përmirësojë dhe të thyejë ciklin e varfërisë nëse ndodhet në një cikël të tillë”, shtoi ajo.

Amendamenti i Flamur Nokës për minimumin jetik 200 euro u rrëzua nga mazhoranca me 72 vota kundër.

/a.r

Next Post
Sali Berisha del nga salla: Nuk rrij dot në Parlament nga era e parfumeve të kushtueshme

Sali Berisha del nga salla: Nuk rrij dot në Parlament nga era e parfumeve të kushtueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

January 8, 2026
Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

January 8, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“S’do t’ia dijë njeri për përmbytjet”, Manjani: Kemi që në 1945 që presim amerikanët…

January 8, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë”, ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

January 8, 2026
“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

January 8, 2026
“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

January 8, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

January 8, 2026
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

January 8, 2026
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

January 8, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In