• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasje e re për FRESSH e LRI, “mejdani” i radhës është Jala

by Aalison Pearse Stevens
10/08/2016 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy forumet rinore, FRESSH-i dhe LRI-ja janë “përplasur” për një tjetër çështje. Të dyja forumet do të jenë në datën 25, në kampingun e tyre të përvitshëm në Jalë. LRI-ja ka shpallur që prej 2 muajsh datat 21 me 27 gusht si periudhën kur do të mbledhë 1700 të rinj nga e gjithë Shqipëria.

Ndërsa vetëm këto ditë, sekretarja për rininë në PS, Elisa Spiropali, ka vendosur që të rinjtë e FRESSH-it të jenë në kampingun e Jalës në datën 25 gusht, shkruan Gazeta Shqiptare. Nuk dihet se si do ta përballojnë të rinjtë të jenë në të njëjtin mjedis të përbashkët. Kjo për shkak se tensionet mes “të mëdhenjve” në koalicion, depërtojnë edhe më ashpër në bazë zakonisht.

Nga LRI-ja do të jenë afro 1700 të rinj, kurse nga FRESSH-i 1 mijë, duke bërë që për një ditë kampi të jetë i tejmbushur. Ditët e fundit, tensioni qe i dukshëm edhe mes Spiropalit e të rinjve të LRI-së. Spiropali është duke u marrë me organizimin e FRESSH-it, i cili sot i jep fund votimit për “FRESSH Voice”, për zgjedhjen e drejtuesve të rinj.

Disa ditë më parë, Sekretarja për Rininë në PS, ish-drejtoresha e Doganave ironizoi me shprehjen e përdorur gjatë ditëve të miratimit të reformës në drejtësi, nga kreu i Kuvendit Ilir Meta, “Konsensus patriotik”. “Nëse do ekzistonte konsensusi patriotik, atëherë nuk do ekzistonin patriotët! Patriotët çajnë male për të kaluar trenin e historisë dhe nuk bëhen mullar së bashku nga frika se i ha bajlozi i matanë oqeanit”, tha Spiropali.

Menjëherë pas kësaj, në rrjetet sociale, veçanërisht në Facebook, reagoi nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana. “Elisa Spiropali u dorëhoq nga posti i kryetares së Doganave pasi nuk kishte më se çfarë të vidhte”, shkruante ai.

BW/d.i.

Next Post

Hapje dosjesh për drejtësinë, spiunët e të huajve jashtë sistemit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

April 10, 2026
Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

April 10, 2026
Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

April 10, 2026
Vora votoi elektronikisht/ Numërohet kutia e parë, PS fiton ndjeshëm

Eksperimenti tronditës: Ja sa lehtë mund të manipulohen zgjedhjet me AI

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In