• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përplasje” mes kandidatëve socialistë në listë të hapur? Gonxhja: Gjithçka po vazhdon në normalitet

by E S
08/04/2025 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili kandidon për deputet në listë të hapur në Tiranë, ka folur në emisionin ‘Repolitix’ për konkurrecën mes socialistëve që janë në listë të hapur.

Për Gonxhen, kandidatët e PS që janë në listë të hapur po bëjnë një fushatë me shumë maturi.

“Unë mendoj se deri tani jemi në një situatë normaliteti pune, në komunikim me elektoratin dhe në raport me njësitë administrative. Një numër i madh kandidatësh, madje edhe brenda të njëjtave njësi, e bën këtë një garë komplekse. Kjo konkurrencë, nëse arrihet të menaxhohet me zgjuarsi dhe maturi, do të ishte një sukses i plotë.

Unë personalisht nuk kam probleme të tilla në njësitë ku jam drejtues politik. Është normale që të gjithë të lëvizin nëpër qark, pasi janë zgjedhje për qarkun, me kusht që të mos dëmtojnë organizatën. Nuk duhet të shkatërrojmë punën, të turbullojmë apo të ndërhyjmë në funksionimin e organizatave ekzistuese. Ka një numër të madh njerëzish që janë ende të paidentifikuar nga partia në disa zona”, tha ai.

“Kemi gjithashtu një pjesë shumë të madhe të njerëzve që janë të lëkundur, të pavendosur, që i përkasin partive të tjera, ose janë në atë që quhet “zona gri” – i kemi në lagje, i kemi aty dhe duhet të fokusohemi për të punuar me ta.”

“Të 37 nuk mund të fitojmë. Jemi të rritur, jemi të pjekur”.

“Unë duhet të jem ndër të parët në atë listë që duhet të tregojnë takt maksimal dhe të punojnë fort. Sepse vij me një avantazh nga posti që mbaj, në një qytet. Duhet të vij me korrektesë përballë atyre që nuk kanë njohjet e mia. Nuk kam asnjë arsye të ankohem për asnjë element të kësaj përzgjedhjeje”, u shpreh Gonxhja.

Next Post
Nga Roshi te Doshi, pasojat e “aleancave lokale” të Berishës

Nga Roshi te Doshi, pasojat e “aleancave lokale” të Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

March 30, 2026
E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

March 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

March 30, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

March 30, 2026
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In