Mungesa e ambasadorit shqiptar në OSBE është bërë sërish ‘mollë sherri’ në Komisionin e Integrimit.
Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi ka kritikuar qeverinë shqiptare për faktin se vendi ynë nuk ka ambasador në OSBE duke e cilësuar si skandal.
“Një situatë e tillë vjen fill pas kritikave që OSBE bëri për qeverinë. Jemi në një moment kritik në marrëdhëniet me OSBE.
Jemi pa ambasador që në kohën e presidencës së Serbisë. Ministri i Jashtëm shkeli Kushtetutën”, u shpreh Bumçi.









