• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Përplasje mes liderëve serb për pranimin e Kosovës në UNESCO

by A R
08/11/2015 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të votimit mbi pranimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), është ngritur një stuhi e madhe politike, kurse në Serbi raportohet se po luftohet mes qeverisë dhe opozitës, shkruan Vesti. Në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s në Paris, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, ka ngritur zërin duke thënë se politizimi i marrëdhënieve kulturore është i papranueshëm, derisa ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës është e ndarë nga kandidimi në UNESCO, transmeton lajmi.net.

“Disa kolegë janë duke u përpjekur të imponojnë këtë pyetje duke shkelur kështu rëndë rezolutën 1244. Kjo është një procedurë e rrezikshme”, ka deklaruar Lavrov, kurse Blinken i është kundërpërgjigjur duke thënë se pa dyshim që ekziston një mënyrë që Kosova të pranohet në këtë organizatë, dhe e cila nuk do t bllokohet nga rezoluta 1244.

“Kjo nuk është një çështje e njohjes apo mosnjohjes. Vendet që nuk e njohin Kosovën apo agjencitë e specializuar si: Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar mbështesin kandidaturën e Kosovës”, ka deklaruar Blinken duke mbrojtur ‘luftën’ e Kosovës për pranim në UNESCO. Luftë të ashpër pret edhe ministri i drejtësisë të Serbisë, Nikolla Selakoviç, i cili është i bindur se shteti i Serbisë do të luftojë deri në momentin e fundit.

Ai thotë se bëhet fjalë për popullin serb, trashëgiminë kulturore-historike, periudhë kjo më e vlefshmja dhe më e ndritshmja e Serbisë në Kosovë që nga mesjeta.

Me përjashtim të disa shoqatave sportive, siç ka deklaruar zyrtari i opozitës nga Partia Demokratike e Serbisë, Vladimir Todoriç, Kosova është pranuar edhe në disa organizata të rëndësishme. Ai i ka pyetur kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ministrin e jashtëm Ivica Daçiç, se pse ata nuk ishin angazhuar më herët për të parandaluar pranimin e Kosovës në UNESCO.

“Ku ishin ata kur Kosova nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, kur mori kodin telefonik ndërkombëtar 383, dhe kur u pranua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar? A e kishte ngritur zërin Daçiç kundër pranimit të Kosovës në FIBA, dhe ku ishte Vuçiç kur Kosova u pranua në Bankën Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankën Botërore dhe FMN”,- ka pyetur ndër tjera Todoriç.

Next Post

Cameron: ‘Nëse reformat hasin ‘në vesh të shurdhër’, Britania del nga BE-ja’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com