Emocionet e Kupës së Botës janë prezente tek kombëtarja e Gjermanisë.
Në stërvitjen e ditës së sotme të kampionëve në fuqi, një dyluftim i ashpër mes Joshua Kimmich dhe Antonio Rudiger, degradoi në grushte mes tyre.
U desh ndërhyrja e ish-sulmuesit Miroslav Klose për t’i ndarë në momentin e duhur.
Më pas gjithçka u qetësua.
Rreth kësaj ngjarjeje, reagoi mbrojtësi i Bayern Munich, Mats Hummels.
“Situata është e nxehtë, të gjithë duan të jenë titullarë”, tha ai.
Në Kupën e Botës, Rusi 2018, kombëtarja e Gjermanisë do të debutojë përballë Meksikës, pasditen e 17 Qershorit./a.m.











