• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përplasje me armë e ndjekje si në filma, trafikanti shqiptar plagos policin italian

by A R
14/11/2017 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një italian dhe tre shqiptarë janë ndaluar nga karabinierët gjatë një aksioni për sekuestrimin e dy tonëve hashash, ku mbeti i plagosur shefi i policisë.

Gjithçka nisi me një kontroll në rrugë, mesnatën e së enjtes shkruajnë mediat italiane.

Furgoni me dy persona në bord nuk i ndaloi shenjës së karabienierëve për kontroll.

Kur policia nisi ndjekjen, pasagjeri arriti të hidhet nga furgoni në lëvizje dhe u largua me vrap.

Shoferi u ndalua disa kilometra më tej.

Brenda në furgon u gjetën 2.4 ton marjuanë, 62 kilogram hashash dhe 4 kilogram vaj hashashi.

Shoferi i furgonit ishte një 26 vjeçar italian i njohur për policinë në disa ngjarje të tjera kriminale.

Menjëherë nisën kërkimet për të arratisurin.

Një patrullë e drejtuar nga komandanti i komisariatit të Savios, Xhorxhio Tantimonako, arriti të dallojë dy makina të dyshuara, një Alfa dhe një Fiat, në një postbllok tjetër, shkruajnë mediat italiane.

Patrulla i ndaloi të dy mejtet dhe kur komandanti i kërkoi dokumentat, pasagjerët kanë nisur të grinden.

Një prej tyre nxorri pistoletën.

Falë eksperiencës së tij, shefi i policisë arriti të bllokojë dorën që mbante pistoletën.

Megjithatë ai ka qëlluar me një plumb duke plagosur shefin e policisë.

Xhorxhio Tantimonakon është rrëzuar.

Në rënie ka arritur t’i heqë pistoletën që më vonë u identifikua si një prej shqiptarëve që kishte transportuar kanabisin drejt Italisë.

Policët e tjerë qëlluan në ajër në shenjë paralajmërimi, por ndërkohë dy shqiptarët u larguan, duke lënë njërën prej makinave në vendin e ngjarjes.

Sërish nisën kërkimet e karabinierëve dhe policisë së shtetit, të ndihmuara nga një helikopter.

“Fiati Punto” me të cilin ishte larguar personi që qëlloi shefin e policisë italiane, u gjet disa kilometra më tej shkruajnë mediat italiane.

Të arratisurit ishin larguar në këmbë. Gjatë krehjes së zonës, në një lokal janë dalluar tre persona të dyshuar.

Mediat italiane shkruajnë se policët i dalluan të dyshuarit, pasi veshjet e tyre ishin me baltë.

Më pas, një prej shefave të policisë kishte konfirmuar se njëri nga të ndaluarit ishte personi i larguar nga furgoni me kanabis, që u kap në mesnatë.

Policia tha se 26 vjeçarit italian iu gjetën disa shënime ku mbante emrat, shifrat dhe numërat e telefonit.

Dyshohet se droga ishte shkarkuar gjatë natës dhe ishte ngarkuar në furgonin që u ndalua nga policia.

Gjithë kjo ka ndodhur në provincën e Ravenate.

Next Post
Habit deputeti i PD, del kundër arrestimit të polices që dha 6 mijë euro ryshfet

Habit deputeti i PD, del kundër arrestimit të polices që dha 6 mijë euro ryshfet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 25 shtator 2026: Demi mund të marrë fitoren e parë të vjeshtës

September 25, 2026
Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

September 25, 2026
Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

September 25, 2026
Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

September 25, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com