• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasje në Komisionin e Reformës Territoriale, Zhupa sulmon Mersinin: Të vijë këtu para se të shkojë në SPAK!

by E B
03/06/2026 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale u mblodh këtë të mërkurë në një seancë dëgjimore me kryetarët e bashkive Dibër, Tiranë dhe Vlorë, por mungesa e kryebashkiakes së qytetit bregdetar, Brunilda Mersini, shkaktoi përplasje politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cilësoi të papranueshme mungesën e Mersinit, duke e lidhur atë me zhvillimet e fundit në Zvërnec dhe protestën e së shtunës, ku sipas saj një qytetar u dhunua nga punonjës të sigurisë private.

“Për mua është e papranueshme që kryetarja e Bashkisë Vlorë nuk denjon të paraqitet në ditën e lajmëruar në Komisionin Parlamentar. E kam parë zonjën Mersini që nuk denjon të takojë tregtarët e Vlorës, operatorët turistikë. E kam parë që dalin qytetarët në protestë dhe ajo nuk i takon. Këtu, ku është detyrim të vijë dhe të flasë për Reformën Territoriale, përsëri fshihet”, deklaroi Zhupa.

Deputetja demokrate tha se mungesa e kryebashkiakes lidhet me frikën për t’u përballur me pyetje mbi situatën në Zvërnec dhe menaxhimin e fondeve publike.

“Frika ka qenë e madhe për shkak të sjelljes që bëjnë me qytetarët, duke i marrë para syve të policisë bashkiake dhe asaj të shtetit, duke i rrëmbyer banditë me uniforma të zeza. Zonja patjetër që ka pasur frikë të vijë e të pyetet këtu edhe për situatën. Ka pasur frikë t’i japë llogari Komisionit se si përdoren lekët e taksapaguesve të Vlorës, si ndahet buxheti i Vlorës. Për dy dronë janë shpenzuar 74 milionë lekë në Bashkinë e Vlorës”, u shpreh ajo.

Zhupa kërkoi që Komisioni të caktojë një tjetër datë për dëgjimin e kryebashkiakes së Vlorës.

“Uroj që bashkëkryetarët ta vendosin me detyrim që dëgjesat me kryetarët e bashkive të mos mbyllen pa dëgjuar ata që zgjedhin të kenë një punë tjetër ditën kur janë thirrur. Kërkoj nga ju të vendosni një datë tjetër që ajo të paraqitet në Komision. Të vijë më shpejt këtu para se të shkojë te SPAK-u, se e di që do të ketë punë atje”, tha Zhupa.

Ndaj këtyre deklaratave reagoi bashkëkryetari socialist i Komisionit, Arbjan Mazniku, i cili theksoi se Komisioni për Reformën Territoriale nuk është komision hetimor dhe nuk ka si qëllim marrjen në pyetje të kryetarëve të bashkive.

“Jam dakord që të gjithë kryetarët që për arsye të caktuara nuk e kanë pasur të mundur të jenë të pranishëm, të kenë një mundësi tjetër për të marrë pjesë. Por dua të sqaroj se ky është një komision dëgjimor, jo hetimor. Nuk e ka tagrin të thërrasë me detyrim kryetarët e bashkive”, deklaroi Mazniku.

Sipas tij, kryetarët e bashkive janë institucione të pushtetit vendor të zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët dhe Komisioni mund t’i ftojë vetëm për të dhënë mendimet e tyre mbi reformën.

“Nuk jemi këtu për t’u bërë gjyqin kryetarëve të bashkive. Kryetarëve të bashkive ua bëjnë gjyqin qytetarët që i votojnë. Komisioni fton palët e interesit për të dhënë opinionet e tyre dhe jo për të kërkuar llogari në kuptimin hetimor të fjalës”, u shpreh ai.

Next Post
“Epsteini” ynë

Protesta pa Berishën, një shans për të lexuar keqqeverisjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In