• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasje në Komisionin Hetimor, Fino: Nuk mund ta kalojmë me një vërejtje me shkrim për shokun Ilir Meta

by A R
20/07/2020 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PS-së, Bashkim Fino ka qenë i prerë, kundër raportin të shumicës në përfundim të hetimit parlamentar për shkarkimin e presidentit, e që përcaktonte se nuk ka shkelje të rëndë që të justifikonte shkarkimin e tij.

Gjatë fjalës në seancën e sotme, Fino, theksoi se në raportin final dy janë opsionet ëpr votim, pro shkarkimit të presidentit, apo kundër shkarkimit të tij dhe asgjë tjetër, sic konstaton raport, që sipas tij, më shumë se arsyeton, i vjen vërdallë cështjes sikur japim opinion për një projektligj të zakonshëm.

“Me atë raport në nisje të komisionit hetimor të ngritur për shkarkimin e Metës, ne bindëm veten dhe shqiptarët për nevojat e nisjes së procedurave për shkarkimin e presidentit, u ngrit komisioni për ta shkarkuar jo për ta analizuar sjelljen presidenciale, nuk ngremë struktura për t’i vënë notë në sjellje presidentit”-tha Fino.

Deputeti socialist eshte shprehur ne vijim te idese se tij se Presidenti e ka cilesuar mazhorancen nje grup te strukturuar kriminal!

Analiza e raportit sipas Finos, duhet të kishte në thelb atë që do kishte ndodhur, nëse kuvendi do të kishte pranuar cdekretimin presidencial të formatuar si vullnet i opozitës për anulimin e zgjedhjeve.

“Përfytyroni si do ishte vendi deri sot në korrik të 2020 deri sot nëse vendi nuk do kishte zhvilluar zgjedhje lokalet. shikoni Shkodrën e do kuptoni si do ishte vendi sot, një kryetar bashkie me kushtetutë votohet në 4 vjet, sot ne kemi kryetarë bashkie që vazhdojnë mandatin pas 4 vjetëve, dhe sa do vazhdojë kjo, nuk e di e dini ju që keni paraqitur një raport e thoni që shkeljet nuk janë shumë të rënda.

Opozita do kishte marrë peng demokracinë, te pasoja e dëshiruar qëndron shkelja e rëndë dhe faji kushtetues ky ishte interpretimi dhe analiza politike që i takonte kuvendi ta bënte mes komisionit, më pas shumica duhet të priste me mirëkuptim interpretimin e Kushtetueses.

Sot ky komision është mbledhur me propozim për masë disiplinore vërejtje me shkrim për shokun Ilir Meta, madje propozon një ligj organik për presidentin.

Nuk e pranoj se kam dinjitet personal dhe shumë vite në politikë, dinjitetin e mbroj fort, nëse jo, të kam ty, nëse nuk e mbron ti, e mbron Taulanti e ministrat e kryeministrat, dinjiteti i politik ështe i të gjithëve, por ai personal duhet të ngrihet mbi këtë dinjitet politik.

Fino i ka ftuar kolegët të bëhen seriozë. “Unë ju ftoj të bëhemi serioz, të votoni ose pro, ose kundër asaj që kemi vënë si objekt, kaq janë opsionet tona, nuk ka të tjera, dy vendime të qartë e të prera, pro, ose kundër, e nisëm më shqyrtimin e cështjes me objekt shkarkimin e Ilir Metës, nuk mund ta mbyllim duke e modifikuar me vërejtje per zotin Meta si President”

Pa e kursyer ironinë, Fino ka thënë në fund: Ne sot duhet ti paraqesim Kuvendit opsionin e shkarkimit apo jo, por jo me rezoluta me detyra për ne, nëse jemi kundër madje ti kërkojmë edhe falje se mbase e kemi stresuar, dhe nga stresi që i kemi bërë dhe shumë vendime të tij nuk kanë qenë të qarta dhe është kthyer në opozitë presidenciale.

Ju kujtoj se cfarë ka thënë Presidenti, foli për grup kriminal që zhvilloi zgjedhjet, pra ne ishim grupi kriminal që bëmë zgjedhje, ndaj ne nuk mund te përgjigjemi si grup kriminal i marrë peng nga presidenti, ju ftoj sinqerisht të reflektojmë para se çështje të vetohet.

/a.r

Next Post
FOTO/ Boris Johnson publikon foton e parë me djalin e vogël dhe partneren

FOTO/ Boris Johnson publikon foton e parë me djalin e vogël dhe partneren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ U fut i armatosur në studion muzikore, Gjykata e Prishtinës dënon Gjestin! Shikoni çfarë bën këngëtari pas shpalljes së vendimit…

VIDEO/ U fut i armatosur në studion muzikore, Gjykata e Prishtinës dënon Gjestin! Shikoni çfarë bën këngëtari pas shpalljes së vendimit…

September 7, 2026
Luftë me flakët edhe në Lezhë, kritike situata në Ungrej, zjarri rrezikon varrezat dhe kishën e fshatit!

Luftë me flakët edhe në Lezhë, kritike situata në Ungrej, zjarri rrezikon varrezat dhe kishën e fshatit!

September 7, 2026
Kufizimi nga Rusia/ Spanja, Franca dhe Portugalia arrijnë marrëveshjen për ndërtimin e tubacionit të gazit

Spanja ngre alarmin, kryeministri Sanchez: Kërcënimi ekstremist po fiton terren në Evropë dhe në botë!

September 7, 2026
Kush ka ushtritë më të forta në botë? Fuqizohen forcat e Shqipërisë dhe Serbisë, ku renditet Kosova

FSK-ja bëhet pjesë e misionit ndërkombëtar në Gaza, firmoset marrëveshja për angazhimin e Kosovës

September 7, 2026
“Zgjerimi, investimi më i madh në BE”- Antonio Costa: Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, sukses i garantuar, do përfshihen patjetër

“Zgjerimi, investimi më i madh në BE”- Antonio Costa: Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, sukses i garantuar, do përfshihen patjetër

September 7, 2026
EMRI/ Aksidenti i rëndë afër Rinasit, humb jetën gazetari! Shoferi tjetër në gjendje të rëndë te Trauma

Gushti përgjaku rrugët, 22 të vdekur në 159 aksidente! Detajet e statistikave, nga grupmosha te dita e ‘mallkuar’ !

September 7, 2026
VIDEO/ Tragjedi në alpet e Kaukazit, orteku merr përpara grupin me 33 alpinistë, të paktën 11 të vdekur! Kërkime për të zhdukurit

VIDEO/ Tragjedi në alpet e Kaukazit, orteku merr përpara grupin me 33 alpinistë, të paktën 11 të vdekur! Kërkime për të zhdukurit

September 7, 2026
Në prag të nisjes së Champions, Mbappé shpërthen: Meritoj “Topin e Artë”, jam lojtari më i mirë dhe luaj për klubin më të famshëm!

Në prag të nisjes së Champions, Mbappé shpërthen: Meritoj “Topin e Artë”, jam lojtari më i mirë dhe luaj për klubin më të famshëm!

September 7, 2026
Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Fatura e aksidenteve, AMF: Kompanitë e sigurimit paguan mesatarisht 175 mijë lekë për dëmet motorike!

September 7, 2026
VIDEO/ “Merz duhet të largohet”- Protesta në Gjermani, 10 mijë qytetarë duan dorëheqjen e kancelarit, listë me 11 kërkesa! Rritet ekstremi i AFD-së

“Nuk e prisnim në këtë formë”- Kancelari Merz i tronditur pas rezultatit zgjedhor dhe fitores së AfD: Diçka ka ndryshuar në Gjermani!

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com